Edhe meteoriti që iu afrua tokës ishte në formë maske
Një meteorit i dimensioneve gjigante kaloi afër Tokës, më 29 prill. I quajtur 1998OR2, edhe pse me një diametër prej 1.5 kilometra, ai nuk e rrezikoi planetin, duke kaluar rreth 6.3 milionë kilometra nga Toka, pak a shumë 16 herë distanca nga Hëna. Meteoriti në fjalë u monitorua nga komuniteti shkencor, për të dhënat e vyera që ai mund të japë dhe ditët e fundit falë teleskopit në një stacion vrojtues të NASA në Puerto Riko është arritur të fiksohet në një fotografi. Pamja habiti dhe paksa tmerroi hulumtuesit. Pak nga gjendja psikologjike që po përjetojmë në çdo cep të planetit, pak nga ngjashmëria reale, meteoriti duket sikur ka formën e një…maske gjigante, një nga ato që mbajmë kur shkojmë në supermarket ose në vendin e punës për shkak të COVID-19.