IBER QOSJA, NACIONALISTI SHQIPTAR I PESHTERIT I PUSHKATUAR PA GJYQ NGA HORDHITE KOMUNISTE SERBO – SLLAVE
Në foto me Haso Qoroviq nga Tutini, 2010
Ali Daci
Ibër Qosoviq (Qosja) 1904-1946
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore u formua Mbretëria Serbo –Kroate dhe Sllovene. Në këtë mbretëri krejtësisht sllave, shqiptarët dhe as boshnjakët nuk gëzuan as të drejtat njerëzore, politike, ekonomike, kulturore e fetare, me një fjalë nuk i gëzuan të drejtat njerëzore. Përveç që nuk u trajtuan ashtu si duhet, shqiptarët e Kosovës dhe ata të Sanxhakut iu nënshtruan një gjenocidi sistematik të hartuar mirë nga mbretëria e asaj kohe. Nikolla Pashiqi për të qetësuar komitetet e Kosovës dhe të Sanxhakut me një herë kishte ngarkuar me punë kryeçetnikët e asaj kohe siç ishte Kosta Millovanoviq i njohur si Kosta Peçanac. Në Sanxhak kryengritësve u printe Isuf Mehonjiqi i cili u kishte sjellë telashe xhandarëve të mbretërisë në fjalë. Në atë kohë përkrah Mehoniqit luftonin edhe grupet e komitëve të asaj kohe të prira nga burra të medhenj e atdhedashes siç ishin Hysen Boshkoviqi nga katundi Moaç afër Taslixhes (Plevles së sotme) pastaj imami Agan Kojiqi nga Plava e Isuf Laliqi nga Gucia e këta të fundit me sukses kanë bashkëpunuar me komiten kosovare dhe atë shqiptre. Bashkëpunim të mirë kanë pasur me Bajram Currin dhe luftëtarët tjerë të lirisë si Feriz Sallku e Rekë Bisheva nga Tutini e Rozhaja. Duhet cekur se këto grupe apo formacione vullnetare qenë formuar për rësye të mbrojtjes së popullit nga çetniket serbo-malazez. Edhe pse lufta kishte përfunduar forcat çetnike malazeze kishin okupuar Sanxhakun dhe në rrafshnaltën e Peshterit kishin shkaterruar 150 fshatra shqiptaro-boshnjake dhe kishin vrarë mbi 1500 persona si dhe një numër të konsiderueshëm të kësaj popullate e kishin shpërngul drejtë fshatrave të Bjello Polës ku asimilimi do të ishte i pashmangshem. Për realizimin e kësaj fushate kundër shqiptarëve në Sanxhak, nga Kosova shpesh kanë ardhë edhe dhe kanë bërë krime grupet çetnike dhe ushtar e oficer serbo-malazez të cilët bashkëpunonin me Kosta Peçancin. Në këto kushte torture dhe mjerimi po rritej Ibër Qosi nga Braçaku i Peshterit. Nuk duhet harruar në këtë rast të ceket edhe “Reforma agrare” e cila goditi me të madhe fushën e Peshterit e që politika serbomadhe e aplikoj me dhunë dhe përdorim të jashtëzakonshëm të forcës. Dihet mirë që Kral Aleksandri dhe Nikolla Pashiqi pasanikëve kosovar u ka mar tokat dhe aty i ka sjell mbi 60.000 kolon serb nga Lika dhe Hercegovina si dhe malazez nga shkrepat e shkretëtirat e Malit të Zi, ndërsa shqiptarët kanë përjetuar një egzod drejt Turqis dhe vendeve tjera. Pushtuesit duke verejtur së Ibër Qosi kishte respekt dhe popullaritet në krahinën e Peshterit, në zgjedhjet e parnveres së 1937 ai emrohet deputet për krahinen e Sanxhakut dhe njëherit merr në dorë komunën e Suhodolit ( Lugu i thatë shenim i A.Daci) post të cilin e mban me shumë përgjegjësi deri në fillimin e Luftës së Dytë botërore. Në garë për të fituar postin e kryetrit të komunës Ibra kishte mulla Rashidin nga Gjelekari. Kuvendi me shumicë votash zgjodhi Ibër Qosen kryetar komune. Në atë kohë kjo komunë bente pjesë në Banovinën e Zetës pasiqe serbet herët kishin menduar se si ta ndanin popullin e Sanxhakut nën administraten serbe e që kishte për qëllim asimilimin dhe shfarosjen e kësaj popullate autoktone shqiptare.
Lufta e Dytë Botërore, Kapitullimi i Jugosllavisë dhe pushtimi i saj nga forcat naziste dhe ato fashiste shpejt e sjellin edhe pushtimin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut në fillim të luftës së Dytë Botërore ka qenë e ndarë në disa zona okupuese. Ustashet në Sanxhak kanë qëndruar vetëm katër muaj dhe në gjithë territorin e Sanxhakut ka sunduar Gjermania dhe Italia. Vija e demarkacionit është tërhequr dhe kështu pjesen më të madhe të Sanxhakut e ka pushtuar Italia. Kështu nën qeverisjen italiane ishin Biello Polja, Plevla, Berana, dhe Andrievica dhe si zonë e interesit për italianet përfshiheshin edhe nënprefekturat e Prefektures së Pejës siç ishin Plava, Gucia dhe Rozhaja. Në Zonen okupuese italiane dhe në kuadrin e Shqiperisë Natyrale hynë edhe Tutini, Sjenica dhe i tërë Peshteri. Në këtë rast rol të rendësishem kanë luajtur edhe polici dhe njesitë vullnetare shqiptare. Gjermanet kanë kontrolluar Pazarin e Ri me rrethin , rrethinë kjo që i ishte bashkuar atë kohë Mitrovicës dhe gjithë Kosovës. Në gjysmën e dytë të vitit 1941 në Prefekturat e nënprefekturat e shtetit shqiptar ishte formuar edhe policia shqiptare dhe njësit vullnetare për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare të cilën e mbështeste Italia. I tërë Sanxhaku pothuajse qeverisej nga shqiptaret e italianet, pos Pazarit të Ri me rrethinë që kontrollohej nga gjermanet. Të gjitha njësit vullnetare kishin për qëllim mbrojtjen e fshatrave dhe gjithë krahinës së Sanxhakut nga cilat do forca sllave varësisht bindjeve të tyre politike, qofshin ato çetnike apo partizane. Kështu vullnetari shqiptar i Sanxhakut gjatë kësaj kohe e kishte pushkën pa rryp pasiqë ajo i duhej për çdo çast. Të gjitha këto njësi kanë pas karakter mbrojtës dhe kanë pas oficert dhe ushtaraket e vet komandues të emëruar nga vet pjestarët e tyre. Zakonisht zgjidheshin më trimat dhe ata me përvojën ushtarake të arritur në ushtritë pushtuese ose të edukuar ushtarakisht në shkollat ushtarake turke. Këtë fat e kanë pas edhe djemt dhe baballarët trima të fushes së Peshterit siç ka qenë edhe Ibër Qosi i katundit Baraçak në komunën e Leskoves që ishte nën prefekturën e Tutinint. Njësitet vullnetare janë dalluar nga ato të formacioneve policore si nga ana organizative ashtu edhe nga ana e grupimit nacional. Kështu njësit vullnetare kanë qenë etnikisht të pastra shqiptare dhe kanë shërbyer kryesisht në fshatrat e veta, janë ushqyer në familjet e tyre dhe kanë mbajt armet kryesisht personale. Ndërkaq njësit policore që ishin formuar nga okupuesi nën moton për luftë anti komuniste ishin të përziera sa i përket strukturës nacionale dhe të uniformuara e të armatosura mirë dhe shërbenin me pagë. Njësit vullnetare janë formuar në gusht të vitit 1941 nga pushteti shqiptar dhe gëzonin autoritet në popullatën e asaj ane. Duhet potencuar se këto forca për tri vjet rresht nuk kanë lejuar që forcat çetnike të prira nga Drazha Mihajlloviq të bëjnë spastrime etnike dhe masakra në Fushën e Peshterit dhe në Sanxhak. Ibër Qosi me të formuar këto njësi vullnetare ai u rreshtua në krye të tyre pasi që edhe i takonte për kah pozita që kishte si kryetar i komunës së Suhodolit. Pozita që kishte fituar me vullnetin e popullit të Sanxhakut atij i dha epitetin e komandantit të pergjithshem të kësaj zone. Meqë njihej nga jo shqiptaret ai ishte i rrezikuar që të qëndronte në komunë si komandant. Ibra me një grup shokësh i vishet malit. Grupet e luftëtarëve që mbanin epitetin e Kapuç Bardheve. Plis Bardhet i kishin venë vetes detyrë që të mbronin nga forcat sllave në radhë të parë pragun e shtëpisë dhe krahinën e Sanxhakut si territor i shtetit shqiptar. Komandanti Ibër Qosi po vepronte me mençuri. Ai ishte figur emblematike e qendreses së shqiptareve dhe muslimaneve te Sanxhakut. Pasiqe nuk kishte besë të madhe në Italianet dhe Gjermanet e që thoshte se pushtues të mirë nuk ka, Iber Qosi lëshon Sanxhakun dhe iu bashkangjitet forcave djathtiste në Kosovë. Ai se bashku kishte mar edhe familjen e vet në Kosove. Ishte strehuar tek familja e Halit dhe Arif Elshanit në katundin Saradran të Istogut. Meqenëse lëvizja kaçake e Podgurit ishte ne kulm Ibra me shokë u bashkohet këtyre njësive çlirimtare.
Pushtimi i Tutinit dhe “amnistia” për shqiptarët
Pasiqë forcat aleate kishin depërtuar thellë ne Sanxhak, Italia ishte tërhequr dhe forcat vullnetare ishin dobësuar dhe larguar ne drejtime te ndryshme, në Tutin hyjnë forcat partizane. Vendosin administratën me dhunë dhe fillojnë përndjekjet ndaj forcave vullnetare dhe policisë shqiptare të asaj kohe. Meqenëse shqiptarët nuk iu bashkëngjiten komunisteve dhe i çmonin si okupator, shumica e tyre dolën kaçak dhe ikën për Kosovë e Shqipëri, atje ku mendohej së qëndresa ishte më e madhe. Pushteti i ri partizan duke mos gëzuar autoritet në popullsinë e Sanxhakut, në Tutinë për kryetar komune kishte emëruar romin Selim Habiboviq. Habiboviqi vjen në kryesin e komunës pas Avdyl Qosit, që ishte një kushëri i Ibrës e të cilin e kishin emëruar pushteti i atëhershëm serb pasiqë Ibra ishte larguar përfundimisht nga Tutini e Suhodoli.
Vet Haso Qoroviqi ka deklaruar së Ibrën forcat partizane dhe UDB-ja serbe e po e kërkonte gjithandej Fushës së Peshterit. Gjatë kësaj kohe bashkëluftëtarët e Ibrës po strehoheshin gjithandej maleve të Bishevës e Rozhajës. Pasiqe komunistet e siguruan pushtetin për kryetar të komunës së Tutinit në pranverën e vitit 1946 sollën punëtori i UDB-së Radomir Mirkoviq kurse në krye të UDB-së emrtohet gjakpirësi Momo Bojoviq. Në gushtin e vitit 1946 dhëndri i Ibros, Rusho Hoxhiq nga Naboji ka kontaktuar Ibrën dhe e ka siguruar atë që të vinte dhe të dorëzohej në “besë” tek partizanet komunist pasiqë ata kishin shpallur “ amnisti “ për të gjithë kundershtaret politik e ushtarak të asaj ane. Ibër Qosi i bindet dhënderrit dhe vendos të kthehet në vendlindje. Vet Haso Qoroviqi më ka deklaruar së Ibrën e kishte takuar në ndërtesën e komunës në Suhodolit dhe pastaj në Tutin. Pasi e kam parë Ibër Qosin në një zyre të komunës i kam thënë se kishte ardhë herët duke e bërë me dije së amnistia nuk do të vlente për të dhe për shokët e tij. Momo Bojoviqi kryeudbashi i Tutinës urdhëron punëtorët e UDB-së që ta lidhin Ibrën i cili kishte ardhur në “besen e partisë komuniste “ aty. Qoroviq thotë se kurr ma se ka parë Ibren. Atë e marrin dhe e burgosin në Tutin. Mëqënëse Ibrër Qosi u pre në besë, jo nga dhënderri por nga pushtei i atëhershëm antishqiptarë ai vendos që për pikë dite të thej derën e burgut dhe të ik. Sipas dëshmitarëve të asaj kohe dhe sipas deklaratës se Haso Qoroviqit, ish zyrtar në komunën e atëhershme të Tutinës, Ibra kapet në ikje e sipër nga një spiun i asaj kohe pak pa arritur në malet e Tutinës. Tutiq Vehbo ishte fatal për Ibrën. Ai e zuri dhe partizanet e kapen. E kthyen në burg Ibron dhe të nesërmen u dëgjua lajmi së Iber Qosi kishte vdekur. Kështu i shpallnin komunistet të vdekur armiqt e tyre politik pasiqe natën i kishin pushkatuar dhe groposur diku në malet e Tutinës. Ai u pushkatua pa gjyq si shumica e kundërshtrve të komunizmit të asaj kohe. Vrasja e tij ishte humbje e madhe për Sanxhakun dhe shqiptarët e atjeshëm.