Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi sjell në një libër Sigurimin e Shtetit në Librazhd (5)

Bedri Blloshmi tregon kalvarin në burgje: S' i fal! Më morën jetën

KREU I IV-të LUFTA KUNDËR ZBULIMEVE IMPERIALISTO-REVIZIONISTE (1956-1960)

 

  1. Situata në rreth

 

Gjatë kësaj periudhe si rrjedhim i momenteve dhe situatave të brendshme dhe të jashtme edhe situata operative në rrethin e Librazhdit kishte pësuar ndryshime sasiore e cilësore, kjo periudhë karakterizohej me një luftë të ashpër që bënte populli ynë kundër revizionizmit jugosllav dhe makinacioneve të tij në koordinim edhe me revizionistët e tjerë që akoma s’kishin dalë hapur në arenën ndërkombëtare. Në botë lufta e popujve të shtypur kundër imperializmit dhe kolonizatoreve kishte marrë përpjesëtime të mëdha. Ёshtë pikërisht kjo arsyeja që edhe imperializmi dhe revizionizmi u hodhën në ekspasion për të shuar këto vatra revolucionare. Në të njëjtën kohë ata filluan dhe kurdisin edhe plane te reja për shtimin e radhëve të tyre dhe përhapjen e agjenturave edhe në vendet ish socialiste. Si rezultat i kësaj veprimtarie subersive në vitin 1956, u organizua kundër-revolucioni ne Hungari, sulmi kundër Egjiptit si dhe përpjekjet e vazhdueshme të revizionistëve për gjunjëzimin e partive marksiste-leniniste që qëndronin në pozita revolucionare. Vëmendje të veçantë për imperializmin dhe revizionizimin tërhiqte Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë e cila asnjëherë nuk pajtohej me këto koncepte e mendime pacifiste që të shpinin në humbjen e lirisë e vendosjen e kapitalizmit. Përkundrazi ajo zhvilloi një luftë të ashpër dhëmb për dhëmb me imperiamizimin e revizionizmin pavarësisht nga madhësia apo bllokadat që i kurdiseshin. Gjatë kësaj periudhe zhvillohej një luftë e fortë parimore në rrugë partie midis Partisë së Punës se Shqipërisë dhe Partisë Komuniste të BS, luftë e cila vinte gjithnjë duke u ashpërsuar deri sa doli hapur në vitet 1960. Ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri imperializmi e revizionizmi kishin bërë planet e tyre për përmbysjen e pushtetit popullor duke krijuar dhe aktivizuar edhe agjenturën e tyre brenda në radhët e partisë dhe të pushtetit siç ishte Liri Belishova, me përkrahësit e saj dhe më vonë grupi armiqësor i Teme Sejkos. Pra kjo periudhë karakterizohet nga një luftë e ashpër kundër elementit armik dhe në veçanti atij të deklasuar i cili punonte intensivisht për minimin dhe rrëzimin e pushtetit popullor. Ashtu si në mbarë vendin edhe në rrethin e Librazhdit i gjejmë fijet e këesaj veprimtarie armiqësore në forma dhe metoda me të stërholluara se sa në periudhën mbas çlirimit. Kështu në qoftë se zbulimet imperialisto-revizioniste nuk patën sukses me bandat që hodhën në Shqipëri, ato tani filluan të aktivizojnë agjenturën e vjetër si dhe të nxitin format e tjera të veprimtarisë armiqësore si atë të agjitacionit e propagandës, përhapjes së panikut deri në nxitje për arratisje. Veprimtaria armiqësore e theksuar ishte në zonën e Hotolishtit, Bërzeshtës, Rrajcë, Qarrishtë dhe shtrihej deri në Lunik. Karakteristika kryesore ishte se elementit armik, në koordinim dhe i nxitur dhe nga zbulimet e huaja, punonte për sabotimin e direktivave të Partisë dhe qeverisë, për dëmtimin e ekonomisë socialiste, për shtimin e radhëve të pakënaqurve, kurdoherë duke I lidhur me situatat se duhet të ndjekim vijën politike të shteteve të tjera, kjo më e theksuar me rritjen e luftës së Partisë sonë kundër revizionizmit Hrushovian. Në këto vite direktiva e Partisë për kolektivizimin e bujqësisë gjeti përkrahje dhe miratim të plotë nga populli shqiptar, por me gjithatë edhe në këtë drejtim pati përpjekje të elementit armik për sabotimin e kësaj direktive. Përsëri këtu në plan të parë na del elementi i deklasuar dhe kulaku të cilët si në Lunik dhe Dorëz duallën hapur për shkatërimin e kooperativave bujqësore. Gjithashtu rrethi i Librazhdit ashtu si më parë, për zbulimet e huaja ishte mjaft i përshtatshëm dhe shërbente si rrugë kalimi per futjen e agjentëve në thellësi. Kështu gjatë kësaj periudhe si rezultat i veprimtarisë subversive të zbulimit jugosllav bëri që të riaktivizohen agjentë dhe të rekrutohen edhe 4 të tjerë nga zbulimi jugosllav. Në të njëjtën kohë ato mbeturina të bandave që nuk u asgjesuan në rrethin tonë por u arratisën përsëri në Jugosllavi si ajo e Bardho Lekës, dhe e Kamber Biçakut, filluan veprimtarinë e tyre jo më si më parë por duke ardhur në brezin kufitar dhe kryer takime fizike të shkurtëra me qëllim kryesor për grumbullim informacioni dhe të situatës në rreth ku pastaj nga studimi i bënin këtyre fakteve përcaktonin edhe elementët e mundshëm për rekrutim si dhe veprimet sabotuese dhe diversioniste që do të kryente elementi armik i brendshëm. Përballë kësaj situate të krijuar organeve të sigurimit të shtetit nën udhëheqjen e Partisë u dilnin detyra akoma më të mëdha për shpartallimin e këtyre planeve që kurdiseshin nga armiqtë e brendshëm në koordinim me ata të jashtëm. Nga vetë situata e krijuar kërkohej që në radhë të parë të forcohej puna agjenturalo-operative në zonën dhe brezin kufitar si dhe të përsosej më shumë metoda e punës se p. operativë ne pergjigje të situatës se krijuar. Po ashtu kërkohej edhe pregatitje më e lartë politiko profesionale me qëllim që të ishin në gjendje të kuptonin dhe kapnin në kohe fijet e veprimtarisë armiqësore te cilat drejtoheshin në sfera të ndryshme deri edhe në Parti.

 

  1. Detyrat e Sigurimit në rreth dhe ndryshimet strukturale

 

Përballë situatës së krijuar me qëllim që organet e sigurimit të shtetit t’i kryejnë sa më mire detyrat e ngarkuara nga Partia lindëte nevoja që ato të bëheshin sa më operative dhe të aplikueshme. Kjo veç të tjerave duhej parë edhe në strukturën ekzistuese të tyre. Në vitin 1958, u bë riorganizimi i ri ku u suprimuan qarqet dhe rrethin e Librazhdit u krijua dega e punëve të brendshme me kompletim organik me vehte. Nga vetë situatat e krijuara dhe detyrat që u dilnin organeve të sigurimit të shtetit, duhej bërë ndryshime e plotësime edhe në structure dhe organikë. Gjatë kësaj periudhe dega kishte këtë strukturë organizative: Kryetar dhe zëvëndës kryetar, një instruktor kuadri dhe kartoteke. Ndërsa teritori u nda në katër zona siç ishin ajo e Çermenikës, Qëndrës sëbashku me zonën e Polisit, e Quksit dhe zona e Rrajoes e cila tashmë ishte shkëputur nga rrethi Pogradec në të cilën përfshihej edhe Miniera e Pishkashit. Duke parë se nga vetë situata e krijuar veprimtaria armiqësore në zonë dhe brezin kufitar ishte më intensive, përveç zonave u caktua edhe një p. operativ për zonën e brezin kufitar i cili vaj nga dega e zbulimit të kufirit në Ministri Gjithashtu dega kishte edhe një shifrant dhe një radist. Gjatë gjithë kësaj periudhe vrejmë se zbulimi jugosllav vetëm që nuk e ndërpreu për asnjë çast veprimtarinë armiqësore të vendit tonë por përkundrazi e intensifikoi akoma më shumë duke prefeksionuar format e metodat e veprimtarisë së tij subersive. Nëpërmjet agjenturës së tij në rrethin tonë zbulimi jugosllav nxiste aratisjet jashtë shtetit, zhvillonte agjitacion e propagandë therëse miqësore nëpërmjet të cilës kërkonte të rriste numurin e të pa kënaqurve të përhapte panik dhe të përçante unitetin e popullit rreth Partisë. Duke parë edhe zhvillimin e situatave ndërkombëtare ku klasat e përmbysura bënin përpjekje dhe po mernin përseri pushtetin në fuqi edhe në rrethin tonë si në mbarë vendin elementi i deklasuar dhe veçanti ai kulak u hodh në një aktivitet të mpreftë armiqësor ku menduar se i erdhi dita për të fituar përsëri parajsën e humbur. Veprimtaria armiqësore në këto drejtime që thamë gërshetohej edhe me atë që zhvillohej në drejtim të ekonomise. Prandaj ishte një ndër detyrat kryesore dhe imperative për organet e sigurimit shtetit që të organizonin mirë punën dhe ta prefeksiononin akoma më shumë për mbrojtjen e ekonomisë socialiste. Edhe këtu format dhe metodat e veprimtarisë armiqësore paraqiteshin më të prefeksionuara e për rrjedhim edhe lufta kundër tyre duhej zhvilluar me më forcë dhe me komlekse. Prandaj, krahas detyrave që kryenin zonat për këtë sektor mjaft të rëndësishëm u tregua një kujdes i veçantë edhe nga vetë udheheqja e degës, të cilët herë pas here në bashkëpunim me zonat analizoi dhe ndiqnin problemet për këtë sektor.

 

  1. Zbulimi dhe goditja e rezidenturave të zbulimeve armike

 

Në rrethin e Librazhdit gjatë kësaj periudhe vepronin 6 rezidentura me 21 persona të cilat vereshin direkt nga zbulimi jugosllav. Të tilla ishin ajo e Marko Laçkës me 5 persona, e Ahemt Gurrës me 5 vetë, e Ymer Çollaku me 4 vetë, Refik Beqos me 3 veta, Ferit Doskut me 3 persona dhe mbeturinat e bandës së Bardho Lekës me 4 veta. Këtyre duhet shtuar edhe 11 agjentë që disa here e kishin kaluar kufirin dhe marrë detyra nga UDB-ja jugosllave të cilët më vonë u zbuluan dhe u demaskuan nga organet e sigurimit të shtetit në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me popullin. Tani shikojmë se zbulimet e huaja armike dhe në veçanti ai jugosllav e ndryshuan metodën e veprimtarisë së tyre subersive e cila më parë ishte ajo e hedhjes së diversantëve dhe bandave, tani fillojnë ta zhvillojnë me shpejtësi veprimtarinë e tyre armiqësore nëpërmjet krijimit të rezidenturave si dhe aktivizimit të agjenturës së tyre në rrethin tone. Tipike për t’u theksuar është veprimtaria armiqësore e rezidenturës së Marko Laçkës e cila përbëhej nga 5 veta dhe varej direkt nga UDB-ja jugosllave. Në vitin 1956, agjenti i UDB-së Marko Laçka në krye të grupit të tij merr detyra të hollësishme nga UDB-ja jugosllave qoftë për konsolidimin e shtimit të radhëve të grupit ashtu edhe për drejtimet se ku duhet ta zhvillonte veprimtarinë armiqësore kundër Partisë dhe pushtetit popullor, se si duhej ta pengonte dhe sabotonte ndërtimin e socializmit etje. Detyrat të rëndësishme mori gjithashtu edhe për punën që duhet të bënte ai vetë sëbashku me grupin për ngjalljen e panikut e pakënaqësive në popull, të urrejtjes që duhej krijuar kundër diktaturës se proletariatit dhe të nxitjeve për arratisje jashtë shtetit. Për realizimin e këtyre detyrave ai porositej nga UDB-ja jugosllave që mbështetjen e bazën kryesore ta ketë tek elementi i deklasuar me përbërje e qëndrim të keq politik, por krahas kësaj të shfrytezonte edhe atë masë njerëzish që ishin jo sa duhet të qartë politikisht dhe si të lëkundur me lehtësi mund të tërhiqeshin në radhët e armikut. Kjo, porosiste zbulimi jugosllav ka rëndësi të dyanëshme nga njëra anë shtohen radhët e armikut e si rrjedhim do ta kemi më lehtë për një kryengritje të armatosur, dhe nga ana tjetër e që eshtë mjaft e rëndesishme është se një pjesë të këtyre njerëzve t’ë lëkundur dhe të pa qartë do të kenë mundësi t’i fusim duke depërtuar në vende të rëndësishme në organet e pushtetit dhe të ekonomisë. Marko Laçka ishte nga qyteti i Pogradecit, deri ne vitin 1953 ka punuar në organet e punëve të brendëshme si P; operativ për sektorin e zbulimeve. Nëe këtë kohë ai arratiset në Jugosllavi ku u vu plotësisht dhe në mënyrë active në shërbim të UDB-së jugosllave. Veprimtaria e këtij agjenti paraqiste rrezikshmëri të madhe për faktin se ai për një periudhë kohe punoi në organet e sigurimit e për rrjedhim jo vetëm që ishte i specializuar dhe njihte format e metodat e punë por për një kohë ai luajti edhe rrolin disinformues ndaj organeve të sigurimit të shtetit. Zbulimi jugosllav pati avantazhe me rekrutimin e tij kështu që ju krijuan dhe mundësitë e përshtatshme për të rritur qoftë numurin e rezidenturave ashtu edhe të rekrutimit të agjentëve. Në përbërje të grupit të rezidenturës së Marko Laçkës ishin edhe Sali Dashi nga Rrajcë-fusha, shtresë e pasur kulak, Mehmet Golemi nga fshati Kotodesh, shtresë e mesme dhe lidhjet e të arratisurve, Bezat Allko dhe Sali Hoxha përkatesisht në fshatrat Kotodesh dhe Rrajcë- fushë, të dy me origjinë shtresë e mesme, Babai i Saliut i quajtur Hajredin Hoxha ka qenë kryeplak dhe komandant i milicisë dhe i ballit në atë zone. Në përbërje të grupit ishte edhe Vesel Dajlan Shkalla nga fshati Rrajcë-Sutaj me përbërje e qëndrim të mirë politik, ish antar Partie. Me arratisjen e Marko Laçkës UDB-ja jugosllave e ngarkoi atë për organizimin e këtij grupi në zonën e Rrajcës. Markoja punoi sistematikisht për pregatitjen ideollogjike dhe profesionale të pjesëtarëve të grupit që para se të arratisej, u tregon format dhe metodat se si duhej zhvilluar veprimtaria armiqësore e cila kryesisht shprehej në mbledhjen e të dhenave me karakter sekret e propagandë amiqësore kundër pushtetit popullor, ne nxitjet për arratisje etj. Markoja në zbatim të detyrave te UDBsë jugosllave i vë në dijeni të gjithë pjesëtarët e grupit se me gjithëse do të arratisej bashkë me familjen e tij në Jugosllavi veprimtaria armiqësore jo vetem që nuk duhet ndërprerë por përkundrazi duhet intensifikuar akoma më shumë. Ai u premtoi pjesëtarëve të grupit se mbasi të nxirte familjen e tij në Jugosllavi do kthehej përsëri për të marrë edhe ata. Arratisjen Markua e realizoi me ndihmën e Vesel Shkallës. Veç fakteve e provave të tjera për këtë raporton edhe agjenti me pseudonimin “Shpardhi” i cili midis të tjerave thotë se natën që u arratis Marko Laçka, Vesel Shkalla nuk ishte në minierë. Të nesërmen kur ai erdhi nuk ishte në gjendje të punonte sepse e zinte gjumi në frontin e punës. Njëkohësisht Veseli i tha agjentit se Marko Laçka u arratis dhe se e kishte kapur frika se mos e arrestonin edhe atë meqënëse ka patur shoqëri të ngushtë me Markon. Gjithashtu bp “Riza” raportonte se në bisedën që ka patur me Mehmet Golemin ky i fundit i tha se kemi biseduar me Marko Laçkën për t’u arratisur në grup unë, Sali Dashi, Sali Hoxha, Vesel Shkalla nga Rrajca dhe Bezat Allkoja nga Kotodeshi. Meqënëse Markua u arratis me gjithë familje, ne kemi frikë se mos na arrestojnë, prandaj edhe po shpejtojmë masat qe të arratisemi sa më parë në Jugosllavi pa pritur që të vijë Markua të na marrë siç na ka premtuar. Nga analiza që iu bëri sektori i sigurimit këtyre të  dhënave si dhe nga provat materiale me vlerë ligjore dhe materiale të tjera operative që disponoheshin u konkludua dhe u vendos që të kryhej arrestimi i Sali Dashit, Vesel Shakllës, Mehmet Golemit dhe Bezat Allkos. Në sqarimin e situatave operative të krijuara gjatë përpunimi dhe goditjes të kesaj rezidenture organet e sigurimit të shtetit i kushtuan kujdesin e duhur edhe verifikimit dhe kontrollit të saktësisë së të dhënave duke i prerë rrugën kështu disinformacionit që mund te servirej ose realizohej nga zbulimet e huaja organeve tona nëpërmjet bashkëpuntorëve që ata kishin. Kështu bp “Katallogu” i cili ishte bërë vëlla me Marko Laçkën dhe si rjedhim siç doli dhe nga materialet e tjera të më vonshme ishte nëe dijeni të plotë të veprimtarisë së Markos, duke qenë në pozita tradhëtije ai nuk informoi organet e sigurimit të shtetit për të por përkundrazi duke qenë plotësishtë në pozita tradhëtie ai ndihmoi për realizimin e arratisjes së Marko Laçkës. Për këtë më vonë ai u arrestua dhe u dënua 5 vjet heqje lirie. Me zbulimin e goditjen e rezidenturës së Rrajcës të organizuar e drejtuar nga zbulimi jugosllav nëpërmjet agjentit Marko Laçka organet e sigurimit futën në dorë edhe një seri materialesh të tjera me vlerë operative të cilat i hapën perspektiva dhe horizont më të qartë pune sektorit operativ për të ardhmen. Nga kjo delte detyrë imperative për organet e sigurimit që të zbulonin më në thellësi veprimtarinë e kësaj rezidenture duke kapur të gjitha fijet dhe lidhjei që kishin mbetur. Kështu Sali Hoxha si pjesëtar i grupit nuk u arestua sepse nuk ishin provat e plota por me nje herë u intensifikuan masat agjenturalo-operative si në drejtim të tij ashtu edhe të lidhjeve të tjera. Kështu në drejtim të Saliut u drejtua agjenti “Demografiku” si dhe informatorët «Sako” dhe “Lule Diellit”. Nga të dhënat që u muarën dolli qartë se Sali Hoxha kishte vepruar si pjesëtar aktiv i këesaj rezidenture kjo vërtetohet edhe na e dhëna e agjentit “Demografiku” I cili më 30. 3. 1958, raporton se: “Në bisedën që kam bërë me Sali Hoxhën në shtëpinë e tij midi të tjerave Saliu i ka thënë atij se në Jugosllavi jetojnë shumë mirë dhe jo si këtu që po vdesim për bukë. Mua më doli nga borxhi Marko Laçka që kur ishte këtu se më tha hajde të ikim në Jugosllavi, kështu si mua i tha dhe Sali Dashit dhe Vesel Dajlanit. Të gjitha këto gjëra që na ka thënë Marko Laçka atëherë po na dalin të vërteta sot”. Kjo e dhënë u vërtetua edhe nga burime të tjera dhe mbasi u grumbulluan edhe materiale me vlerë ligjore më daten 3. 7. 1953, u arrestua dhe ju dha gjyqit Sali Hoxha i cili u dënua me 7 vjet heqie lirie. Së bashku me Saliun u arrestuan edhe Ahmet, Sulo e Pasho Dashi të cilët kishin zhvilluar veprimtari armiqësore në formën e agjitacionit e propaganda, kishin propaganduar e bërë pengesë për ngritjen e kooperativës bujqësore në fshatin e tyre si dhe mbanin armë pa leje. Këta ishin tre djemtë e Sali Dashit element kulak dhe që kryente dënimin në burg. Procesi hetimor i kësaj rezidenture jo vetëm që vërtetoi plotësisht veprimtarinë armiqësore të kësaj rezidenture për të cilën organet e sigurimit te shtetit kishin material në rrugë operative por ai u zgjerua akoma më shumë në lidhjet dhe bashkëpuntorët me të cilet kishin kryer krime. U vertetuan gjithashtu edhe masat që kishin marrë pregatitja dhe tentativa për arratisje.

Në hetuesi agjenti UDB-së Marko Laçka deponoi mbi format e metodat që kishte përdorur për kompromentimin dhe aktivizimin në veprimtari armiqësore të elementëve të pjesëtarëve të grupit, kështu ai deponoi se mbështetjen kryesore unë e kërkova ta gjej tek elementi i deklasuar dhe kulak. Të tilla ishin Sali Dashi e Sali Hajredin Hoxha, të cilët si elementë kulakë dhe qe kishin akumuluar një urrejtje të madhe ndaj pushtetit popullor dhe diktaturës së proletariatit e që të fitojnë pushtetin e humbur, unë pa tjetër do të gjeja përkrahje plotë tek ata. Unë me qëllim i ngacmoja deponon Marfrua dhe i prëgatisja psikollogjikish duke u thënë se kulakët së shpejti kjo qeveri do t’ i likujdojë do t’i fusë në burg, pranda që të shpëtoni duhet të arratiseni në Jugosllavi. Por që t’ja arrini kësaj me sukses dhe që të fitoni besimin e UDB- së jugosllave duhet të veproni në grup si brenda vendit ashtu edhe jashtë do te arratiseni së bashku. Gjithashtu Marko Laçka në zbatim të detyrave që merrte nga zbulimi Jugosllav si formë të punës për shtimin e radhëve te grupët përdori edhe nxitjen e ndjenjës së hakmarrjes për hasmeri që para çlirimit. Ai u thoshte se gjaku nxihet marrë se kjo është një nga traditat më të mira të popullit tonë, se po nuk more gjakun nuk je burrë nuk ke si i del në sy botës. Në këtë mënyrë ai foli Sali Hoxhës duke nxitur për t’u hakmarrë ndaj Selman Dashit i cili para çlirimit i kishte vrarë babanë. Markua i tha Saliut se të ndihmoj unë për të marrë hakun e babait dhe njëkohësisht edhe për t’u arratisur në Jugosllavi. Një formë me mjaft interes për kompromentimin dhe shtimin e radhëve të armikut ishte edhe ajo e kompromentimit të njerëzve me përbërje e qëndrim të mire politik. Kështu Markua merrte detyrën nga UDB-ja jugosllave që si vetë edhe shokët e tij të krijonin shoqëri e miqësi me njerëz me përbërje e qëndrim të mirë politik. Duke vepruar kështu ju do të kamufloni më mirë veprimtarinë tuaj armiqësore si dhe do te keni mundësi për të grumbulluar të dhëna me karakter sekretë. Në zbatim të këtyre detyrave Markua duke shfrytëzuar zakonin e vjetër të lidhjes së gjakut u bë vëlla me Vesel Shkallën, i cili ishte antar Partie. Në vazhdim pastaj duke shfrytezuar traditën e mirë të popullit shqiptar të besës Markua midis të tjerave i tha; “Shqiptari po dha fjalën ther djalin e fjalën nuk e kthen”. Githashtu për t’i krijuar shtuar akoma më shumë urrejtjen kundër Partisë Markua shfrytëzoi edhe disa veti e cilësi të dobëta te Veselit si atë karjeriste të smirës etje. Kështu ai thoshte se t’i ke luftuar për këtë parti prandaj vendin nuk e ke për puntor, ty ta kanë ngrënë hakun se gjoja Partia e pushteti nuk të kanë vënë në vendin që të takon etj. Mbas një përpunimi të tille

Markua arriti që Veselin ta fusë në rrugën e veprimtarisë amiqësore duke i ngjallur atij ndjenjën e tradhëtisë ndaj Atdheut ne formën e arratisjes. Të njëjtat forma përdori edhe me Muhamet Golemin e Bezat Alikon të cilët kishin qenë si elementë aktivë me ballin në fshatin Kotodesh dhe që ishin demaskuar na Partia e pushteti popullor. Me këta thotë Markua, krijova shoqëri dhe duke shfrytëzuar pakënaqësitë e tyre ndaj pushtetit popullor i nxita dhe arrita që t’i bind për t’u arratisur jashtë shtetit.  Mjaft interes paraqet edhe veprimtaria armiqësore e Ahmet Gurrës, i cili në krye të rezidenturës së përbërë prej 5 vetash ka zhvilluar aktivitet të theksuar armiqësor kundër Partisë e pushtetit popullor. Ajo që hodhi dritë dhe që u bë pikënisje për zbulimin e kesaj rezidenture ishte e dhëna e agjentit “Bredhi” i cili midis të tjerave në fillim të vitit 1959 raportontë: “Ahmet Gurra në bashkëpunim me vëllanë e tij Isufin dhe xhaxhanë Selim Mehmet Gurrën pregatiteshin për t’u arratisur në Jugosllavi. Kjo e dhënë u vlerësua nga p. operativ i cili mori një sërë masash agjenturalo- operative si për prevenimin e arratisjes ashtu dhe për zbulimin e veprimtarisë së tyre armiqësore. Bashkëpuntorët që u drejtuan tek këta elementë herë pas here raportonin se objektet e përpunimit midis të tjerave shpreheshin, se ne jemi kulakë, keta do të na likujdojnë, në Shqipëri nuk jetohet, njerëzit trajtohen keq, së shpejti pritet të ndryshojë situata. Gjatë përpunimit të këtyre objekteve dolli se kjo rezidenturë ishe lidhur edhe me Mefail Biçakun nga Qarrishta dhe me Ferit Doskun ne Dorëz të cilët edhe këta të fundit po ndërmershin veprime për krijimin e një grupi më vehte. Ferit Dosku kishte edhe lidhje miqësore me Ahmet Gurrën, motra e Feritit ishte martuar me vëllanë e Ahmetit. Gjatë kësaj kohe agjentura raportonte pakënaqësite që kishin shprehur edhe këta objekte dhe se Ahmeti me shokët e vet po pregatitej për arratisje. Për zbulimin sa më në thellësi të veprimtarisë armiqësore të kesaj rezidenture u koordinua puna edhe me degën e punëve të brendëshme Pogradec e cila drejtoi bashkëpuntorin “Rraketa”. Nga të dhënat e këtij bashkëpuntori doli se Ahmeti është takuar disa herë me diversantin Bardho Leka. Këto të dhëna u vërtetuan edhe me të dhëna paralele ku më hollësisht informoi “Nogoli”. Nga të gjitha këto materiale të grumbulluara u vërtetua plotësisht se Ahmet Gurra me vëllezërit e tij, babai i tyre Dauti dhe xhaxhai i tij Selimi me djalin e tij të quajtur Seit, kishin kaluar plotësisht në pozita armiqësore kundër pushtetit popullor. Agjentura gjatë kësaj kohe informonte se këto objekte jo vetëm që zhvillonin agjitacion e propaganda armiqësore, pregatiteshin për arratisje jashtë shtetit, grumbullonin të dhëna dhe ja jepnin zbulimit jugosllav, por në ndonjë rast çfaqnin edhe deshirën për terror. Kjo më e theksuar nga Estref Gurra i cili çfaqte dëshirën për terror ndaj një delegacioni sovjetik që vizitonte vendin tonë. Kjo e dhënë u vërtetua dhe nga thëniet e dy denoncuesve dhe mbi bazën e këtyre materialeve më datën 25. 5. 1959, u bë arrestimi i Ahmet Gurrës dhe Estref Gurrës. Që në fillim të proçesit hetimor u vërtetua se Ahmeti, Dauti dhe xhaxhai i tij Selimi kanë zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, kanë patur tendencën e arratisjes në Jugosllavi duke pritur nga dita në ditë ndryshimin e situatës.Veprimtaria e tyre armiqësore konsistonte ne luftën për të penguar kolektivizimin e bujqësisë për të mos shlyer detyrimet shtetërore duke i konsideruar ato si të pa drejta, se këto të qeverisë po shfrytëzojne popullin në palcë. Duke patur parasysh se veprimtaria e tyre duhej zbuluar në thellësi e gjerësi, perpunimi i këtyre objekteve vazhdoi edhe në dhomat e izolimit ku agjenturës së birucës i kanë folur për gjithë veprimtarinë armiqësore që kanë kryer dhe janë përpjekur edhe aty që të bëjnë plane per t’u arratisur.

Me veprimtarinë armiqësore të kësaj rezidenture përveç Mefail Biçakut që ishte bp i organeve të sigurimit lidheshin edhe elementë në rrethe të tjera si me Mihan Qesha i cili punonte si rrobaqepës në Elbasan, Mustafa Goda, mësues nga Elbasani si dhe dy elementë të tjerë nga Peshkopia. Për veprimtarinë armiqësore të Ahmet Gurrës të dhëna me rëndësi janë marrë nga bp me pseudonim “Patate e Lushnjës” ku midis të tjerave informon: “Titua kishte shkuar për vizitë në Greqi dhe kishte biseduar me lidhjen e Partisë ballkanike ku kanë biseduar që ta ndajnë Shqipërinë në dysh, gjysmën ta marrë Greqia dhe gjysmën Jugosllavia, gjithashtu Titua ka vizituar Egjiptin ku i ka thënë Naserit se më mirë ishe me Ingliteren (Anglinë) se u lidha me BS. Naseri i është përgjigjur se jam lidhur me BS se është fuqi e madhe do të më ndihmojë por Titua u përpoq ta bindë Naserin se ke vepruar keq sepse edhe unë isha i lidhur me BS por u shkëputa dhe u lidha me SHBA”. Ahmet Gurra kishte akumuluar një urrejtje të madhe për komunistët sa që atë e shprehte edhe në mënyrë figurative dhe me sakasma e krahasime injoruese. Ne lidhje me ketë agjentura raporton se Ahmeti është shprehur: “Një herë na ishte një bari duke ruajtur një tufë dhën, aty vjen nje ujk dhe i thotë bariut të më japë dy deshë. Bariu përgjigjet se nuk janë bagëtitë e mija por janë të beut. Ujku i thotë se shko e merri leje beut dhe thuaj se ka ardhur një ujk e kërkon dy deshë. Bariu i thotë se une shkoj por t’i më ha bagëtitë, por ujku i jep besën se pa ardhur t’i nuk i ha bagetitë. Bariu shkoi tek beu dhe ja thotë këtë gjë. Beu i thotë që jepi 12 deshë dhe kur bariu u kthye ja tha kete gjë ujkut. Në këtë kohë ujku thotë se nuk dua asnjë dash por a pe gjë rrugës. Bariu i u përgjigj se pashë nje kuçedër duke pirë ujë në lumë. Atëherë ujku thotë se ky është mbreti i komunizmit që u pi gjakun njerezve”.

Nga kjo e dhënë del urrejtja e madhe që ka ky elementë armik ndaj komunistëve dhe sistemit socialist, del dinakria e tij dhe vendosmëria për të zbatuar deri në fund detyrat e zbulimit jugosllav. Mjaft të mprefta ishin edhe të dhënat që vinin në ngarkim të bp dizinformues Mefail Biçakun i cili veç të tjerave u thoshte pjesëtarëve të tjerë se kulakët nuk kanë vend në Shqipëri sepse qeveria e sotme do t’i likujdojë prandaj duhet të arratisen në Jugosllavi, për këtë do t’u ndihmoj unë sepse banoj në zonën kufitare dhe e di mirë kufirin. Nga këto të dhëna si dhe materiale të tjera që dispononin organet e sigurimit të shtetit u vërtetua plotësisht se Mefail Biçaku i cili ishte bashkëpuntor me pseudonimin “vigjilenti” kishte kaluarë plotësisht në pozita tradhëtie. Duke shfrytëzuar njohjen dhe lidhjet e mëparëshme shoqërore që disa nga pjesëtarët e këtij grupi kur ishin në pozita të shëndosha, me përbërje dhe qëndrim të mire politik; që kishin me p. operativ u arrit që Mefail Biçaku me porosi të Daut Gurrës (babai i Ahmeti dhe Istrefit) t’I thotë p. operativ se janë arrestuar pa faj, prandaj të bënte çmos për t’i liruar nga burgu. Në qoftë se do të veprohej kështu thoshte Mefaili unë nuk do kursej asgjë për organet e sigurimit të shtetit dhe një nga një gjithë diversantë dhe bandat do t’i sjell këtu. Situata operative e krijuar u studjua dhe u vlerësua me kujdes nga sektori operativ ku u hodh ideja që ky moment shfrytëzohej për futjen e p. operativ në përpunimin e këtyre objekteve. Mbasi u diskutua edhe me linjat perkatëse në Ministri, me miratim të Ministrit të Punëve të Brendëshme u bë plani për futjen e p. operativ në përpunimin në thellësi e gjerësi te Këtyre objekteve. Me mjaft mjeshtëri nga organet tona u shfrytëzuan disa momente për të “bindur” Mefailin dhe githë objektet e tjera se p. operativ ishte dakord me pikpamjet e veprimet e tyre, do t’i ndihmonte për realizimin e detyrave por s’kishte ardhur koha akoma për të dalë hapur. Midis të tjerave ju servir disa herë rasti i p. operativ të Pogradecit Marko Laçka i cili ishte arratisur jashtë shtetit dhe vënë plotësisht në shërbim të UDB-së jugosllave. Përveç kësaj legjende nga ana e organeve të sigurimit me plane masash të studiuara mirë u parashikuan dhe njësëri kombinacionesh e legjendash të tjera për futjen sa më mirë të p. operativ në përpunimin e këtyre objekteve e si rrjedhim në depërtimin në thellësi të veprimtarisë subversive të zbulimit jugosllav.

Gjithashtu për qëndrimet dhe reagimet e Mefailit ndaj të afërme të tij si dhe ndaj afrimit të vazhdueshëm me p. operativ, në se do të kishte qëllime të këqia ndaj tij u drejtuan bashkëpuntorët “Këndi drejtë”, “Adriatiku” e “Guri kuq”. Gjithashtu u drejtua edhe bp “Miku personal” i cili ishte qytetari Jaho Balliu ku kishte denoncuar për Selim Gurrën se zhvillonte agjitacion e propagandë armiqësore dhe se kishte lidhje me Mefail Biçakun. Për futjen e p. operativ në përpunimin e këtyre objekteve jo vetëm që u shfrytëzua situata operative e krijuar por siç do shifet edhe më poshtë kjo ishte domosdoshmëri edhe për faktin se një pjesë e mirë e agjenturës që përpunonte këto objekte dhe rezidentura kishte tradhëtuar. Nga materialet ekzistuese si dhe ato që u grumbulluan gjatë kësaj kohe në ngarkim të Mefail Biçakut dhe Selim Gurrës qoftë operative dhe me vlerë ligjore shërbyen plotësisht për arrestimin e tyre. Gjatë proçesit hetimor u vërtetua plotësisht se Ahmeti, Selimi Dauti Estrefi kanë zhvilluar agjitacion e propagandë armiqësore në grup të përbashkët, janë përpjekur të grumbullojnë e rekrutojnë njerëz me të meta në biografi për t› i vënë në shërbim të tyre. Gjithashtu u vërtetua se në vitin 1947, Selimi e Mefaili janë takuar me të arratisur: Hazis Biçakun, Isak Alla dhe Xhevdet Blloshmi. Për këtë Selimi deponon: “Në vitin 1947, më ka ardhur në shtëpi Mefail Biçaku dhe më tha se duan të takojnë të arratisurit Hazis Biçakun nga Letmi dhe Isak Alla nga Zgoshti. Mbasi më caktoi vendin e takimit tek “bregu i kokiçit” në orët e vona të ditës shkova në vendin e takimit ku prita rreth një gjysmë ore dhe atje erdhën të arratisurit Kamber Alla (vëllai i Isak Allës) dhe Rakip Qoshi nga Zgoshti, me vehte kisha marrë edhe bukë dhe ushqime të tjera të cilat ja u dhashë. Pak përtej vendit të takimit u takova edhe me Isak Allen, Xhevdet Blloshmin dhe djalin e Hazis Biçakut. Aty ata më pyetën dhe më kërkuan një seri informatash me karakter politik, ekonomik dhe ushtarak të cilat për aqë sa dija  ja u dhashë. Ata më propozuan që të arratisesha bashkë me ta për në Jugosllavi ose Greqi, por unë nuk pranova sepse kisha fëmijet e vegjël. Mbas tre muajsh Mefaili më tha se Hazis Biçaku me shokë ka ikur jashtë shtetit. Ata gjithashtu më dhanë detyra me karakter spiunazhi si agjitacioni e propaganda, sabotimi etj, për kryerjen e të cilave ata jo vetëm që më vunë para përgjegjësisë por edhe më kërcënuan».

Në të njëjtën kohë hetuesia si dhe vazhdimi i përpunimit agjentural në dhomat e izolimit vërtetoi se çdo vit Mefaili me Selimin kanë shkuar në Jugosllavi dhe janë takuar me oficerë të UDB-së jugosllave ku kanë dërguar informata të rëndësishme si dhe kanë marë detyra nga zbulimi jugosllav. Midis kuadrove të UDB-së ata janë takuar edhe me priftin Stizan Kristiqi (Stizan Kristiqi, prift, para lufte ka qenë deputet i Strugës, ndërsa gjatë luftës ka qenë me punë në rrethin tonë në fshatin Qarrishtë ku pastaj me prishjen e marëdhënieve u largua në Jugosllavi) dhe më shpesh me oficerin e UDB-së Sandrin (Sandrin, oficer i UDB-së me shërbim në zonën e Dibrës, ka qenë organizatori dhe drejtuesi kryesor i diversantëve që kanë ardhur në vendin tonë dhe në veçanti për rrethin e Librazhdit).

Gjthashtu u vërtetua se Mefail bashkë me Selimin në verën e vitit 1959, kishin bërë planin dhe pregatitjet e nevojshme për t’u arratisur në Jugosllavi. Siç doli edhe nga proçeset e mëvonshme objektet e përpunimit dhe si rrjedhim edhe zbulimi jugosllav i krijuan besimin ndaj p. operativ që u fut në përpunim për faktin se menduan që ashtu siç depërtuan në degën e punëve të brendëshme të Pogradecit më me sukses do të vepronin në rrethin e Librazhdit ku siç e thamë dhe më sipër edhe vetë karakteri i lidhjeve e njohjes të disa objekteve me p. operativ ishin mjaft bindëse dhe prandaj edhe i besuan atij. Nga përmbledhja e gjithë materialeve operative dhe hetimore rezulton se zbulimi jugosllav interesohej kryesisht për gjendjen ekonomike të “vendit tonë nëse ka bukë e ushqime për popullsinë, mbi çmimet e artikujve bujqësore dhe indiustrialë, çfarë objekte industrial ndërtohen në vendin tonë ku ndërtohen ato dhe nga i marrin maqineritë, çfarë pune bëhet në drejtim të gjeollogjisë, cili është karakteri i kontratave me shtetet e huaja, kush janë udhëheqsit e Partisë dhe të shtetit në rreth, çfarë lëvizje bëjnë ata nëpër zona, cilët janë komunistët, antarët e këshillit popullor dhe të frontit etj. Më 13 shtator 1960, në vartësi me situatën operative të krijuar ku si rezultat i goditjes së rezidenturave, asaj të Rrajcës me në krye Marko Laçkën dhe asaj me në krye Ahmet Gurrën, rezidenturat dhe agjentët e tjerë të zbulimit jugosllav pësuan një goditje të fortë dhe për rrjedhim itensifikuan veprimtarinë e tyre e cila tani në radhë të pare ishte ajo e arratisjes me që duhej të shpëtonin kokën. Më e theksuar dhe masa më të shpejta mori rezidentura që drejtohej nga Ferit Dosku. Përballë kësaj situate të krijuar organeve të sigurimit të shtetit u dilte detyrë imperative që të intensifikonin dhe të shpejtonin masat e tyre agjenturalo-operative për zbulimin dhe goditjen në kohë të veprimtarisë armiqësore dhe të elementëve armiq që bënin pjesë dhe implikoheshin në këto rezidentura doli detyrë kryesore që të shpejtohej goditja e rezidenturës të kryesuar nga Ferit Dosku. Për këtë në mënyrë sekrete u arrestua Ferit Dosku i cili pranoi në hetuesi tendencën e arratisjes të cilën e kishte patur qysh në vitin 1957 dhe se për këtë shpesh herë kishte biseduar edhe me Murat e Demir Doskun por këta të fundit ishin bërë pengesë edhe për Feritin mbasi nuk kishin njeri të përshtatshëm për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin. Megjithatë përkrahje dhe ndihmën konkrete e gjetën tek Mefail Biçaku, i cili u premtoi se do t’I ndihmonte që të arratiseshin së bashku me familjet. Koha për arratisje u caktua kur posta e Qarrishtës do të ulej nga verorja në atë dimërore por kjo nuk u realizua dhe mallet u bllokuan nga dëbora e madhe që ra atë vit e si rrjedhim në pranverën e vitit pasardhës Feriti u mobilzua ushtar në birgadën e punës në Sarandë. Mbas mbarimit të shërbimit ushtarak Feriti përsëri mori masat për të realizuar arratisjen jashtë shtetit. Për këtë ai bisedoi me Veli Biçakun, dhe në fund ranë dakord që të arratiseshin. Mbi bazën e këtyre materialeve organet e sigurimit të shtetit në muajin shtator të vitit 1960 kur Feritin e arrestuan në mënyrë sekrete mbasi ai pranoi tendencën e arratisjes, i propozuan për ta tërhequr në bashkëpunim sekret mbi bazën e materialit shtërngues (të provave ligjore që dispononin për të dhe që e kompromentonin para ligjës). Por nga studimi i cektë që ju bë kësaj kandidature si dhe nga mungesa e studimit të materialeve me vartësi edhe me pjesëtarët e tjerë, organet tona nuk arritën që të kuptojnë se ky nuk ishte kandidat i përshtatshëm per t’u tërhequr në bashkëpunim, se ky ishte në krye të pjesëtarëve tjerë, prandaj ai pranoi vetëm formalisht dhe më vonë kaloi në pozita tradhëtie der sa realizoi arratisën jashtë shtetit.

Nga sa sipër del se këto rezidentura dhe elementë të veçantë ishin me përbërje e qëndrim të keq politik dhe ishin vënë në shërbim të UDB-së jugosllave që në vitin 1947. Si agjent ndërlidhës midis këtyre dhe UBB-së jugosllave shërbente Mefail Biçaku, i cili vazhdimisht kishte dhënë të dhëna me karakter sekret për probleme politike ushtarake dhe ekonomike. Gjithashtu duke shfrytëzuar situatat e krijuara këto rezidentura janë përpjekur dhe kanë mbajtur lidhje të vazhdueshme edhe me diversantët e tjerë që kanë ardhur në vendin tonë ku i kanë strehuar dhe ushqyer ata duke i ndihmuar edhe për plotësimin e detyrave të ngarkuara nga zbulimi jugosllav. Në të njëjtën kohë duke shfrytëzuar lidhjet fisnore e shoqërore të tyre ata kanë grumbulluar rreth vehtes duke i vënë edhe në shërbim të zbulimit jugosllav një numur të konsiderueshëm personash, vazhdimisht kanë nxitur dëshirën për arratisje në jugosllavi. Në këtë mënyrë menduan se do të vepronin edhe me p. operativ të cilin siç u theksua më lart avash avash e pranuan dhe e futën në rrethin e tyre me qellim strategjik që të vinin në lojë organet e sigurimit të shtetit. Por kjo jo vetëm që nuk u arrit por organet e sigurimit të shtetit e vunë në lojë zbulimin jugosllav nëpërmjet rezidenturave dhe agjentëve të tyre dhe rroli i p. operativ qe mjaft i rëndësishëm per zbulimin e shpejtë e goditjen e këtyre rezidenturave dhe elementëve armiq. Roli i tij konsiston në faktin se zbulimi jugosllav pa kërkuar që ta vërë në prova bindëse për “besnikërinë” ndaj tij të p. operativ, i besoi dhe i tregoi të gjitha lidhjet e këtyre elementëve. Kjo u bë edhe më e domosdoshme edhe për faktin se p. operativ me disa nga keta elementë të cilët para se të kalohej në pozita armiqësore kishte patur marëdhënie shoqërore te mira. Gjithashtu hodhën dritë dhe i dhanë një shtytje përpara punës së sektorit operativ edhe kombinacionet agjenturale që u organizuan qoftë ato të thjeshta ose të ndërlikuara si për zbulimin në thellësi të veprimtarisë armiqësore ashtu edhe për futjen e bashkëpuntorëve në përpunimin e objekteve, për sigurimin e materialeve me force ligjore etj. Përveç zbulimit e goditjes se rezidenturave organet e sigurimit të shtetit ju vunë një punë itensive edhe për zbulimin e goditjen e agjentëve të veçantë të zbulimeve armike që vepronin gjatë kësaj periudhe në rrethin tonë. Vëmendja kryesore e organeve tona u drejtua tek të riatdhesuarit që jo vetëm që kishte materiale në ngarkim të tyre por edhe aktiviteti i tyre gjatë kohës qe ishin jashtë shtetit ishte i madh. Kështu në vitin 1960, u arrestua i riatdhesuari Shaban Maliq Çuku nga fshati Rrajcë e që vinte nga shtresat e mesme fshatare. Qoftë në rrugë operative ashtu edhe proçesi hetimor vërtetoi se Shabani gjatë kohës që ishte i arratisur në Jugosllavi ishte vënë në shërbim të zbulimit jugosllav ku aktivisht kishte vepruar edhe ndaj vendit tone. Këto biseda Shabani i kishte bërë me disa nga lidhjet shoqërore e miqësore të tij. Në drejtim të tij kanë dhënë disa bashkëpuntorë por më të rëndësishme janë të dhënat e bp “Triumfuesi” i cili në bisedën që ka bërë me Shabanin midis të tjerave ai ka thënë se: “Kam ardhur 5-6 herë me detyra në Shqipëri për të grumbulluar informata mbi forcat ushtarake, lëvizjet e komunikacionit dhe gjendjen ekonomike në Shqipëri. Ne vinim tre katër shokë bashkë dhe qëndronini 4-5 ditë ku ushqimet i kishim me vehte e si rrjedhim sa po kryenim takimet me agjenturën kalonim përsëri në Jugosllavi”.  Ndërsa bp “Lule e diellit” Shabani i shpreh: “Kam dale në Shqipëri shumë herë i ngarkuar nga UDB-ja jugosllave, bile edhe kur u vra një nga të arratisurit në Ngolik tek Pasho Kullolli. Në atë kohë aty kam qenë edhe unë bashkë me ta. Një herë tjerë kam ardhur në Katjel njëherë kam qëndruar tek guri toçkës ne Prosnik të Urakës etj”. Të dhënat e këtij karakteri dhanë edhe bashkëpuntorë “Fletorja”, “Dinamiku”, “Trebeshina” dhe «Çajë mali”. Në hetuesi Shabani pranoi se kur më doli e drejta për të ardhur në Shqipëri, para se të merja pasaportën më thirri Ugrin Zhivkua bashkë me një oficer të UDB-së ku mbasi më dhanë një sëri detyrash që do të kryeja në favor të zbulimit jugosllav, unë nënëshkrova dhe një deklaratë se gjithmonë do të flisnja mirë për Jugosllavinë dhe do t’ë bashkëpunonja me UDB- në. Në këtë periudhë u arrestua edhe i riatdhesuari Reik Zenel Beqo nga fshati Rrajcë Sutaj, cili u kap në tentativë për arratisje. Refiku në vitin 1957 arratiset në Jugosllavi ku mbasi qëndron disa kohë kalon në Greqi ku më vonë shkon në Francë dhe në prill të vitit 1960 erdhi në Shqipëri. Refiku në kohën kur ishte në Greqi vazhdoi shkollën “Vasil Sofia” ku mbas disa kohësh u thirr në ambasadën amerikane në Greqi na gjenerali amerikan Xhon Zhen për t’u tërhequr në bashkëpunim sekret në favor të zbulimit amerikan. Gjatë proçesit të tërheqjes prezent ka qenë edhe i arratisuri Faik Bukmiri, i cili shërbeu si përkthyes. Refiku mbasi pranoi bashkëpunimin me zbulimin amerikan lëshoi edhe deklaratën për bashkëpunim. Ai qëndroi disa kohë në kampin e Siros të Greqisë deri në fillim të vitit 1959. Pastaj shkoi në Strazburg të Francës ku pranë nje universiteti mësoi gjuhën frengjishte. Refiku ka shkuar edhe në një kamp të Italisë me qëllim që të rekrutojë të rinj shqiptarë dhe pastaj t’i dërgonte në Frankfurt të Gjermanisë. Në muajin gusht të vitit 1960. Refiku u kthye në Shqipëri nga Franca me detyra konkrete të dhëna nga Faik Bukmiri e Gani Mark Deda ku veç të tjerave ata e porositën që të bënte çmos për stabilizimin e tij në Tiranë dhe që andej të jepte informata me karakter politik, ekonomik e ushtarak. Refiku do t’i mbante lidhjet nëpërmjet ambasadës jugosllave në Tiranë ose në ndonjë rast të kalonte ilegalisht kufirin në drejtim të postës së Rrajcës dhe që andej të jepte informata e te merte udhëzime të reja. Nga përpunimi i shpejtë që ju bë këtij objekti sidomos pas kthimit të tij në Shqipëri u vërtetua në rrugë operative veprimtaria e tij armiqësore. Survejimi jepte lëvizje të vazhdueshme të Refikut në qytetet Tirane, Durrës Elbasan dhe qytete të tjera por në mënyrë më të theksuar në atë vendë ku kishte të disllokuara reparte ushtarake. Mbasi ai realizoi disa detyra që i ishin ngarkuar si dhe duke parë forcën e organeve të sigurimit të shtetit çfaqi dëshirën që të aratisej. Për ketë u intensifikuan masat agjenturalo-operative, u bënë plane të përbashkëta edhe me kufirin në veçanti postën e Rrajcës, u mbajt në survejim të vazhdueshëm dhe si rrjedhim u kap në tentative për arratisje në Jugosllavi. Gjatë, kontrollit personal që iu bë, iu gjënd dhe aparat fotografik por me dinakëri arriti  që filmin që kishte brenda në aparat ta djegë. Nga përpunimi tij në hetuesi si dhe nga hetuesija itensive që u zhvillua me të Refiku pranoi se ishte vënë në znbulim të shërbimit amerikan dhe se nëpërmjet ambasadës jugosllave ose kalimi në mënyrë ilegale në kufi ka dorëzuar informatat e grumbulluara. Në sajë të masave agjenturalo-operative që muarënorganet e sigurimit të shtetit u bë e mundur që të zbulohen dhe të goditen edhe agjentët e tjerë qoftë ata të rekrutuar ashtu edhe ata që i riaktivizuan.

 

  1. Mbrojtja e ekonomisë socialiste dhe detyrat e organeve të Sigurimit të Shtetit

 

Në qoftë se shikojmë detyrat që zbulimet armike ngarkonin agjenturës së tyre në drejtim të ekonomisë arrijmë në konkluzion se krahas drejtimeve të sektorëve të tjerë edhe ekonomia socialiste ka qenë një ndër drejtimet kryesore të veprimarisë armiqësore. Zbulimet armike krahas marrjes së informatave me karakter politik dhe ushtarak agjenturës i jepnin detyra edhe për grumbullimin e informfatave me  karakter ekonomik. Por ato nuk mjaftoheshin me kaq, veprimtari të theksuar armiqësore zhivilluan edhe për sabotimin e ekonomisë sonë socialiste, sabotimin e direktivave të Partisë për ngritjen e forcimin e saj etj. Gjatë kësaj periudhe si në mbarë vendin tonë edhe në rrethin e Librazhdit kishte gjetur përkrahje dhe po zbatohej direktiva e Partisë për kolektivizimin e bujqësisë. Duhet thënë se elementi armik i  rëndshëm dhe ai i jashtëm e shfrytëzuan me shumë mjeshtëri këtë moment të rëndësishëm politik që jo vetëm të mos zbatohej direktiva e Partisë por të rrisnin numurin e të pakënaqurve ndaj pushtetit popullor. Elementi armik duke përfituar në ndonjë rast edhe nga puna sqaruese jo në nivelin e duhur që bëhej me masën propagandonte se “ja edhe atë pak tokë që ju dhanë pushteti popullor përseri po ja merr, me hyrjen ne kooperativë jetesa juaj eshte e pamundur, gjendja ekonomike do të rëndohet deri në atë shkallë sa që edhe bukë thatë nuk kini për të ngrënë» etj, etj. Parulla armiqësore që hidhte armiku në popull. Në të njëjtën kohë krahas kolektivizimit të bujqësisë, Partia orientonte që të forcohet ekonomia, të ngrihet industria, të ngrihet mirëqënia e masave punonjëse, të ngrihet mirëqënia e jetesës në fshatin tonë socialist etj. Përballë këtyre detyrave të rëndësisishme që shtronte Partia, organeve të sigurimit të shtetit u dilnin detyra të rëndësishme për zbulimin në kohë të elementit armik dhe veprimitarisë së tyre armiqësore e cila edhe në këtë sektor sa vinte e ndërlikohej dhe prekte sfera e drejtime kryesore të tij. Gjithashtu shtrohej me forcë nga Partia edhe futja e shkencës dhe teknikës në bujqësi ku dhe për këtë elementi armik u përpoq që të sabotonte. Për t’ja dalë me sukses kësaj detyre organet e sigurimit të shtetit nën udhëheqjen e Partisë si detyrë kryesore dhe imperative i vunë vehtes që t’ë rrisnin rendimentin e agjenturës edhe për këtë sektor me qënë se edhe niveli I saj dhe shkalla e njohjes për këto probleme ishte e paktë. Rëndësi ju kushtua ngritjes së agjenturës në objektet kryesore ekonomike dhe në vende kyçe ku pritej veprimtaria armiqësore. Kështu në radhët e agjenturës u tërhoqën edhe specialisti për të gjithë sektorët e ekonomise; si në atë të bujqësisë, në sektorin e kultivimit të barnave dhe bimëve mbi baza shkencore, për sabotimin e të cilave elementi armik punonte intensivisht. Kështu u veprua edhe në sektorin e tregëtise, të ndërtimit, industrisë etj. Rëndësi e veçante ju kushtua dhe punës agjenturalooperative në sektorin gjeollogji- miniera. Kjo merrte rëndësi qoftë për faktin se rrethi ynë ishte mjaft i pasur në minerale të dobishme ku krahas shfrytëzimit të tyre vazhdonte edhe studimi dhe kërkimi i mineraleve të dobishme; ashtu edhe për arsye se revizionistët sovjetikë me dinakëri po sabotonin në studimin për zbulimin e mineraleve si dhe në objektin ku kishte filluar shfrytëzimi i tyre.

Veprimtari më të theksuar armiqësore kundër kolektivizimit të bujqësisë u zhvillua në zonën e Lunikut ku elemntët e deklasuar dhe në veçanti ai kulak në mënyrë të organizuar u ngritën kundër krijimit të kooperativës bujqësore. Kulaku Seit Albrahimi jo vetëm që nuk pranoi të hyjë në kooperativë por propogandoi me të madhe edhe tek fshatarët e tjerë që ata të mos pranojnë për t’u bashkuar në kooperativën bujqësore. Po ashtu edhe në zonen Dorez, Gizavesh elementi i deklasuar të nxitur nga zbulimi jugosllav me qëllim që të pengonin kolektivizimin e bujqësisë arritën deri aty sa t’i dalin përpara taktorit dhe të vrisnin traktoristin. Krahas masave të tjera organet e sigurimit i kushtuan kujdes edhe koordinimit të punës me sektorin e policies i cili gjatë kësaj kohe i dilnin detyra mjaft të rëndesishme për luftën që duhej të bënte për sabotimin e vendimeve të qeverisë. Organet e sigurimit në momente dhe situata të caktuara bënë të njohur dhe përcaktuan detyra të përbashkëta se prapa mos zbatimit të një vendimi apo të një urdhërese të qeverisë fshihet dora e elementit armik e për rrjedhim e zbulimeve armike. Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe organet e sigurimit të shtëtit nën udhëheqjen e vazhdueshme të Partisë si gjithmonë kanë zhvilluar një politikë të drejtë goditje të studjuar dhe me partishmëri për goditjen e elementit armik e keqbëres. Më shumë se kudo në këtë sektor del në pah puna e p. operativ të sigurimit si puntor politik puntor partie. Kjo u duk që në vlerësimin e të dhënave që merrnin nga agjentura, në analizën e tyre në harmoni dhe në vartësi me shumë faktorë sidomos në ngurimin e disa fshatarëve për të mos hyrë në kooperativë bujqësore. Ata ditën të dallojnë veprimtarinë e elementit armik i cili synonte për t’ë penguar formimin e kooperativës bujqësore me psikollogji dhe mentalitetin e fshatarit tonë i cili ishte i lidhur ngushtë me pronën personale, koncepte këto që ishin rrënjosur me kohë. Gjatë kësaj periudhe organet e sigurimit të shtetit I kushtuan rëndësinë e duhur edhe sektorit të pyjeve dhe sharrave. Kjo për faktin se rrethi Librazhdit mbante një pjesë të rëndësishme në shkallë republike për prodhimin e lëndës së drurit. Në këtë drejtim organet e sigurimit organizuan punën dhe muaren mamsat e duhura për zbulimin e punës sabotuese që ishte bërë në sektorin e sharrave Stravaj në ngritjen e montimin e bazamentit të sharrave i cili kohë më parë u shkatërrua dhe u desh të shpenzoheshin shuma të konsiderueshme për ndrtimin e tij. Qoftë  për këtë ashtu edhe për forma të tjera dëmtimi e shpërdorimi në ekonominë socialiste shkaqe kryesore ishte se agjentura jo vetëm nuk ishte në gjendje ti kuptonte në kohë këto por në shumë raste ajo neglizhonte. Prandaj për të dalë nga kjo gjendje duke forcuar akoma më shumë punën agjenturalo-operative në sektorin e ekonomisë organet e sigurimit muarën masat e nevojshme qoftë për seleksionimin e agjenturës ekzistuese dhe tërheqjeve të reja ashtu dhe për drejtimin dhe edukimin e saj. Sidomos në fshat vetë situata e krijuar ku vazhdonte me sukses kolektivizimi i bujqësisë, krijimi i brigadave e sektorëve e kooperativave bujqësore shtronte detyrën qoftë në bazë territori ashtu edhe drejtimi të tërhiqej agjenturë e re.

 

  1. Prefeksionimi mëtejshëm i edukimit politik dhe profesional të kuadrit

 

Si gjithnjë edhe gjatë kësaj periudhe organet e sigurimit të shtetit me qëllim që të përballonin detyrat e mëdha qe shtroheshin para tyre një rëndësi të veçantë në radhë të parë i kushtuan edhe punës që duhej bërë për edukimin ideopolitik dhe ushtarako-profesional të kuadrit. Ato nën udhëheqjen e Partisë kanë luftuar për forcimin e rrolit udhëheqës të organizatës bazë të partisë, për realizimin në kohe të detyrave që ajo ka shtruar si dhe në veçanti për realizimin e rrolit kontrollues të saj. Gjatë kësaj periudhe efektivi i organizatës bazë të Partisë përbëhej nga 17 antarë Partie dhe 2 kandidatë Partie. Punonjësit e organeve të sigurimit si puntorë politik e shikonin më shumë se asnjë herë të nevojshme punën dhe luftën për edukimin ideopolitik të tyre, kjo e lidhur edhe me situatat ndërkombëtar në një kohë kur Partia jonë zhvillonte me sukses luftën kundër revizionizmit, më shumë se asnjë herë kërkohej qartësi politike dhe ideologjike. Në të njëjtën kohë kujdes i veçantë ju kushtua edhe ruajtjes së pastërtisë së figurës morale, rritjes se vigjilencës revolucionare forcimit të mëtejshëm të unitetit dhe në veçanti të lidhjeve me popullin. Organizata bazë e Partisë duke parë disa qëndrime jo të drejta të disa kuadrove n mungesën e korektësisë te lidhjeve e të qendrimit me popullin ndëshkoi 6 komunistë për këtë qëndrime në kundërshtim me kërkesat e Partisë. Gjithashtu u bë një punë e madhe ideopolitike për luftën kundër karierizmit e çfaqieve të tjera të huaja. Në të gjitha problemet që diskutonte organizata bazë e Partisë 50% e tyre ishin politike. Krahas kësaj u vu detyra që komunistët dhe kuadrot të vazhdonin dhe perfundonin arësimin shtetëror pa shkëputje nga puna. Në kuadrin e punës ideopolitike që bënte organizata bazë e Partisë gjatë vitit 1959, u punuan vendimet   KQ për kuadrin, vendimet e Kongresit të III- të të Partise, Konferencës së Partisë së rrethit etje. Një shtytje të madhe punës ideopolitike me komunistët e kuadrot veç punës që bënte organizata bazë e Partisë i dha edhe vetë miratimi i organikes të një instruktori politik. E gjithë puna e Partisë në degë dretohej nga Komiteti Partisë i rrethit. Në sajë të punës së mirë që bënë komunistët dhe kuadrot gjatë kësaj periudhe u shlyen edhe disa masa ndëshkimore që ishin dhënë për punë të dobët kohë më parë në veçanti me rrastin e djegies së magazinës së konsumit Librazhd. Përballë formave dhe metodave gjithnjë më të kamufluara dhe të stërholluara që elementi armik e zhvillonte veprimtarinë armiqësore kundër nesh, kuadrove të sigurimit në degë u dilnin detyra të rëndësishme dhe për thellimin e mëtejshëm të dijeve profesionale e për rrjedhim të prefeksionimit të formave e metodave të punës agjenturalo-operative për zbulimin në kohë në thellësi e gjerësi të veprimtarisë armiqësore e keqbërëse. Përveç punës profesionale e cila zhvillohej me program të rregullt, kuadrot e sektorit të sigurimit kaluan dhe në kurse kualifikimi me aftësi të ndryshme në të cilat u aftësuan qoftë për njohjen më të mirë të normave të punës së organeve të sigurimit të shtetit ashtu edhe në vlerësimin dhe marrjen e masave për situatat operative të krijuara. Pozitivisht ndikoi edhe vazhdimi i shkollave pa shkëputje nga puna të kuadrove të sektorit të sigurimit detyrë të cilën e bënte organizata bazë e Partisë dhe po zbatohej me sukses. Në vartësi me situatat operative të krijuara dhe format e veprimtarisë armiqësore që zhvillonte elementi armik të cilat ndryshonin me të kaluarën; u zhvillua me profesionale edhe në bazë seksioni apo drejtimi e cila sygjeroi shkallën e njohjes për problemet mjaft të ndërlikuara që delnin para organeve të sigurimit të shtetit. Kështu punë e diferencuar u zhvillua me p. operativë qe ndiqnin zbulimin dhe kapjen e rezidenturave armike apo të agjentëve të veçantë të këtyre zbulimeve që vepronin në rrethin tonë.

Please follow and like us: