Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Vaid Hyzotit vjen në italisht nga Mimoza Pulaj

Matisse exhibition at Tate Modern hailed by critics - BBC News

Foto ilustruese nga Henri Matisse

 

DY FIJE FLOKU

 

 

Dashuri s’kam bërë dhe mbase gjithë jetën

Nuk do të shkoj me vajzën që kam dashur vërtetë.

Se njeriu vetëm një herë dashuron me të gjithë indet,

Çdo flirt e dashuri tjetër

E plotë s’do të jetë.

 

E ruanin nën qerpikë ata që e donin

Nëna dhe vëllai i saj aq i mirë.

Atëhere s’kish motele,

S’gjenim shtëpi ku të shkonim.

Nga pengu akoma i kam flokët e nxirë!

 

Por veç një herë, një herë të vetme

Flokët me gishta ia kreha e ledhatova…

Dy fije-hajmali më mbetën në duar,

S’i treta, i shtërngoja

Të bëja shenjëzat në mollëza!

 

Të nesërmen s’e di ku shkuan ato dy fije floku,

Kishin hyrë në damarë, në arterie dhe vena,

Prej tyre patjetër kam sistemin nervor,

U bënë gërshetë, a dorezë

Ku rri e varur zemra!

 

Dhe po ikën jeta dhe ende akoma

Asnjë vajzë s’i dhashë përkedheli të plota!

Doja t’i llastoja, por shumë nuk i ndjeja

Nuk më linin flokët

Mbetur nëpër mollëza.

 

Flokët e saj kam shenja të gishtërinjve,

Në dhe do t’i marr. Dheu kurrë s’i tret.

A do më hapë varrin për një llastim të plotë?

A do vijë të marrë

Veç flokët e vet?

 

 

 

 

SOLO DUE CAPELLI 

 

 

Non ho fatto l’amore e forse per tutta la mia vita

Non andrò con la ragazza che ho amato davvero.

Perché l’uomo solo una volta ama con tutte le  sue cellule,

Ogni flirt o altro amore

Non sarà  mai intero.

 

Lo tenevano sotto le ciglia loro che  lo amavano

Sua madre e  suo fratello così tanto buono.

Una volta non c’erano motel,

Una casa dove andare  non trovavamo.

Ho ancora i capelli scuri dal cruccio! Che bel dono!

 

Ma una volta, una volta solo

Le ho pettinato e accarezzato i capelli …

Due capelli – portafortuna    mi sono rimasti nelle mani ,

Non li ho persi, li ho stretti  forte

Per lasciare i segni  sulle mie dita!

 

Non so , poi , dove sono finiti quegli amuleti,

Erano entrati nelle vene e nelle arterie ,

Loro  sicuramente non mi danno pace,

Sono diventate   trecce o un manico

Il cuore da appendere!

 

A nessuna ragazza ho dato una carezza completa

E sta andando la vita !

Volevo accarezzarle ma non le sentivo

Non mi lasciavano i capelli

Rimasti tra le dita .

 

Come impronte sono  i suoi capelli,

Li porterò nella tomba. La terra  mai li fa  perdere.

Aprirà la mia tomba per una carezza completa?

Solo i suoi capelli

Verrà a prendere ?

 

 

Please follow and like us: