Albina Deda: Rama mburret çdo ditë se paska menaxhuar epideminë e COVID-19 më mirë se të gjithë!
Albina Deda
Në fakt shqiptarët e kishin kaluar në shumicë kur ai deklaroj rastin e parë.
Ka mendime mes mjekësh profesionistë duke u nisur nga rastet e shumta virale dhe mjaft të rënda si raste që Covid 19 ka qarkulluar në Shqipëri, me shumë mundësi jo që në Shkurt, por që nga Dhjetori 2019.
Për të vërtetuar këtë gjë nëse do kryeepidemiologu virus i Surrelit duhet që gjithë CT pulmonare që janë bërë në spitale shtetërore apo private në periudhën Dhjetor 2019 e deri në fund të Shkurtit 2020 të shihen dhe ku ka dyshime radiologjike për Covid 19 të shikohen testet laboratorike, nëse janë kryer më parë dhe të bëhet test serologjik po këtyre pacientëve të kësaj periudhe tani aktualisht.
Atëhere vërtetohet plotësisht se i jemi afruar 60 përqindshit të imunizimit të popullatës.
Mbyllje u bë ngaqë dihej ça kish vorba brenda, dështimi i sistemit shëndetësor, u bë izolimi i qytetarëve, masa ekstreme, diktatoriale duke krijuar panik e braktisje njëkohësisht, masa që do të japin në ditët në vazhdim problemet e shumta në popullatë nga përkeqësimi i të sëmurëve kronikë pasuar nga mjerimi dhe fataliteti!
Edvin Rama, kryeepidemiologu i Surrelit nuk është gjë tjetër veçse një kadavër politike të cilën mafja e krimi oligarkik po mundohen ta mbajnë në këmbë duke përdorur çdo situatë me mashtrime, propagandë, me paterica e makiazhe trukuese!