Albspirit

Media/News/Publishing

Sazan Guri: KORONA APO KOVID 19 – MASHTRIMI I MADH NJERËZOR (2)

Shqiptarët kanë 'gjak blu'”, Sazan Guri befason me atë që tregon ...

Pjesa e dyte

  1. MASHTRIMI ME QYTETARËT E BOTËS

3.1 Kësisoj, që mos të themi se kjo pandemi është mashtrim, le të dalin mjekët apo politikanët e të na përgjigjen:

  1. pse shqiptarët patën kaq pak prekje dhe kaq pak vdeklje, jo se u mbyllën, sepse njerëzit u takuan mjaftueshëm, që nëse kovidi ekzistonte aq sa, nuk do të linte njerëz pa kapur?
  2. pse shqiptarët patën kaq pak prekje dhe kaq pak vdekje, edhe në shtetin fqinj Italian, ku nga 25,000 vdekje, covidi 19 rezultoi me 12 jetë shqiptare të humbura?
  3. pse shqiptarët nuk e pësuan si shumë kombe të tjerë në gripin spanjoll, a nuk kërkon kjo një studim enkas për të nxjerrë një konkluzion që mund t’i shërbejë vaksinës që duan? Por jo, se duan mashtrimin?!
  4. pse duhej të mbylleshin edhe të shëndoshët, sikundër të sëmurët, që duhet të ishin bartësit e lëvrimit të ekonomisë dhe bartësit e antiviruseve ose të trupave antitrup?
  5. pse virusi pëson ndryshime në vende të ndryshme dhe pse nuk kapi të gjithë botën?
  6. pse gjysma e viktimave iu përkasin institucioneve të azileve?
  7. a ka qenë kryesore mungesa e vitaminës D shkak për kovid te pleqtë, dhe e përkthyer në vdekje nëpër instirucionet e Azilëve?
  8. a ç’aktivizohet sa do pak virusi në duar, gojë e hundë, për shkak të qelizave imune të këtyre sistemeve dhe pse na detyruan që t’i mbyllim këto sisteme që kanë nga Zoti të stisur vetëmbrojtjen imunitare?
  9. a është mbajtja e maskave, dorezave, emocion i përkthyer në stres, si faktor kyç në uljen e imunitetit.
  10. pse shtyhen drejt vaksinimit të gjitha insinuatat e politikanëve, në një kohë që nuk janë prodhuar vaksinat për viruset e tjerë deri me sot?
  11. pse dy Billat në Amerike nuk iu bëjnë vaksina fëmijëve të tyre dhe pse për kaq kohë u përdor vaksina me bazë zhive, dhe mbas shumë dështimeve (fëmijë sakat, vajza sterile, deri në vdekje) u gjet shkak dhe rast për vaksina eklogjike.
  12. pse ka kaq shumë fëmijë autikë, a mos vallë kanë lidhje me 40 substancat kimike brenda në vaksinë, shumica e të cilave janë metale të rënda, ku deri më sot ishte me bazë zhive ose merkuri, që bën të jetë e freskët vaksina.
  13. pse nuk shpallet pandemi për vdekjet që vijnë nga duhani, nga ndotja e ajrit, nga kequshqyerja, nga të pangrënët, nga të mbigrënët, nga sëmundjet e zemrës që i marrin jetën njerëzisë më shumë se 70% të rasteve vdekje?

3.2 Që të gjitha këto më sipër na japin arsyen dhe motivimin njerëzor që:

  1. të pregatisim trupin për të prodhuar vaksinën origjinale brenda tij apo të presim vaksinën, që edhe në rastin më të mirë e rikombinuar (me copëza ribashkimi prej komponentëve vaksinorë për viruset e tjerë) do të mund të arrijë një rezultat, jo më të mirë se 80%. Ndaj, kur thotë edhe Bill Gate, se edhe mund të vdesin, diku 700’000 veta nga vaksina (shumë më shumë nga sa po vdesin prej virusit sot), apo s’ka gjë?!.
  2. të pyesim se cila është zgjidhje? Vaksina antitrup apo katër vaksinat e dobësuara që bën vjeshtën e kaluar italianët?
  3. mos vallë shoqërija njerëzore po kthehet në fillimet e veta, ku disa numëra skllavopronarësh modernë do të vendosin për jetën e miliona apo miliarda qytetarëve të pafajshëm (skllevër modern) që kanë faj se marrin pjesë në procesin e frymëmarrjes, duke nxjerrë CO2. Por, njerëzia sot ka një faj më të madh si atë të dremitjes që nuk analizon asnjë fakt dhe kujton si struci që zhyt kokën, se do të shpëtojë jo për aftësi të trupit të vet, por për shkak të rregullave të mastrimit të madh dhe pranon me heshtjen e tij të bëhet qenie e detyruara të zgjedh vaksinën e porositur me motiv ç’popullimi (ndiq pjesën përkatëse në këtë libër), që dtth se  sistemi ynë imunitar nuk do të jetë në gjendje të ketë fuqi të luftojë edhe virusin laborator edhe virusin natyror. Kjo është çështja do klithte Hamleti?!
  4. të pranojmë apo të marrim llogoren e katër kundërshtive të mëdha si 1. kundra vaksinës, 2. kundra Gates, 3. kundra çipit dhe 4. kundra 5G.
  5. pse në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të përshpejtuar zunë vend tre ngjarjet e mëdha 1. ashpërsim i ligjit të kodit penal, duke e klasifikuar vepër të rëndë penale ngjitjen e gripit, me dashje apo pa dashje, 2. pse shqipëria tërhiqet nga Konventa e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, që t’i hapet rruga masive e vaksinimit të tyre dhe 3. pse, pikërisht zgjodhën shqipërinë si laborator për të provuar vaksinat, kur ato do të mund të prodhohen.

3.3 Se ndryshe:

do vuajmë sindromin kinez, ku deri më sot ka prekur gjithë virologët e botës që nuk flasin pa lejen e politikanëve ose flasin si ata, por kjo sindromë nëse prek edhe qytetarët e lirë, o Zot hajde na merr, biles tani!.

Një shqetësim akoma më i madh do të ngelet për njerëzimin se si do të jetë qasja e politikanëve, kur bota do të përballet, si puna e fabulës që ujku erdhi me të vërtetë, me rastet siç mund të jenë katër pandemitë inxhin ierike si:

  1. Armët biologjike, ose teknologjia e re e bio-projektimit që mund të krijohen sot, dhe që mund të bien në duar të grupeve të kriminale, të cilat janë shumë më të këqija se ato që krijon vetë nëna natyrë.
  2. Armët bërthamore, të cilat janë rreziku më i madh ekzistencial për njerëzimin, ku janë 15 mijë armë bërthamore sot në botë, të gatshme për tu lëshuar, dhe mjafton vetëm një shtypje butoni.
  3. Sulmet kibernetike, ku jemi në një botë, në të cilën gënjeshtra udhëton më shpejt se e vërteta, ku njerëzit lexojnë receta të rreme shërimi dhe vënë jetën në rrezik, duke përdorur produkte apo ilaçe, pa menduar për pasojat dhe vërtetësinë e atij lajmi, e quajtur ndryshe infodemi.
  4. Ndryshimi klimatik, ku nuk ka gjasa në fakt ta bëjë gjithë botën të pabanueshme, siç është Venera, por pjesën më të madhe ndoshta, që dtth se nuk do të ketë ushqim, nuk do ketë ujë, ekosistemet do të shkatërrohen, do të ketë emigracion masiv drejt vendeve të shpëtuara dhe  kështu rendi global do të destabilizohet.

 

Përfundimet dhe qëllimi final

 

  1. MESAZHET

 

4.1 Mesazhi i parë

Koronavirusi duhet të shërbejë për të na mësuar:

  1. që duhet të veprojmë shpejt, para se e keqja të vijë mbi ne;
  2. duhet të rezistojmë ndaj erozionit të së vërtetës dhe sulmeve në rritje ndaj ligjërimeve racionale;
  3. duhet të përfshijmë njohuritë shkencore në proceset e vendimmarrjeve;
  4. e gjithë bota duhet të punojë, si një e tërë e vetme për të mbijetuar.

 

4.2 Mesazhi i dytë

Pandemia ishte shkatërruese, sepse dështuam t’i ndjekim këto katër leksione.

 

4.3 Mesazhi i tretë

  1. Gripi kovid i ngjan ujkut, bëj çfarë të duash, ai do të marr racionin e vet. Nuk ndodh që ujku mos të gjejë stanin me delet e sëmura. Ai ecën km pas km deri sa i rritet oreksi dhe ndjeshmnëria, dhe arrine zbulon se ku është stani me delet me brucelozë. Dhe sikur bariu ti ektë futur në kështjellë, dhe sikur qeni të jetë balo, i madh, i fortë, ai ujku do ta gjejë rastin t’i kap delet, kujdes, kurrë jo të shëndosha, por ato të sëmura që i bëjnë dëm tufës, njeriut dhe natyrës dhe do i ther në fraksion sekonde dhe lëpin dashin më të mirë duke e hutuar dhe e bën të ec drejt rrugës e tufës së vet familjare, por që ujku në largësinë afër e pranë familjes duhet ta ngrejë në shpatull dashin se ndryshe nuk zgjidhet kryefamiljar. Kështu është edhe puna e virusit, ai do të vijë si i ‘ftuar’ natyror, do të marr shëndeligët dhe do iki vetë.
  2. Gripi covid i ngjan edhe tërmetit, sikundër tërmeti shëndosh tokën, mendjen e njeriut, ndërtimet dhe gripi përmirëson shëndetin e njeriut. Toka është në gjendjen e sotme, e pjekur dhe me hieshinë që ne gëzojmë, me male e fusha, me dete e lumenj, me minerale e me yshyre, për shkak të tërmeteve e vullkaeve në milona vjet. Dhe njeriu është në gjendjen e sotme imunitare, për shkak të luftës që ka bërë me bakteret dhe viruset përgjatë mijëvjeçarëve.

Ndaj, forconi sistemin imunitar dhe dilni, ndjehuni dhe jini të lirë. Diellin, detin, ujin, ajrin nuk ka virus ta mbysë dhe as nuk ka vaksinë ta zëvëndësojë.

4.4 Se ndryshe do përballemi me një pandemi post pandemi, akoma më të madhe:

  1. si ajo që 260 milion njerëz do të jenë drejt vdekjes së sigurtë pas pandemisë.
  2. po aq do të përballemi me njerëz të cilët do të kenë e do të çfaqin probleme me raste depresive, me goditje në psikikë që kushedi sa duan të marrin veten.
  3. me ekonomi të shkatërruar, që kushedi sa kohë duhet për të qenë ku ishim.

Është aq mashtrim i madh sa sikur, titullarët e mashtrimit të thonë se gripi iku, njerëzit e bombarduar me luftë, tanke e vdekje, do e besojnë si dita e parë e çlirimit, si një 28 apo 29 nëntor të tretë.

 

Please follow and like us: