Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi sjell në një libër Sigurimin e Shtetit në Librazhd (6)

Bedri Blloshmi tregon kalvarin në burgje: S' i fal! Më morën jetën

Emrat realë të pseudonimeve të agjetëve  nga libri “Historiku i Degës së Punëve të Brendshme Librazhd”.
B.P “Surrati” – Halil Bozha, Rrajcë
B.P “Miku Personal” – Jaho Balliu, (denoncuesi i Selim Gurrës).
B.P “Vigjilenti” – Mefail Biçaku, Qarrishtë
B.P “Shelgu i Butë” – Mahmut Vasku, Lëpushë
B.P “Turja” – Qamil Selim Muçaku, Xhyrë
Marko Laçka, operativi i Pogradecit arratisur në Jugosllavi.
B.P. “Themeli” – Ram Kurti B.P që ndiqnin Sami Blloshmin
B.P “Turja” – Qamil Selim Muçaku, Xhyrë
B.P “Guri” – Shahin Yryku, Fanjë
B.P “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu, Qukës
B.P “Nogoli” – Ëngjëllush Çela, Manastrec
B.P “Sporti i Koresë” – Nuk ka emër
B.P “Shela e Venoit” – Nuk ka emër
B.P “Sagura” – Nuk ka emër B.P “Luani” – Nuk ka emër
B.P “Deti Adriatik” – Nuk ka emër
Në këtë punim ka plot bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, por u janë hequr emrat origjinalë.

 

 

 

KREU V: Prefeksionimi mëtejshëm i luftës kundër zbulimeve imperialisto revizioniste në periudhën 1961- 1965

 

  1. Situata në rreth.

 

Kongresi IV-të i PPSH bëri bilancin e shndrimeve ekonomiko-shoqërore duke përcaktuar një etapë të re të ndërtimit të socializmit në vendin tonë. Ajo që tërheq vëmendjen si për mbarë punonjësit e vendit tonë, edhe për kuadrot e sigurimit të shtetit ishte dalja hapur e revizionizmit Hrushovian si variant i ri që kërkonte të shuante luftën revolucionare të popujve, të devijonte nga rruga e marksizëm- leninizmit të Partive Komuniste e puntore dhe në veçanti kundër PPSH. Menjëherë mbas mbledhjes së Moskës të Nëntorit 1960, ku shoku Enver argumentoi shkencërisht dhe në rrugë marksiste-leniniste mbi devijimin nga kjo rrugë te udhëheqies sovjetike me në krye renegatin Hrushov, si dhe mbas punimeve të Kongresit të IV-të të Partisë, udhëheqja sovjetike kaloi në një veprimtari çfrenuese presioni e bllokade kundër vendit tonë. Siç dihet ajo në menyrë të një anëshme prishi marëveshjet e lidhura midis dy vendeve, ndërpreu kreditë, tërhoqi specialistët nga Shqipëria si dhe qëndrime dhe veprime të tjera që dëshmojnë për hedhjen në ekspasion të këtij varianti të ri të revizionizmit dhe me mjaft rrezikshmëri e pasoja për kampin e socializmit e lëvizjes marksiste-leniniste në botë. Në kuadrin e luftës së madhe që zhvillonte Partia e Punës së Shqipërise dhe populli shqiptar kundër revizionizmit modern, imperializmit dhe gjithë reaksionit botëror, detyra të rendesishme u dilnin organeve të sigurimit të shtetit, si organe speciale dhe dorë e çelniktë e Partisë. Ato nënë udhëheqjen e Partisë luftuan që në radhe ë parë të njohin mirë drejtimet e veprimtarisë armiqësore që kishin zhvilluar revizionistët Hrushovianë kundër vendit tonë si dhe të intensifikonin punën e tyre për zbulimin parandalimin e demaskimin në kohë të kësaj veprimtarie.

Ashtu si githë punonjësit e vendit tonë, edhe kuadrot e sigurimit në rrethin e Librazhdit e vlerësuandrejt politikisht dhe ideollogjikisht bllokadën e egër revizioniste që po i pregatitej dhe ju bë vendit tonë. Ato thelluan më tepër luftën kundër elementit si mik, veprimtarineë e të cilit tashmë e ndeshim në forma e metoda më të kamufluara dhe e gjejmë te koordinuar midis disa abulimeve. Gjatë kësaj periudhe veprimtaria armiqësore konsistonte në forma më të zgjeruara si ajo e agjitacionit e propagandës armiqësore e spiunazhit, nxitjes për tendencë arratisje deri edhe thirrjeve që bënte elementi armik për t’u hedhur në kundër revolucion duke përmbysur pushtetin popullor. Në këto situata dhe momente politike përsëri përparësi mer veprimtaria armiqësore e elementit të deklasuar e në veçanti atij kulak i cili bënte përpjekje  për të tërhequr pas vehtes edhe ata që ishin të lëkundur dhe të pa qartë duke i vënë në opozicion me vijën e Partisë. Krijimi i agjitacionit e propagandës jo vetëm që mori përpjesëtime të mëdha por atë e gjejmë të gërshetuar edhe në disa krime të tjera gjë që tregonte se analiza dhe vlerësimi i materialeve që grumbulloheshin në rrugë operative, sektorët në degë duhej t’i bënin në bashkëpunim e koordinim me njeri-tjetrin. Gjithashtu duhej punuar me kujdes për shpëtimin e njerëzve tanë të cilët nga paqartësia Ideollogjike bashkoheshin me armiqtë, prandaj këshillimet dhe demaskimet u vlerësuan drejt nga punonjësit e organeve të sigurimit si masa parandaluese dhe efikase për shpëtimin e njeriut tonë nga rruga armiqësore që kishte hyre. Në të njëjtën kohë u vrejt nje riaktivizim i theksuar I mbeturinave të rektivizimit dhe elementit të deklasuar në rrethin tonë të cilët menduan se tani “erdhi koha për të fltuar parajsën e humbur”. Po kështu agjentura e zbulimeve armike u hodh në aktivitet të mpreftë armiqësor.

 

  1. Ndryshimet strukturale në përshtatje me detyrat aktuale të organeve të sigurimit të shtetit në rreth

 

Krahas punës dhe masave të tjera që morën organet e sigurimit të shtetit për zbulimin e shpartallimin e veprimtarisë armiqësore, gjithnjë në rritje kundër vendit tonë, situata diktonte si domosdoshmëri objektive edhe përshtatjen e vetë strukturës organizative të sektorit të sigurimit në degë. Kështu duke parë riaktivizimin e agjenturës së zbulimeve armike në menyrë më të theksuar në zonën e brezin kufitar, në vitin 1963, u krijua seksioni k/zbulimit të kufirit, gjithashtu u forcuan dhe zgjeruan edhe sektorët e tjerë si ai i zbulimit kapitalistorevizioniste, i mbrojtjes së ekonomisë socialiste etje. Në degë funksioinonin rregullisht edhe sektorët e hetuesisë, shifrës, i kuadrit dhe kartotekës, ndërlidhjes. Gjatë kësaj periudhe teritori i rrethit të Librazhdit ndahet në 5 zona operative si: Zona e lokalitetit të Rrajcës, e Quksit; zona e qëndrës e cila përfshinte fshatrat Librazhd-katund, Porëz, Zgosht, Letëm Qarrishtë, Dragostunjë, Gizavesh e Hotolisht; zona e qytetit në të cilën përfshihej dhe zona e Polisit si dhe zona e Çermenikës. Kujdes u tregua gjatë kësaj periudhe qoftë për konsolidimin e këtyre zonave e seksioneve ashtu edhe për koordinimin e punës me sektorët e tjerë, në veçanti me atë të policisë.

 

  1. Zbulimi dhe goditja e agjenturave të zbulimeve kapitalisto-revizioniste

 

Siç u theksua edhe më lart, në këtë periudhë zbulimet kapitalisto-revizioniste po intensifikonin punën e tyre për aktivizimin e agjenturës së tyre në vendin tonë si dhe përpjekjet për tërheqie të reja, qoftë edhe në perspective të gjatë. Propaganda armiqësore nga elementi armik zhvillohej kryesisht për krijimin e panikut e të pasigurisë në popull duke shpjeguar se gjoja është e pa mundur ekzistenca e shtetit tonë tani që u prishëm edhe me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera ish demokracive popullore. Gjithashtu përsëri në plan të parë dilte veprimtaria e elementit armik për nxitjen e tendencave të arratisjeve. Kjo duket në numrin e madh të përpunimeve agjentural me këtë tendencë si dhe në të dhënat që mernin organet e sigurimit të cilat bënin fjalë për detyrat qe zbulimet armike i jepnin agjenturës së tyre në rrethin tonë. Aktivitet të theksuar armiqësor filluan te zhvillojnë emigrantët dhe të riatdhesuarit të cilët tashmë menduan se ju krijuanë kushtet e përshtatëshme për të realizuar detyrat që kishin marë nga zbulimet kapitalisto-revizioniste. Organet e sigurimit të shtetit si rezultat i grumbullimit të materialeve me vlerë operative bënë që të ndiqnin në rrugën e përpunimit agjentural 18 persona me tendencë si agjentë te zbulimeve kapitalisto-revizionsite pa përmendur këtu një numur të madh personash që përpunoheshin për agjitacion e propagandë armiqësore, për sabotim në ekonomi etj. Zonat më kryesore ku vepronin këta elementë armiq ishin Rrajca, Quksi, Katjelli e Kotodeshi, Qarrishta, Letmi e Zgoshti. Gjatë veprimtarisë së tyre ata punonin me kujdes dhe për riaktivizimin e mbeturinave të rekasionit që ka vepruar në këtë zonë. Karakteristike ishte fakti se pjesa më e madhe e agjentëve që u shërbenin zbulimeve armike kur shikonin se është i pa mundur vazhdimi mëtejshëm i veprimtarisë së tyre armiqësore, kërkonin që të arratiseshin. Prandaj edhe nga statistikat del se numuri i elementëve me tendencë arratisje vinte gjithnje në rritje dhe se organet e sigurimit të shtetit tendencat e arratisjeve i vlerësuan jo vetëm në kuadrin e parandalimit të arratisjeve por edhe në atë se këtu kishim të bënim edhe me agjentët e zbulimeve arrnike për të cilët deri në atë kohë nuk ishin marrë të dhëna  të tilla. Prandaj u shtruan detyra dhe u forcua puna krahas sektorëve të tjerë ne veçanti në sektorin e k/zbulimit të kufirit dhe ate të zbulimeve kapitalisto-revizioniste. Në vitin 1961, u arrestuan për tentativë arratisje Shahin Qamil Skurra dhe Leonidha Llambi Zhgura, ndërsa për agjitacion e propagandë armiqësore.

Kush ishte Çekrez Hasa?

Çekrez Hasa ishte nga Jugosllavia ardhur në vitin 1945 si emigrant ku martohet në fshatin Rashtan dhe banon në shtëpinë e gruas si dhëndër me punë në sektorin e sharrës Stravaj. Gjate luftës Nacional çlirimtare ai ka qenë komandanti i bandës së Isa Manastirit. Në vitin 1945, kur erdhi ai emigrant ne vendin tonë ai u paraqit me emër fallco Islam Lumjani por në vitin 1949 ai u zbulua se emrin e vërtetë e kishte Çekrez Hasa. Gjatë kohës që punoi në sektorin e sharrës Stravaj u hodh plotësisht në aktivitet armiqësor në formën e agjitacionit e propagandës e cila drejtohej kryesisht kundër Partisë Punës Shqipërisë, sistemit ekonomik, gjendjes ekonomike të vendit tonë duke bërë gjithmonë krahasime me jetesën që bëhej në vendet kapitalisto- revizioniste. Përpunimi tij u bë i shpejtë dhe në rrugë operative u vërtetua plotësisht me agjenturë paralele si dhe më vonë edhe nëpërmjet materialeve me vlerë ligjore të cilat shërbyen si bazë edhe për arrestimin e tij. Midis tjerave gjatë përpunimit të tij agjentura informonte se Çekrezi është shprehur: “Komunistët janë shitur, ata janë pa atdhe, pa fe, dhe çdo gjë kërkojnë ta shkatërrrojnë, kur të më vijë koha ime unë do t’i rimorkoi me makinë qe t’u dali shpirti me mundime”. “Situata do të ndryshojë, se ky regjim nuk do ta ketë të gjatë, Amerika është pregatitur dhe do ta zhduki farën e komunistëve në tërë botën. Lufta është e pa shmangshme dhe në ketë luftë do të fitojë Amerika dhe Anglia”. Në drejtim të gjendjes ekonomike gjoja të rëndë dhe që vinte duke u keqësuar në vendin tonë ai është shprehur: “Gjendja ekonomike në vendin tonë është e veshtirë dhe kjo po keqësohet vazhdimishtë. Me sistemin e kooperativës bujqësore këta po e marrin popullin në qafë. Edhe këta vetë po e shofin por nuk e ndryshojnë dot sistemin sepse i kanë lyer duart me gjak. Jeta në Jugosllavi, Greqi e vende të tjera kapitaliste është shumë e mirë e jo si tek neve që po vdesin njerëzit për bukën e gojës…” ejt. etj. Pothuajse në këtë formë e zhvilloi veprimtarinë armiqësore edhe Shahin Skura, i cili vinte nga shtresa të varfëra dhe me punë e banim në fshatin Pishkash. Shahini ne vitin 1958, u arratis në Jugosllavi sepse nuk pranoi të hynte në kooperativën bujqësore. Nga Jugosllavia al kaloi në Greqi, Itali dhe Francë nga ku në vitin 1960 u riatdhesua ne vendin tonë. Gjatë përpunimit agjentural që ju bë këtij objekti doli se ai zhvillonte agjitacion e propagandë armiqësore në format më therëse si dhe dyshime se ishte agjent në shërbim të zbulimit jugosllav. Në zbatim edhe të porosive të dhëna edhe nga UDB-ja jugosllave mbasi Shahini kishte grumbulluar disa materiale të karakterit sekret për sektorët e mbrojtjes, ekonomisë etje, duhesh patjetër të arratisej në Jugosllavi. Veç të tjerave në vitin 1961, ai bëri pregatitjet e nevojshme, studjoi gjendjen e mundësitë e arratisjes, u pais me materialet e nevojshme si pinca, izolantë etje për të prerë klonin e kufirit dhe në fund u kap nga forcat e kufirit në tentativë për të kaluar kufirin. Gjatë procesit hetimor, ai pranoi veprimtarinë e tij armiqësore dhe porositë që i kishte dhënë UDB-ja jugosllave por nuk e kishte rekrutuar si agjent për faktin se nga një anë ky duhet të jepte prova më të mëdha para zbulimit jugosllav siç ishte sjellja e këtyre informatave në kohën kur u nis të arratisej; ashtu dhe për arsye se nga qe zbulimi jugosllav kishte frikë se ky do të kapej nga organet e sigurimit te shtetit duke u dëshifruar si agjent dhe për rrjedhim do të dekonspirohej puna e tyre prandaj nuk e tërhoqën në bashkëpunim. Planin për rekrutim UDB-ja e kishte bërë kur ky do të arratisej dhe të dërgonte informatat e grumbulluara.

Në këtë formë u zbulua dhe dokumentua edhe veprimtaria armiqësore e Leonidha Zguros nga Voskopoja e Korçës dhe me punë shofer në kooperativën e konsumit Librazhd. Duhet theksuar se ajo që i shpejtoi përpunimin dhe dëshifrimin e këtyre agjentëve ishin intensifikimi i masave agjenturalo-operative dhe bashkëpunimi i ngushtë me popullin. Mjaft rezultate dhanë tërheqiet e reja në bashkëpunim të organeve të sigurimit të shtetit nga këto ambjente armiqësore, ekspozimi i këtyre elementeve, në veçanti emigrantët dhe të riatdhesuarit para masës së popullit, e cila ngriti më lart vigjilencën revolucionare të masave punonjëse. Po thuajse të gjitha përpunimet ndiqeshin me bashkëpuntorë në kategorinë e agjentit dhe pjesa më e madhe e tyre kontrollohej edhe me agjenturë paralele. Në përpunimin e këtyre objekteve është përdorur me sukeses kompleksi i masave agjenturalooperative si dhe nga dita në ditë puna dhe veprimtaria e  organeve të sigurimit të shtetit po vihej mbi baza shkencore duke përdorur me efikasitet qoftë mjetet teknike e shkencore ashtu edhe në harmoni me llojet e tjera të punës agjenturalo-operative.

Mjaft interes për organet e sigurimit të shtetit paraqiti edhe arrestim i objektit 2/A Sali Tarushi, i cili u bë më datën 27. 5. 1963. Saliu ishte nga Rrajca dhe karakterizohej nga cilësi e karakter moral të dobët, grindavec dhe që sillte trazira në fshat. Qëndrimi tij tërhoqi vëmendjen e organeve të sigurimit por jo në masën e duhur dhe prandaj ai e shfrytëzoi këtë dobësim të vigjilencës dhe në vitin 1949, uarratis në Jugosllavi. Menjëherë atje thirret nga UDB-ja jugosllave dhe rekrutohet si agjent në shërbim të atij zbulimi. Njëkohësisht atje ai mbaroi edhe një kurs spiunazhi dhe më vonë kaloi në Greqi nga ku pastaj në Kolumbi dhe që andej riatdhesohet në Shqipëri. Kjo formë e veprimtarisë armiqësore të zbulimit jugosllav për të gjithë agjentët që janë kapur dhe deshifruar në vendin tonë ka patur për qëllim që të largojë vëmendjen e organeve të sigurimit të shtetit se gjoja shqiptarët ndodhen me banim në vende jashtë ballkanit, nuk janë marrë me ndonjë veprimtari armiqësore dhe prandaj kërkesa për riatdhesim do të miratohet më shpejt se në vendet fqinjë. Është pikërisht kjo arsyeja që zbulimi jugosllav i drejtonte agjentët e vet nëpër këto vende duke u këthyer pastaj në Shqipëri si gjoja të penduar dhe qe nuk janë përzier me asnje aktivitet armiqësor.

Por organet e sigurimit të shtetit nuk kanë rënë asnjë herë në lojë te zbulimeve të huaja përkundrazi nën udhëheqjen e Partisë ato gjithmonë i kanë zbuluar dhe demaskuar veprimtarine armiqësore dhe në disa raste për muaj dhe vite me radhë i kanë vënë në lojë zbulimet e huaja duke depërtuar thellë në qëndrat e spiunazhit dhe shtënë në dorë agjenturën e tyre. Edhe kuadrot e sektorit të sigurimit në rrethin e Librazhdit nënë udhëheqjen e organizatës bazë të Partisë ditën t’i kuptojnë në kohë këto makinacione të elementit armik dhe si rrjedhim i zbuluan dhe shpartalluan. Kështu me të ardhur në Shqipëri Sali Tarushi u muar në përpunim aktiv ku në drejtim të tij u drejtuan bashkëpuntorë “Rojtësi”, “Gorica”, “Pelivani” dhe “Pëllumbi”. U bë studimi i materialeve që disponoheshin në ngarkim të këtij objekti, ato u analizuan e vlerësuan në vartësi edhe me të dhënat që jepte zbulimi politik për të arratisurit jashtë shtetit dhe me të drejtë u ngritën versione që kemi të bëjmë me një agjent të zbulimeve armike. Gjatë përpunimit të tij, agjentura jepte informata se objekti zhvillonte agjitacion e propagandë armiqësore por akoma nuk hidhte dritë për deshifrimin e tij si agjent. Me gjithse agjenturës i jepeshin detyra të studjuara për këtë linjë objekti u thoshte bashkëpuntorëve se në Jugosllavi kamë kryer shkollen si mekanik, gjithashtu ai thoshte se në Jugosllavi është një shkollë dy vjeçare për fiskulturë e sport në të cilën UDB-ja jugosllave studjonte dhe zgjidhte elementët e përshtatshëm për t’i përdorur për veprimet e saj. Por asnjë herë ai nuk u shpreh se ishte rekrutuar nga zbulimi jugosllav. Organet e sigurimit nga analiza dhe vlerësimi i drejtë i këtyre të dhënave arriti në konkluzionin se për deri sa ky element i din këto shkolla e kurse si dhe veprimet e UDB-së jugosllave do të thotë që në mënyrë të pa diskutueshme është vënë në shërbim të zbulimit jugosllav. Gjatë përpunimt gjithashtu objekti me simpati të veçantë thoshte se ta dija se jetohej kështu në vendin tonë unë nuk do të kisha ardhur se atje isha “regulluar” mirë në çdo drejtim, prandaj po nuk u përmirësova unë do të arratisem përsëri në Jugosllavi. Me marjen e këtyre të dhënave u intensifikuan masat agjenturalo- operative për goditjen e shpejtë të tij si dhe u muarën masa të rrepta survejimi dhe sigurimi duke evituar kështu arratisjen e tij. Për dokumentimin ligjor të veprimtarisë së tij armiqsore agjenturës ju dhanë detyra të atilla që të vinte në dijeni organet e sigurimit se me cilët persona ka çfaqur pakënaqësitë me pikësynim që atyre t’u mereshin proces kallzime me vlerë ligjore.

Në të njëjtën kohë u hartuan plane të përbashkëta operative hetimore midis sektorit operativ dhe atij hetimor ku këtij të fundit ju dha detyrë që gjatë proçeseve hetimore që zhvilloheshin me të pandehurin për veprimtari spiunazhi, të kërkoheshin shpjegime edhe për Sali Tarushin. Si rrjedhim i intensifikimit të punës agjenturalo- operative dhe marjes së shpejtë të masave të nevojshme bëri qe veprimtaria armiqësore e tij të vërtetohej edhe nga denoncimet e qytetarëve T. A dhe M. S si dhe deponimet e të pandehurve Veli Biçaku, Rusto Mulaj e Xhemile Palluqi. Mbi bzën e këtyre materialeve më datën 20. 5. 1963, u krye arrestimi i Sali Tanushit. Gjatë proçeseve hetimore u vërtetua plotësisht veprimtaria armiqësore e tij në formën e agjitacionit e propagandës si dbe ajo e tendencës së arratisjes jashtë shtetit. Me qënë se në fillim i pandehuri nuk pranonte vënien në shërbim si agjent i zbulimit jugosllav përpunimi tij  vazhdoi edhe në dhomat e izolimit nëpërmjet agjenturës ekzistuese dhe asaj që u tërhoq për këtë qëllim. Mbas kryerjes edhe të disa veprimeve dhe kombinacioneve agjenturale u arrit që i pandehuri Sali Tarushi të zberthehej në hetuesi duke dhënë shpjegime se: “Jam vënë në shërbim të zbullmit jugosllav dhe atij amerikan. Në fillim i kam shërbyer me besnikëri zbulimit jugosllav ku  veç të dhënave mekarakter sekret që kam grumbulluar dhe dërguar, sëbashku me Ymer Çollakun, Ali Adilin dhe Hekuran Demirin kemi ardhur disa herë në rrethin e Librazhdit si diversantë ku kemi sjellë me vehte trakte e fletushka armiqësore të cilat bënin thirrje për tu hedhur në kryengritje për përmbysjen e pushtetit popullor. Ato ne i shpërndamë në lidhjet tona dhe prej tyre murëm të dhëna me karakter ushtarak, politik dhe ekonomik të cilat ia dorezuam UDB-së jugosllave. Në vazhdim të deponimeve të Saliut del se në vitin 1953, me rekomandëm të UDB-së jugosllave e mori zbulimi amerikan në Athinë i cili për muaj rresht nëpërmjet disa oficerave amerikanë u instruktua në shkolla të veçanta spiunazhi. Atje, thekson Saliu, jam thirrur nga agjenti “Rruli” i cili më tha se nga Greqia nuk mund të të riatdheshojmë, prandaj të të nisim për në Kolumbi ku pasi do të rrish për një kohë atje do të riatdhesohesh. Ai më instruktoi se si duhet të mbaj lidhjet me agjentin ndërlidhës të zbulimit amerikan Riza Kallajxhi dhe Rahman Bishën. Vendi i takimit do të ishte Çervenaka e Pogradecit. Edhe në Kolumbi Saliu ka kryer kurse spiunazhi se si duhen marrë informata me karakter ushtarak dhe është mbajtur afër nga gjenerali Huerit i cili midis të tjerave e udhezoi se do të shkonte tre muaj radhazi Çervenakë për të hyrë në lidhje me agjentin nderlidhës Riza Kallajxhiu dhe Rrahman Bisha. Po të mos sigurohej dot lidhja Saliut ju dha detyra të arratisej në Jugosllavi. Saliu deponoi se për kohën që kam qënë në Librazhd dhe Elbasan jam nisur dy herë për të shkuar në Çervenakë për t’u lidhur me Rizanë dhe Rrahmanin, por me qënë se e kuptova se ndiqesha nga sigurimi në Prenjas u ktheva. I rëndësishëm gjatë kësaj periudhe ishte edhe përpunimi i Sami Selman Blloshmit nga Bërzeshta, kulak. Edhe rrethi i tij miqësor si kushërinjtë e tij Hasan Blloshmi, Haki Blloshmi e Xhevdet Blloshmi ishin pjesëtarë aktivë dhe vonë komandantë të organizatës se Ballit Kombëtar për atë zone. Ky i fundit duke e parë ngushtë sepse vëllai i tij Hakiu ju pushkatua nga forcat partizane në Dunicë te Mokrës u arratis jashtë shtetit dhe më vonë veproj si diversnat së bashku me kushërinjtë e tij Bardho Leka. Në drejtim të këtyre objekteve kanë dhënë bashkëpuntorët “Shela e Venoit”, “Tyrja”, “Shkumbini”, “Guri”, “Sporti koresë”, “Pazari Muzinës”, “Nogoli” etj. Përveç agjitacionit e propagandës ky objekt vazhdoi të përpunohet dhe si bazë dhe strehues diversantësh deri sa u siguruan edhe provat e nevojshme për goditjen e tij. Siç shifet tani veprimtaria armiqësore e zbulimeve armike e në veçanti atij jugosllav ishte shtrirë jo vetëm tek agjentët e rekrituar tek të riatdesuarit dhe emigrantët si dhe bazat dhe lidhjet e diversantëve e të bandave, por ai po shtrihej edhe në lidhje më të largëta të tyre ku mbështetjen kryesore e gjetën tek elementi i deklasuar dhe kulak. Duke i shtuar kësaj veprimtarie edhe tendencat e arratisjes dhe agjitacionit e propagandës armiqësore qe zhvillonte elementi armik ne shikojmë se veprimtaria armiqësore e zbulimeve armike në rrethin e Librazhdit e koordinuar midis disa zbulimeve po rritej si në gjërësi ashtu edhe ne thellësinë e saj. Pati përpjekje dhe tendenca që të kalohej dhe të lidheshin me agjentë edhe të rretheve në thellësi por ato nuk arritën të realizohen sepse u zbuluan dhe u goditën nga organet e sigurimit të shtetit në bashkëpunim të ngushtë edhe me popullin.

Duke i parë zhvillimin e situatës ndërkombëtare e cila ishte deçizive për kampin e socializmit gjatë kësaj periudhe elementët armiq u hodhën në aktivitet të mpreftë armiqësor por në veçanti shikojmë nje riaktivizim të math të elementit në kontroll operativ 2B. Prandaj sektori i sigurimit e mori në analizë të gjithë këta element armiq duke përcaktuar edhe ata e kishin bazën për t’u ngritur në përpunim aktiv 2/A, kjo në vartësi dhe me materialet që dilnin vazhdimisht nga agjentura. Veprimtaria armiqësore e elementit armik në formën e agjitacionit e propagandës konsistonte në paraqitjen gjoja të keqe të gjëndjes ekonomike se tani që u prishëm me Bashkimin Sovjetik qeveri po merr fund dhe kjo do të arrijë me ndërhyrjen e Jugosllavisë. Në Jugosllavi janë mbledhur 3.000 të arratisur dhe pregatiten për të sulmuar Shqipërinë, forcat e N.A.T.O.-s kanë ardhur në Greqi e Turqi dhe po bëjnë pregatitje ushtarake kundër vendit tonë. Edhe amerika po pregatitet për luftë. Jugosllavia do ta sulmojë e para Shqipërinë sepse veç pretendimeve të tjera që ka patur dhe ka kohët e fundit ajo nuk ishte dakord as me dënimin e Tahir Demit. Për një luftë të afërt po flet edhe radioja në Gjermani ku edhe atje të arratisurit po stërviten dhe pregatiten për një sulm kundër vendit tonë. Bashkëpuntorët ‘Sagura”, “Nogoli”, “Lumi” dhe “Deti Adriatik” informonin se elementë armiq si Jonuz Kopaçi, Sami Blloshmi etje., shpreheshin se: “Nuk e shikon që në vendin tonë po shëtisin aeroplanë të cilët po hedhin letra, punët tani janë mirë, në vjeshtë do të ndryshojë situate dhe do të fitojmë të drejtat tona. Populli tani është shumë i prekur sidomos nga fjalët e Kongresit të tretë të Partisë i cili shroi problemin e kolektivizimit të bujqësisë, këta duan ta bëjnë popullin si ushtarë me gaveta ne dorë. Ne duhet t’i shfrytëzojmë këto situata të favorshme për në me qëllim që te rritim radhët tona sepse populli është më ne etj”.

“Midis tjerave objekti Jonuz Kopaçi shprehej: “Bëri mirë Marko Laçka që u arratis sepse do ta arrestonin. Titoja nuk ja u ka marrë tokën fshatarëve prandaj ata po jetojnë mirë e jo si neve që na muaren çfarë kishim. Këta me që edhe Bashkimi Sovjetik i la vetëm nuk e kane më jetën e gjatë por çedo që për këtë kohë na muarën në qafë. Këta të qeverisë po më erdhi dita ime do t’i pres duke ua bërë mishin copa copa” etje. Organet e sigurimit të shtetit duke vlerësuar drejt këto të dhëna me karakter te mpreftë armiqësor me partishmëri punuan për të bërë edhe diferencimin e tyre për ndonjë person që nga paqartësia kalonte në veprimtari armiqësore. Ato nën udhëheqjen e Patisë zhvilllluan një punë të dëndur politiko-ideollogjike në masën e popullit ku u ngrit më lart vigjilenca revolucionare. Kjo duket jo vetëm në denoncimet e shumta të qytetarëve pranë organeve të sigurimit të shtetit por edhe në rritjen e vigjilencës dhe zgjuarsisë kufitare në brezin dhe zonën kufitare, në aktivizimin e masës fshatare për fiksimin e levizjen e elementit armik i cili për vetë të kaluaren dhe aktivitetin e tij ishte njohur para masës së popullit. Letrat dhe fletushkat e traktet që hidhnin  aeroplanet armiq në teritorin e rrethit tonë jo vetëm që nuk ndikuan tek masa e popullit për ndonjë çoroditje apo dyshim të vogël ndaj pushtetit popullor por përkundrazi me urrejtje më të madhe ato vinin dhe i dorëzonin para organeve të sigurimit të shtetit duke shpjeguar edhe fakte e momente të cilat shërbyen si pikënisje për zbulimin në thellësi te veprimtarisë armiqësore. Ashtu si më parë edhe gjatë kësaj periudhe në fshatin Kotodesh të rrethit të Librazhdit zhvillohej veprimtari armiqësore veçanërisht në formën e spiunazhit, kështu arrestimi i Rakip Cenkos në vitin 1964, hodhi dritë dhe i hapi perspektivë të mirë punës së sektorit të sigurimit në këtë krahine. Rakip Cenkua vinte nga shtresat e mesme fshatare, para çlirimit kishte punuar si kapter i xhandërmarisë dhe më vonë i lidhur familjarisht me ballin kombëtar. Prej kohësh organet e sigurimit kishin një të dhënë se ai ishte takuar me nipin e tij Muharrem Hajro, i cili ishte me banim ne Rodolisht të Jugosllavisë dhe që ka vepruar disa herë si diversant kundër vendit tonë. Në drejtim të këtij objekti u drejtuan bashkëpuntorët “Rika” dhe “Demografiku” të cilët informonin se ky zhvillonte agjitacion e propagandë armiqësore. Megjithëse vazhdimisht ju dhanë detyra agjenturës për të sqaruar nëse ky objekt ishte agjent në shërbim të zbulimit jugosllav apo jo, ai nuk dha asnje gjë dhe siç u vërtetua dhe nga materiale e burime të tjera rezultoi se duke e parë forcën e organeve të sigurimit të shtetit në se dëshire kisha deponoi ne hetuesi unë nuk u lidha me zbulimin jugosllav dhe nuk pranova të takohem me diversantët e agjenturën e tyre. Ashtu si ky pati edhe disa raste të tjera nga të cilat organet e sigurimit të shtetit arritën në konkluzion se duhet të perfeksionohen akoma më shumë format e metodat e veprimtarisë së tyre për dëshifrimin e agjentëve që ishin vënë në shërbim të zbulimeve armike. Gjithashtu u tërhoq vëmendja se disa raste nuk ishte vepruar mirë në studimin e kandidaturave për tërheqien në bashkëpunim sekret me organet tona sidomos në drejtim të agjentëve dhe rezidenturave te zbulimeve armike. Kjo bëri qe ndonse formalisht ata pranojnë në fakt ishin plotësisht në pozita tradhëtie dhe disa prej tyre si bp “Katrafili” punonte me organet tona në pozita dopiorrol. Ishin këto arsyet që në vitin 1965, u arratisën në Jugosllavi Ferit Dosku dhe Kadri Biçaku të cilët  normalisht kishin pranuar bashkëpunimin me organet e sigurimit të shtetit, pra në këto situate kur rrethit yre familjar e miqësor ishte në aktivitet actual armiqësor u veprua gabim nga organet e sigurimit që Kadri Biçaku të tëhriqej në bashkëpunim mbi baza vullnetare. E njëjta gjë dilte edhe nga proçesi hetimor i rezidenturës jugosllave të Veli Biçakut ku midis të tjerave Ferit Dosku kishte tendencë arratisje. Kanalet që kanë kaluar diversantët nga Jugosllavia në rrethin e Librazhdit dhe në thellësi Vetë pozita gjeografike e rrethit të Librazhdit, terreni i thyer dhe i mbuluar me pyje kanë qenë te përshtatshme për strehim diversantësh dhe për kalesa kufiri, në të njëjtën kohë ai ka shërbyer edhe si kanal për t’u lidhur me agjentët e zbulimeve armike që veprojnë ne thellësi të vendit. Kanalet dhe drejtimet kryesore që kanë shfrytëzuar bandat dhe diversantët kanë qenë:

  1. Krasta e Rrajcë-fushës (sot me klon) ku agjentët mbasi kalonin kufirin merrnin drejtimin Kotodesh-Katjel, Moker, Gramsh.
  2. Gryka e Kalldromit Polis (sot me klon) ku mbasi kalonin kufirin merrnin drejtimin: Polis 6 lisat, fuhsa e Prrenjasit, Katjel- Mokër; ose Polis gjashtë lisat pylli Prenjasit, Karkavec, Berzeshtë, Sopot, Polis Vilan, Shpat Elbasan, Gramsh; ose Polis- Vilan, Polis- fushë, Ballë Labinot dhe varianti tjetër Polis gjashtë lisat; Pishkash Skroskë, Qukës, Berzeshtë, Farret Stravaj, Mokër.
  3. Gryka e Bezhanit, Skënderbej, Moravë Skroskë dhe futeshin në thellësi të Hotolishtit.
  4. Zhuri I Zi Skënderbej, Skroskë, Karkavec, Mokër.
  5. Qafë-Thanë (gropa e derrit) kufi me Linin e Pogradecit dhe pastaj merrnin drejtimin për në Mokër mbasi kalonin në Rrajcë-Sutaj e Rrajcë Skënderbej ktheheshin për Jugosllavi. Ky variant është përdorur shumë mbasi mund të kalohej për një natë dhe përsëri këtheheshin në Jugosllavi.
  6. Qafë-Kryq Belicë, Dupkë Dragostunjë Hotolisht.
  7. Qafë-Kryq Belicë pastaj Dupkë, Qafë-Zhuri, Gizavesh, Dorëz, Kutërman, Shmil dhe në thellësi të Elbasanit.
  8. Qafë-Kryqi Belicë, Qarrishtë, Letëm, Zgosht, Funares dhe në thellësi të Elbasanit.
  9. Mali Mirakut, Letëm Zgosht, Dorëz, Gizavesh.

Nga të gjitha këto kanale dhe variante me shumë është shfrytëzuar ai i Rrajcës dhe i Qafë kryqit në Qarrishtë. Pra rrethi ka shërbyer si urë për kalimin e agjentëve të cilët ilegalisht janë futur në vendin tonë me detyra zbulimi ose atyre që ishin rekrutuar me kohë dhe që shkonin për të dorëzuar të dhënat zbulimit jugosllav. Kjo u vërtetua dhe me kapjen dhe deshifrimin e një numuri të konsiderueshëm agjentësh si dhe personave të tjere me tendencë arratisje. Një ndihmë të madhe krahas masave agjenturalo- operative ka dhënë populli sidomos ai i zonës kufitare çobanët dhe blegtorët të cilët fiksonin lëvizje dhe takime të dyshimta të personave të ndryshëm dhe që denoncimi tyre pranë organeve të sigurimit bëhej shkak për zbulimin dhe dëshifrimin e tyre. Gjithashtu ndihmë të madhe ka dhënë dhe shërbimi dhe vrojtimi vizual në kufi ku pastaj me realizimin e planeve koordinuese të punës agjenturalo- operative ushtarake nga dy sektorët ka bërë që të zbulohen fije dhe lidhje interesante duke shpejtuar kështu zbulimin e agjentëve të zbulimeve armike që vepronin ne rrethin tonë. Organet e sigurimit të shtetit për të realizuar me sukses detyrat aktuale që shtroheshin para tyre jo vetëm që vazhdimisht të forconin kontrollin ndaj mbeturinave të  regjimeve të kaluara dhe organizatave tradhëtare por drejtuan vëmendjen dhe studiuan me kujdes edhe elementët pa formuar të lëkundshëm tek të cilët zbulimet armike kërkonin te mbështeteshin dhe t’i bënin për vehte. Gjthashtu masa të forta kontrolli u muarën edhe ndaj elementëve të dënuar për krime kundër shtetit si dhe persona të tjerë që nga mungesa e qartësise dhe që nga ambicje personale në ndonjë rast u linin pakënaqësi ndaj vijës së Partisë.

Masa të forta organet e sigurimit të shtetit muarën edhe për ruajtjen e sekretit dhe organizimin e punës agjenturalo- operative në repartet ushtarake si drejtim ku pritej veprimtaria armiqësore e zbulimeve të huaja në formën e spiunazhit. Po kështu survejimi jashtë ka dhe hartimi i planeve koordinuese me rrethet e tjera bëri të mundur që të deshifrohen agjentë ndërlidhës të rrethit tonë dhe qe mbanin lidhje me rrethet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe qytetin e Kavajës. Të tillë ishin Halil Bozha me pseudonim “surrati”, Murat Karaj Xheladin Halili, Kurt Mekshi, Veli Biçaku etj. Krahas këtyre nuk u largua për asnjë çast edhe versionet e ngritura nga organet e sigurimit të shtetit se në veprimtari armiqësore mund të hyjnë edhe element me përberje të mirë politike. Për këtë flet veprimtaria armiqësore e agjentit të UDB-së jugosllave Bajram Gega i cili mbasi kompromentoj e mori me vehte në Jugosllavi një nënoficer të reparteve të kufirit ose Maliq Bogdani ushtarak në qëndrën e Quksit u arratis në Jugosllavi si dhe tendenca e Mefail Biçakut për të kompromentuar p. operativ variant ky që siç u theksua më sipër u përdor për të futur në përpunim p. operativ. Edhe letrat dhe materialet e tjera propagandistike që UDB-ja jugosllave hidhte në vendin tonë kanë shërbyer për përcaktimin e rrethit të elementëve të mundshëm që i kanë sjellë e shpërndarë këto materiale. Një ndihmë të madhe në këtë drejtim dhanë barinjë dhe blegtorët në zonat malore dhe  në bjeshkë ku ata hidheshin me avion, po kështu këto denonconin para organeve të sigurimit edhe rastet ku duke kullotur bagëtinë ose prerë dru në pyll gjenin material si letra dhe mbeturina të sendeve ushqimore të cilat bandat rezidenturat ose agjentët i kish lënë gjatë kohës që kishin qëndruar në ato zona duke kryer detyrat e zbulimit. Ishin pikërisht këto që u bënë shkak për zbulimin dhe deshifrimin e agjentëve Maksut Çollaku, Sali Dashi, Rakip Hoxha dhe Nezir Çollaku. Një rol të rëndësishëm për zbulimin e veprimtarisë armiqësore të kryer nga agjentët e zbulimeve armike kanë qenë edhe letrat anonime që ata nxitnin të bënte elementi armik brenda vendit me qëllim që të përçajë unitetin Parti-popull, të krijonin gjyrylldi në fshat dhe të pengonin zbatimin e vendimeve e direktivave të Partisë. Kjo më e theksuar në zonën e Qarrishtës dhe të Lunikut gjatë kohës së kolektivizimit të bujqësisë ku protagonistët kryesorë të kësaj revolte që nga fshatarët ishin agjentët Veli Biçaku, Tahir Biçaku, Riza Dobra, Shefqet Alla etj. Për të zhvilluar veprimtarinë e tij armiqësore kundër vendit tonë zbulimi jugosllav krahas rekrutimit të agjenturës së re aktivizimit të asaj që ishte në pasivitet dhe forma të tjera që u përmendën më lart, ai gjatë kësaj periudhe mori në lidhje edhe ish agjentët e vjetër të Krajl Pjetrit ku pavarësisht nga konceptet dhe mendimet e tyre mjafton që ata të ishin dakord për të punuar kundër Shqipërisë. Rimarja në lidhje e kësaj agjenture u bë nga agjentët e rinj që kishte rekrutuar zbulimi jugosllav dhe që ishin lidhje familjare e shoqërore e tyre. Të tillë kanë qenë agjentët e vjetër Myslim Çollaku Isa Çollaku, Selim Karaj etj.

Por organet e sigurimit të shtetit i kishin marrë me kohë masat në këtë drejtim ku veç organizimit të mire të punës agjenturalo-operative kishin ngritur edhe kurthe agjenturale e për rjedhini dëshifrimi tyre nuk zgjati shumë. Po kështu duke u nisur nga taktikat dhe metodat e zbulimeve armike organet e sigurimit parashikuan në kohë edhe veprimtarinë armiqësore që i drejtohej në mënyrë të koordinuar nga zbulimet e ndryshme armike. Me punë dhe masat e tyre ato arriten që nëpërmjet agjentëve Rakip Hoxha, Bardho Leka, Sali Tanushi dhe Marko Laçka të zbulonin dorën e zbulimeve grek, amerikan, italian dhe anglez. Ndihmë të madhe dhanë për këtë edhe të dhënat qe sillte zbulimi politik jashtë shtetit. Në kapjen dhe rekrutimin e agjenturës nga UDBja jugosllave si dhe gjatë kësaj periudhe të një pjesë të agjenturës tonë të zbulimit politik ka ndihmuar edhe ish p. operativ i cil ishte shitur si agjent tek zbulimi jugosllav Ugrin Zhivko i cili më vonë u arratis në Jugosllavi dhe sot punon si oficer i UDB-së me qëndër ne Strugë. Siç dolli dhe më lart kryerja e detyrave të organeve të sigurimit shtetit nuk mund të mendohej pa siguruar mbështetjen e gjithanëshme e të vazhdueshme të popullit, pikërisht këtu qëndron forca dhe burimi kryesor i sukseseve orientonte Partia. Dhe kështu u veprua, organet e sigurimit të shtetit në rrethin e Librazhdit nën udhëheqjen e organizatës bazë të Partisë ne zbatim të porosive të Partisë dhe të shokut Enver kanë luftuar gjithmonë për forcimin e lidhjen me masat, rritjen e mëtejshme të vigjilencës revolucionare të tyre si dhe rritjen e ndjenjës së urrejtjes ndaj armiqve të klasës. Mjafton të theksohet ndihma e madhe e popullit të kooperativës bujqësore të Gizaveshit në vitin 1962 për zbulimin e fletushkave dhe letrave anonime të hedhura nga 0sman Gjata nëpërmjet të cilave i bëhej thirrje popullit për t’u ngritur në rrevoltë kundër kooperativës bujqësore. Fillimisht për këtë hedh dritë e dhëna e bashkëpuntorit “Dhia maltës” në të cilën theksohej: “Para dy javësh i ka ardhur një letër Selim Hunçit nga Turqia në emër të Emin Gjatës Gizavesh. Letrën e hapa dhe brenda kishte 5 copë fotografi të Hazis Biçakut, Isuf Biçakut e Rakip Qoshit (që të gjithë kriminelë të arratisur) në fotografi ishte bërë shënimi për t›ju shpërndarë: Isuf Qoshit Zgosht, Osman Gjatës Gizavesh, Ramis Qatës Letëm dhe Menduh Dosku Dorëz. Në letër gjithashtu shkruhej se po dërgoj edhe dy kalendarë, një: për Emin Gjatën dhe tjetrin për Ramis Qatën por kalendarë nuk kishin. Letra ishte pa pullë. Në letër shkruheshin emra të ndryshëm; si: Hazbi, Rapi, Qamil dhe Hasan. (Bp kishte bërë këtë deshifrim të emrave në raportin agjentural që i dha p. operativ). Hazbi=Hazis Biçaku; Rapi=Rakip Qoshi; Qamil=Isuf Biçaku dhe Hasan=Xhevdet Blloshmin (këtë të fundit me dyshim).

Mbi bazën e kësaj të dhëne si dhe materialeve dhe të dhënave të tjera që u grumbulluan në fillim të vitit 1962, dhe denoncimeve që u muarën nga populli hodhën dritë dhe vërtetuan se Osman Gjata jo vetëm ishte autor i letrave anonime por kishte lidhje dhe me agjentë e kriminelë shqiptarë që janë vënë në shërbim të zbulimeve armike. Mbi bazën e këtyre materialeve u krye arrestimi i Osman Ymer Gjatës më datën 22. 2. 1962. Gjatë proçesit hetimor midis tjerave Osman Gjata deklaroi: “Letra e gjetur në shtëpinë time personi me emrin Qemal që i adresohet letra është Isuf Biçaku, i arratisur mbas çlirimit në Turqi. Letrat me emra fallco i kam zbuluar nga qeveria. Emri i përmendur në letrën dërguar KQ të Partisë me përbajtje armiqësore dhe që ishte “Refik Topia” e që përmendet në letrën e Isuf Biçakut është i arratisuri Rakip Qoshi nga Zgoshti. Me këte jam njohur nga letrat e Isuf Biçakut. Kur më bënte te fala nga Rakip Qoshi unë i shkrova të fala “Refikut”. Në maj-qershor të vitit 1948, vjen një letër Rakip Hunçit Gizavesh nga Selim Hunçi Stamboll, në letër thoshte: Byrazeni Rakipit-mall ka ardhur në Turqi. Kuptuam se Hazis Biçaku ishte në Turqi. Duke marrë adresën nga ky i bëra letrën duke i thënë t’i bënte të fala Byrazenit Rakipit-mall (Hazizit). Më vonë më vinte të fala të tjera dhe lidhëm korispodencë duke përdorur pseudonimet Hazbi=Hazis Biçaku, Rrapi=Rakip Qoshi. Për Rakip Qoshin në fillim kam përdorur “Rapin” më vonë “Refik” por është për të njëjtin person.

Më 1951-1952 kam marrë një letër nga Isuf Biçaku jo me emër tim por me emër “Qemal Gjata”. Kur e pyes Qemal Gjatën në letër për Azis e Isuf Biçakun se me ç’ punë merren, në se merret me punë politike, kam parasysh në se është diversant, a shkonte më andej këndej ose jo. Kam pyetur edhe për Isak e Kamber Allen. (Nxjerë nga dosja hetimore e Osman Ymer Gjatës, proçes-verbali I pyetjes së pandehurit datë 20. 3. 1962).

Si rezultat i punës së madhe që bënte Partia me masat punonjëse si dhe i forcimit të vazhdueshëm të lidhjeve të organeve tona me popullin bëri që të rritet akoma më shumë vigjilenca revolucionare e cila shprehet me veprimet e mjaft patriotëve dhe personave të besuar që kanë kontribuar për kapjen e elementëve armiq të cilët tentonin te arratiseshin në Jugosllavi. Të tilla janë veprimet e Qazim Nezhës dhe Muharrem Miskut të cilët në vitin 1961 duke dyshuar për dy persona të cilët nuk ishin vëndali dhe bënin lëvizje të dyshimta. Kjo u lindi dyshimin dhe prandaj i kapën dhe i suallën në degën e punëve te brendëshme ku gjatë proçesit hetimor u vërtetua se këta ishin emigrantë jugosllavë që ishin nisur për t’u arratisur në Jugosllavi. Qytetari Hazis Alla nga Zgoshti duke punuar në fushë studjo diktoi 4 persona të pa njohur në biseda me të cilët konstatoi se nuk ishin nga ajo krahinë. Kur ai u kërkoi dokumentët ata tentuan të ikin por duke u  kacafytur me tadhe me ndihmën e puntorëve të tjerë i kapën dhe i sollen pranë degës të cilët pranuan se kishin vendosur për t’u arratisur në Jugosllavi. I tillë ishte edhe qëndrimi i Ismail Karamuços i cili duke shkuar për të kontrolluar punën e puntorëve në pyjet e Bizës pa një person i cili filloi të shmangët nga rruga në në kohën kur pa Ismailin. Atëherë Ismaili e ndalon dhe kacafytet me të deri sa e detyron të shkojë i shoqëruar në drejtorinë e punëve të brendshme Tiranë ku nga hetuesia doli se ai ishte imigrant jugosllav ikur nga Lushnja për t’u arratisur në Jugosllavi. Ai u deshifrua si agjent i zbulimit jugosllav. Shoferi Faik Çota nga fshati Togës i Librazhdit duke udhëtuar nga Elbasani për në Librazhd në mëngjes herët tek tuneli Mirakës pa dy persona të cilët sapo dalluan dritat e makinës në kthesë filluan të lënë rrugën kryesore dhe u futën në rrapishte. Faiku ndaloi makinën dhe me një hekur në dorë i ndjek prapa ku mbasi kacafytet njërin e godet me hekur dhe e lënë të shtrirë pa ndjenja ndërsa të dytin e kap dhe e sjell tek i pari dhe në kohën që vazhdonte kacafytja Faikut i vjen në ndihmë dhe një shok tjetër të cilët së bashku i lidhën dhe i çuan në degën e punëve të brendëshme Elbasan. Nga hetuesia doli se ata ishin të internuar në Lushnjë dhe ishin t’u arratisur në Jugosllavi. Gjithashtu Faiku duke udhëtuar nga Librazhdi për në Stërblevë në shkallën e Lunikut kap një person i cili mbasi kishte kryer një krim ordiner në qytetin e Elbasanit ishte nisur për t’u arratisur në Jugosllavi. Të gjitha keto si dhe raste të tjera që nuk i theksuam më lart flasin për patriotizmin e popullit të rrethit Librazhdit, trimërinë dhe guximin e tij, i cili për mbrojtjen e atdheut dhe fitoreve të revolucionit ashtu si mbarë populli i vendit tonë, u gjet gjithmonë përkrah Partisë duke bërë dhe sakrificën më të madhe me qëllim që të zbulohej e parandalohej në kohë veprimtiaria armiqësore e keqbërëse e elementit armik.

 

  1. Zbulimi dhe goditja e armiqve në sektorin e ekonomisë socialiste

 

Krahas drejtimeve të tjera të veprimtarisë armiqësore që zhvillonte elementi armik i brendshëm dhe i jashtëm, kurdoherë për zbulimet kapitalisto-revizioniste ekonomia socialiste ka qenë një ndër drejtimet kryesore ua ata drejtonin veprimtarinë e tyre armiqësore sabotuese. Një rëndësi më të madhe për organet e sigurimit të shtetit merrte puna agjenturalo-operative që duhej organizuar e drejtuar në ketë sektor edhe për faktin se kjo ishte periudha e kolektivizimit të bujqësisë, periudhë e cila ishte e mbarsur me momente të rëndësishme politike të brendëshme dhe të jashtme. Tani revizionizmi Hrushovian përveç bllokadës së egër që u përpoq t’i bëjë vendit tonë, ai në koordinimi edhe me zbulimet e tjera armike ju vu një punë intensive për pengimin e kolektivizimit të bujqësisë dhe shkatërimin e kooperativave bujqësore ekzistuese. Veprimtaria armiqësore në këto drejtime u zhvillua pothuajse në të gjithë rrethin, por në mënyrë më të theksuar në zonën e Dorëzit, Gizaveshit, Qarrishtes dhe Letëm si dhe në zonën e Lunikut. Por organet e sigurimit të shtetit nën udhëheqjen e organizatës bazë të Partisë në sajë të masave që ato muarën, të lidhjes dhe të bashkëpunimit të ngushtë me popullin bënë që të zbulohen në kohë kjo veprimtari armiqësore sabotuese e cila organizohej e nxitej edhe zbulimi jugosllav.

a.) Zbulimi dhe asgjësimi i grupit armiqësor Dorez-Gizavesh-Qarrishtë

Siç dihet gjatë kësaj periudhe vazhdonte me sukses kolektivizimi bujqësisë në gjithë vendin tonë, kjo directive e Partisë gjeti përkrahje dhe zbatim edhe në rrethin e Librazhdit. Por si gjithmonë elementi armik në bashkëpunim dhe me zbulimet armike u përpoq që të pengojë dhe sabotojë zbatimin e kësaj direktive të Partisë. Mëmëndja e organeve të sigurimit të shtetit u drejtua tek elementi I deklasuar dhe kulak, të dënuarit dhe lidhjet e të arratisurit të cilët jo vetëm që nuk ishin dakord për kolektivizimin e bujqësisë por në mënyrë sistematike zhvillonin propagandë armiqësore edhe me elementët e tjerë dhe në veçanti me ata të lëkundur dhe të pa qartë që të mos bashkoheshin në kooperativën bujqësore. Zona e Dorrzit, Gizavesh e Qarrishtë vazhdimisht ka qenë objekt i punës për organet e sigurimit të shtetit për vetë faktin se rreaksioni i brendshëm që gjatë luftes, dhe zbulimet armike në periudhën mbas çlirimit e në vazhdim kishin organizuar punën dhe tërhequr agjenturë në shërbim të tyre. Kuptohet që ashtu si për drejtimet e fushat e tjera edhe në sektorin e ekonomisë pritej një veprimtari e organizuar e elementit armik në koordinim me zbulimet e huaja. Më tipike dhe që vlen për t’u përmendur është edhe veprimtaria armiqësore e grupit Dores-Gizavesh-Qarrishtë për zbulimin dhe goditjen e të cilit organet e sigurimit të shtetit  kryen një seriveprimesh e kombinacionesh agjenturale.

Grupi armiqësor përbëhej nga veta të cilët ishin: Tahir Biçaku, me origjinë shtresë e pasur, ballist aktiv i inkuadruar në çetën e ballit kombëtar të kryesuar nga Hazis Biçaku. Ky ishte nipi i Hazizi Ku xhaxhai i tij ka qenë i arratisur, Tahiri e ka strehuar disa herë atë në shtepi; Veli Biçaku, i cili ka qenë komandant i Ballit për fshatin Qarrishtë, mbas çlirimit është cilësuar kulak dhe më datën 21. 6. 1949, është marrë në përpunim aktiv 2/A me tendencë si agjent ndërlidhës i zbulimit jugosllav; Shefqet Alla, nga fshati Dorez, me origjinë shtresë e mesme, është nipi i Isak Allës ky i fundit ka qenë komandant Balli për fshatin Zgosht dhe tani i arratisur; Murat Dosku, nga fshati Dorëz, ka qenë kryeplak e ballist aktiv duke luftuar me armë kundër forcave partizane. Mbas çlirimit ka tentuar të arratiset në Jugosllavi; Ramazan Kurti, nga fshati Dorëz, ka qenë ballist aktiv duke luftuar me armë në dorë kundër forcave partizane. Mbas çlirimit ka mbajtur qëndrim të keq dhe shumë herë është vënë në opozicion me vijën e Partisë; Osman Gjata, nga fshati Gizavesh, ka qenë ballist aktiv duke luftuar me armë në dorë kundër forcave partizane. Mbas çlirimit ka zhvilluar aktivitet armiqësor në formën e agjitacionit e propagandës armiqësore; Ferit Dosku, nga fshati Dorëz bir kulaku ku i gjithë rrethi familjar e miqësor i tij kane qenë me ballin kombëtar duke luftuar me armë në dorë kundër forcave partizane. Feriti që në vitin 1957 ka çfaqur tendencën e arratisjes dhe Daut Kumara, nga fshati Gizavesh i cili ka qenë i lidhur ngushtë me organizatën tradhëtare të ballit Kombëtar. Sa më sipër del se gjithë këta elementë armiq vinë nga shtresat e pasura dhe kulakësh, mbeturina të organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar dhe lidhje të të arratisurve. Në drejtim të tyre organet e sigurimit të shtetit me kohë kishin organizuar punën agjenturalo-operative dhe përpunoheshin për veprimtari armiqësore si agjentë të mundshëm të zbulimit jugosllav si dhe për propaganda armiqësore kundër Partisë e pushtetit popullor. Që në vitin 1961, dhe në vazhdim Komiteti Partisë i rrethit Librazhd në zbatim të porosive dhe direktivave te KQ, me grupe pune vazhdonte punën bindëse dhe sqaruese me fshatarët për kolektivizimin e bujqësisë. Pikërisht në këtë kohë veprimtaria armiqësore e elementit armik dhe në veçanti agjentët e zbulimit jugosllav në zbatim të detyrave që merrnin nga UDB-ja jugosllave u hodhën në aktiviteti të theksuar armiqësor për të sabotuar këtë direktivë të Partisë. Për këtë ata u mbështetën dhe shfrytëzuan atë masë të fshatarëve të paformuar e të paqartë të cilët do të kundërshtonin hapur krijimin e kooperativës bujqësore në të njëjtën kohë zbulimi jugosllav nëpërmjet agjentëve të tyre punoi për të organizuar dhe bindur edhe ata që kishin hyrë në kooperativë që në formë grupi apo rrevolte të shkonin në KQ të Partisë dhe të ankoheshin se Partia në rreth na ka futur me forcë në kooperativën bujqësore. Kga ana tjetër inkurajoheshin elementë armiq si Osman Gjata e persona të tjerë që shkruanin letra anonime me përmbajtje armiqësore shpifëse e denigruese të cilat i drejtoheshin KQ të Partisë, Komitetit Partisë rrethit dhe organeve të tjera shtetërore. Gjithashtu letra me përmbajtje të tillë filluan të hidheshin nëpër rrugë e ambjente të tjera të banuara, u shkruan parulla me përmbajtje armiqësore në vende të ndryshme. Si rezultat i kësaj veprimtarie armiqësore u arrit që një grup prej 23 vetash (të gjithë kryetarë familjesh) shkuan në Tiranë për t’u ankuar në KQ të Partisë se ekipi i Komitetit të Partisë se rrethit na ka futur në kooperative bujqësore me detyrim e jo me dashje dhe bindje siç porosit Partia. Gjithashtu ato familje që ishin bashkuar ne kooperativë bujqësore gjatë kësaj periudhe nuk dilnin në punë, nuk dorëzonin mjetet e punës, bagëtitë e tjera. Siç shifet gjendja ne kooperativat bujqësore të Dorezit dhe Gizaveshit ishte e rëndë për të cilën u shqetësua Partia në rreth dhe deri në KQ të Partisë. Organet e sigurimit të shtetit mbi bazën e materialeve që kishin grumbulluar në rrugë operative duke i shëkuar ato të lidhura ngushtë edhe me veprimet qe kryente hapur elementi armik me faktet dhe fenomenet qe pasonin njëri tjetrin, nën udhëheqjen e Partisë dhe drejtimin e organizatës bazë u arrit në konkluzionin se përveç dobësive që ishin vrejtur në organizimin e punës në drejtim të kolektivizimit të bujqësisë në këto zona, në plan të pare dilte veprimtaria armiqësore e elementit armik pas të cilës duhej të kërkonim dorën e zbulimit jugosllav. Për të përballuar me sukses detyrat qe dilnin nga gjendja e krijuar organet e sigurimit të shtetit muarën një seri masash agjenturalo-operative si: U muaren takime të shpeshta me agjenturën në këtë zonë qoftë nga p. operativë që i mbanin në lidhje ashtu edhe nga drejtuesit e degës të cilës ju dhanë detyra që të zbulojë se cilët kanë qenë nxitësit dhe organizatorët për krijimin e grupit që do të shkonte më Tiranë për t’u ankuar se na kanë futur në kooperativë bujqësore me detyrim. Në të njëjtën kohë të sqaronte se cili ishte shkaku që u lindi kjo ide qoftë edhe nxitësve dhe organizatorëve të krijimit të grupit, cili ishte rroli dhe qendrimi i elementit armik në veçanti atij të deklasuar dhe kulak. Përveç punës agjenturale që u organizua për zbulimin e faktorëve të letrave anonime, u bashkëpunua ngushtë me popullin, ku u organizuan takime e biseda me elementë me përbërje e qëndrim të mirë politik të cilëve ju kërkuan se cilët ishin personat e mundshëm që kishin shkruajt letra dhe fletushka anonime. Për këtë me kombinacione si bërja kërkesash për të hyrë në kooperativë, kërkesa për nevoja që kishin fshatarët gjatë kesaj periudhe, u organizua korispodencë midis personave të dyshimtë e bashkëpuntorëve apo lidhjeve të tyre etj, nëpërmjet të cilave u muarën njësëri dorëshkrimesh studimi e ekspertimi i të cilave ngushtoi rrethin e personave të mundshëm si autorë të letrave anonime.

Po kështu u analizuan të gjitha përpunimet me tendencë agjitacioni e propagande armiqësore në veçanti ato që kishin të dhëna të cilat i kundërviheshin kolektivizimit të bujqësisë si dhe përpunimet e agjentëve te mundshëm te zbulimit jugosllav. Nga kjo analizë u veçuan objektet e përpunimit më të mundshëm të nxitjes dhe të zhvillimit të kësaj veprimtarie armiqësore në këto zona ku pastaj u përcaktuan linjat e drejtimet e veprimtarisë armiqësore ku lidheshin elementët që përpunoheshin për agjente të mundshëm të zbulimit jugosllav me ato të objekteve të përpunimit që ndiqeshin për agjitacion e propaganda armiqësore, në veçanti ata qe kishin çfaqur pakënaqësi dhe qe i ishin kundërvënë kolektivizimit të bujqësisë. Gjatë analizave në vartësi me këto materiale u studjuan të gjitha të dhenat që disponoheshin nga sektori operativ për persona të ndryshëm. Fillimisht u studjua dosja formulare e përpunimit 2/A të Tahir Biçakut si dhe dosjet e punës të bashkëpuntorëve “Tigri” dhe “Rrushi Bardhë”. Nga studimi i këtyre materialeve doli se Tahir Biçaku gjatë bisedës që kishte zhvilluar me bp “Rrush i Bardhe” midis të” tjerave i ka thënë: “une do të rregulloi shtëpitë se nëqoftëse bëhemi kooperativë bujqësore aty nuk do të sigurojmë dot bukën  dhe jo më të rregullojmë shtëpitë, ndërsa materialet e tjera bënin fjalë për dyshime të vënies së tij si agjent në shërbim të zbulimit jugosllav. Kjo e dhënë duke analizuar në vartësi edhe me materialet e tjera bëri që të ngrihet versioni se në veprimtarinë armiqësore të zhvilluar në këto zona duhet të ketë pajtetër dorë edhe Tahir Biçaku. Për të shpejtuar sqarimin e situates operative te krijuar u muarën këto masa agjenturalo-operative: Bp “Rrushi Bardhë” me vijë sjellje të drejtohet tek Tahiri ku do të konsumojë këto çështje; Në fillim do t’i hapish bisedën se në fshatin Dorëz e Gizavesh ka ardhur një ekip i Komitetit të Partisë për të shtuar radhët e antarëve te cooperatives bujqësore, me sa duket do të vijë edhe në fshatin tonë. Sidoqoftë dëshirën dhe planin që patë e realizove sepse shtëpitë i përfundove. Nëqoftëse Tahiri do të shprehë se nuk do të pranojë te hyjë në kooperativën bujqësore bp t’I thotë se kjo nuk ka shumë rëndësi sepse rolin kryesor e luajnë shumica. Por nuk e di dhe sido ta justifikojmë edhe mos hyrjen në kooperativë bujqësore. Gjithashtu nuk e di a do të ketë edhe njerëz të tjerë që nuk pranojnë te hyjnë në Kooperativë bujqësore. Edhe në qoftë se Tahiri të thotë se ka duke treguar edhe ndonjë emër t’i do t’i thuash se kjo nuk më besohet sepse siç po dëgjoj nuk ka rrugë tjetër përveç se asaj të hyrjes në kooperativën bujqësore”. (Sipas planit të masave agjenturalo-operative date 28. 1. 1960 ngjitur në dosjen formulare të Tahir Biçakut).

Vija të tilla sjellje por të ndërtuara për aspekte e probleme të tjera ju dhanë edhe bp “Tigri” etj. Gjithashtu nëpërmjet këtyre bashkëpuntorëve u vu detyrë që të sqarohet se deri ku ishte shtrirë aktiviteti armiqësor i këtij objekti dhe cili ishte burimi i tij. U vunë detyra që objektit t’i fiksoheshin lëvizjet e dyshimta t’i studjohej rrethi miqësor e shoqëror duke përcaktuar personat që ishin në aktivitet të përbashkët armiqësor, për ketë në qoftë se objekti do të levizë nga shtëpia të vihet në survejim. Në të njëjtën kohë nëpërmjet bashkëpuntorit “Fasulja” të sqarohen lidhjet dhe karakteri tyre që kanë Tahir Biçaku dhe Bilal Biçaku. Në sajë të drejtimit të agjenturës të hartimit të vijave të sjelljes dhe pregatitjeve para se të shkohej në takim u arrit që bashkëpuntorët të informojnë për mënyrën e organizimit të këtij grupi armiqësor, midis të tjerave Daut Kumara del si organizator i 23 fshatarëve të varfër që shkuan në KQ të Partisë për t’u ankuar se na kanë future me detyrim në kooperativën bujqësore. Organizator me Dautin ishte edhe Qsman Gjata i cili sëbashku me Dautin natën i kanë mbledhur fshatarët tek të cilët kanë patur një farë besimi e mbështetje dhe u kanë folur se në kooperativë nuk jetohet do të vdesim për bukë. Prandaj ju duhet të shkoni në KQ të Partisë për t’u ankuar sepse juve do t’u dëgjohet fjala dhe nuk kanë se çfarë u thonë e si rjedhim do të detyrohen t’i prishin kooperativat bujqësore. Ne nuk mund të bëjmë një ankesë të tillë sepse e dini se sa të “fshkelur” jemi nga pushteti popullor dhe po të veprojmë kështu me një herë do të na arrestojnë. Për këto probleme hedh dritë edhe e dhëna e bashkëpunëtorit “Tomorri” i cili në bisedën që ka patur me Dautin midis të tjerave i ka thanë se: “Ne e kemi organizuar mire punën për të mos u bërë kooperativë dhe këta do të detyrohen që ta prishen kooperativën bujqësore. Gjithashtu gjatë bisedës me Dautin u sqaruan edhe lidhjet e tij me Ramazan Kurtin dhe Shefqet Allën nga fshati Dorëz. Në të njëjtën kohë nga burimet operative dhe legale u sqarua se Osman Gjata ka lidhje të ngushtë me Daut Kumarën dhe se ky i fundit zhvillonte aktualisht agjitacion e propagandë armiqësore kundër krijimit të cooperatives bujqësore. Osmani dilte si një nga organizatorët kryesorë të ketij grupi armiqësor që vepronte në këtë zonë. Agjenti “Dëllënja” njofton gjithashtu që në bisedën që ka patur me Daut Kumarën midis tjerave i ka thenë se: “po na marrin në qafë me kooperativën bujqësore, unë nuk flas dot por t’i jo vetëm që duhet ta kundërshtosh por duhet të flasish edhe me persona të tjerë që edhe ata të mos futen ne kooperativë se nuk jetohet, do të na marrin pasurinë këta të Partisë dhe qeverisë”. Ndërsa në kuadrin e zbatimit të detyrave të ngritura për gjetjen e letrave anonime, veç të tjerëve me shumë u aktivizua agjenti “Dëllënja” i cili për vetë detyrën që kryente kishte mundësi ta sqaronte mirë këtë situatë. Atij iu dhanë disa zarfa të shkruara midis të cilave edhe zarfave me të cilat ishin dërguar dhe letrat anonime. Nga studimi kraihasues që i bëri atyre, vetë agjenti përcaktoi se shkrimi i letrës anonime ishte bërë nga Osman Gjata me punë në llogari në fshatin Gizavesh. Për këtë pa humbur kohë u muarën dorëshkrimet e Osman Gjatës ekspertiza e të cilave dha konkluzionin kategorik se letrat anonime janë shkruar na ai. Mbi bazën e këtyre konkluzioneve si dhe të materialeve e dokumenteve me vlerë ligjore që ishin grumbulluar në ngarkim të Daut Kumarës dhe Osman Gjatës, u bë arrestimi i tyre për krimin e agjitacionit e propagandës armiqësore. Arrestimi u bë i hapur ku u organizua edhe një mbledhje për demaskimin e tyre. Kjo me qëllim që elementët e paformuar e që kishin rënë viktimë e veprimtarisë armiqësore të tërhiqeshin duke shpëtuar kështu nga dënimet. Efekti i kësaj pune u duk që në ditët e para ku mbi 20 familje filluan të dalin rregullishi në punë në kooperativën bujqësore si dhe disa persona erdhën e denoncuan pranë organeve të sigurimit të shtetit për veprimtarinë armiqësore të elementëve të arrestuar.

Nga hetuesia itensive që u zhvillua me dy të arrestuarit të cilët mbasi dhanë shpjegimet për krimin e agjitacionit e propagandës armiqësore hodhën dritë edhe për nxitje e organizim nga zbulimi jugosllav. Duke dhënë shpegime për këto çështje Daut Kumara deponon në hetuesi se: “Ramazan Kurti më ka thënë se situata sëshpejti do të ndryshojë patjetër, prandaj duhet të pengojmë krijimin e kooperativës bujqësore, kështu i kemi udhëzimet nga Isak Alla. Për këtë duhet të bëjmë çmos që të ngrihen fshatarët dhe të mos pranojnë futjen në kooperativën bujqësore. Por po u ngrit kooperativa duhet të punojmë për të penguar matjen e tre dynymshave, t’ë bëjmë që të mos dalin forcat në punë si dhe të organizojnë njerëz që të shkojnë në KQ të Partisë për t’u ankuar se shokët e Komitetit te Partisë së rrethit na kanë futur me forcë në kooperativë. Kështu si juve në Gizavesh kemi organizuar punën edhe në Dorëz si une, Rama, Murat Dosku, Shefqet Alla etje. Kemi përgatitur 20 shtëpi të cilat janë gati të kundërshtojnë hyrjen në cooperative bujqësore. Kur jam takuar me Isak Allën midis të tjerave ai më ka porositur qe t’u flas fshatarëve se komunistët janë pa fe, pa moral, po i çove gratë në kooperativë bujqësore nuk i ke të tuat. Do të shfrytëzoni edhe takimet e detyrimet si mish, lesh, vezë e bereqet që u kërkohen fshatarëve të pagujnë duke i bërë kështu të pa kënaqur nga pushteti popullor. Ai na udhëzonte që të krijoheshin grupe të vogla 4-5 veta të cilët me sinjalin më të parë të prishin telat e telefonit, të shkatëronin urat gjatë rrugës automobilistike Elbasan-Korçë. Meqenëse lidhjet dhe bashkëpuntorët në krim të këtyre dy elementëve armiq përpunoheshin nga organet e sigurimit të shtetit në gjendje të lirë e si rrjedhim me arrestimin e këtyre dyve ata do të kamuflonin më shumë veprimtarinë e tyre armiqësore si dhe do të tentonin të arratiseshin u shpejtua proçesi hetimor dhe Dauti me Osmanin u dënuan nga gjykata popullore pa u ekspozuar implikimet në veprimtarinë e tyre armiqësore. Kjo bëri që pjesëtarët e tjerë të grupit të mendojnë se organet e sigurimit të shtetit nuk dinin gjë për veprimtarinë e tyre armiqësore dhe për rrjedhim ata jo vetëm që nuk e ndërprenë por e intensifikuan mëtej veprimtarinë e tyre armiqësore e sabotuese. Për këtë organet e sigurimit të shtetit në vartësi edhe me materialet që dolën nga proçeset hetimore analizuan objektetë e përpunimit që ndiqeshin si pjesëtarë të ketij grupi duke intensifikuar pastaj masat agjenturalo-operative për goditjen e tyre. Me masat agjenturalo-operative si dhe detyrat që u vunë u parashikuan që të sqarohen më mirë momentet e lidhjes së veprimtaris armiqësore të këtij grupi me zbulimin jugosllav. Si objekt më i përshtatshëm që hidhe dritë për ketë problem ishte Tahir Biçaku i cili ndiqej si agjent i zbulimit jugosllav. Një ndër detyrat që u vunë gjatë muajit dhjetor 1961 ishte edhe kombinacioni i organizuar për dëgjimin me teknikë operativë të objektit Tahir Biçaku me bp “dëllënja”. Meqënëse objekti ishte sekretari i këshillit popullor të fshatit, me kombinacion u suall në qytet për një zbor dy ditor që organizoi komiteti ekzekutiv i rrethit me këshillat popullore të fshatrave. Për këte më parë u muar miratimi i Komitetit të Partisë së rrethit duke biseduar edhe me kryetarin e komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit. Meqënëse objekti kishte miq në qytetin e Librazhdit e për rrjedhim mund të shkonte për të fjetur në darkë gjatë ditëve të mbledhjes me kombinacion u larguan këto familje me shërbime të ndryshme sipas legjendave të hartuara. Kombinacionet do kryheshin në një nga dhomat e hotelit të qytetit të Librazhdit. Gjithashtu bp “Dëllënja” u udhëzua dhe u legjendua që për “arsye pune” dhe të mbingarkesës që ka këto ditë në vendin e punës ku ai punon dy tre ditë para se të zhvillohet kombinacioni të flejë në hotel. Kjo bëhet me qëllim që objekti të mos dyshojë kur ta shikojë bashkëpuntorin në hotel. Bp “Dëllënja” u vendos për të fjetur në një dhomë me dy krevata, ndërsa objekti në një dhomë me tre krevata. Si në dhomën e bashkëpuntorit ashtu edhe në atë të objektit u vendosën njerëzit e teknikës operative me qëllim që bisedat që ata do të zhvillojnë të dëgjohet në cilëndo nga dhomat që ata do të bisedojnë. Bashkëpuntori do të takohet “si rastësisht” me objektin në hotel ku pastaj ai do të ftojë të bisedojë në njërën nga dhomat. Gjithashtu në dy krevatët e tjerë të dhomës së objektit u regjistruan dy persona të caktuar nga ana e degës që të shkojnë në një dorë të caktuar kur kishte mbaruar kombinacioni. Për caktimin e dhomave u bisedua me shefin e pasaportizimit i cili ishte oficer i organeve tona, problem të cilin e ndiqte në kuadrin e detyrave që i jepte komiteti ekzekutiv. Bp “dëllënja” ju hartua një vijë sjellje për problemet që do të sqaronte gjatë bisedës me objektin. Pastaj qoftë nga e dhëna e bp “dëllënja” ashtu edhe nga informacioni i teknikës operative u vërtetua se Tahir Biçaku ishte vënë si agjent në shërbim të zbulimit jugosllav dhe se ishte në dieni dhe kishte marrë pjesë aktivisht për organizimin e grupit armiqësor Dorëz-Gizaves-Qarrishtë. Në drejtim të këtij objekti ka dhënë edhe bp “Tigri” i cili midis të tjerave raporton: “Ekipi për ngritjen e kooperativës bujqësore është sjellur keq qoftë këtu në Qarrishtë ashtu edhe në Gizavesh, Dorëz e Lunik, ata kanë bërë rrahje e tortura për t’i futur me forcë në kooperativë, përveç burave kanë rrahur edhe një grua t’ë cilës i kane thyer edhe dorën. Shuma persona nga Dorezi kanë shkuar në KQ për t’u ankuar prandaj edhe ju lunikasit duhet të shkoni për t’u ankuar në KQ të Partisë. Nga analiza që ju bë në kompleks këtyre materialeve u vu detyra që të shpejtohet përpunimi i objekteve Tahir Biçaku, Veli Biçaku, Ramazan Kurti, Murat Dosku dhe Shefqet Alla. Në drejtim të tyre u drejtuan edhe bashkëpuntorë të tjerë përveç agjenturës që i përpunonte. Si rrjedhim i kësaj u arrit që mbrenda një kohe të shkurtër të grumbullohen materiale me forcë ligjore për arrestimin e këtyre elementëve armiq. Nga proçeset hetimore doli se Tahir Biçaku dhe Veli Biçaku kishin zhvilluar veprimtari armiqësore në formën e spiunazhit dhe të agjitacionit e propagandës armiqësore, kanë patur lidhje të ngushta me diversantët Isak Alla e Kamber Biçaku. Ata kanë punuar sistematikisht për grumbullimin e informatave sekrete me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik, në veçanti për ushtërinë u kanë dhënë informata mbi rritjen dhe zgjerimin e shërbimit të postave kufitare . Në takimet me IsakAllën dhe Kamber Biçakun ata kishin lënë edhe një shenjë nëpërmjet të cilës kuptohej se po të kalonin dy të arratisurit në Jugsollavi ata do të ngulinin një shkop tek varri ushtarit. Edhe në vitin 1956, në pyllin e Rinasit përsëri këta janë takuar me dy të arratisurit ku kemi dhënë informata për gjithë sektorët dhe në veçanti për disllokimin e forcave ushtarake në qytetin e Librazhdit, Prenjasit dhe në Mirakë. Po kështu janë takuar në muajin gusht të vitit 1960. Gjatë proçesit hetimor vazhdoi njëkohësisht edhe përpunimi i tyre në dhomat e izolimit. Në drejtim të tyre dha bashkëpuntori “Pendë kuqi” i cili midis të tjerave informon se i ka thënë ushtar Ramadan Tafa se Veli Biçaku është gati të vijë me mua për t’u arratisur. Veprimtaria armiqësore e këtyre armiqve po thuaj se kishte prekur gjithë sferat e jetës së vendit tonë. Ata duke kërkuar e punuar për të bërë sa më shume njerëz të pa kënaqur, edhe persona me përbërje e qëndrim të mire politik u bënin thirrje që të bashkoheshin në veprimtarinë e tyre armiqësore. Kështu bashkëpuntori “Dallëndyshja” gjatë fazës së përpunimit të tyre raportonte se: “Në bisedat që kam patur me ta midis të tjerave më kanë thënë që mos gabo të bëhesh komunist se do të marësh vehten në qafë, mos mendosh se ky pushtet do të rrijë gjithë jetën, ata që do të vijnë të parët do të zhdukin komunistët”. Veprimtaria armiqësore u vërtetua gjatë proçesit hetimor të këtij grupi armiqësor i cili u arrestua me daten 4. 7. 1962. Tahir Biçaku gjatë hetuesisë midis të tjerave deponon:”Kam shkuar në Jugosllavi dhe jam takuar me Kamber Biçakun dhe një person tjetër. Kjo ka qenë në dhjetor të vitit 1960, ndërsa në krahë të majtë të liqenit të Zgoshtit qëndruam tek “livadhi” dhe aty piqeshim me Bardho Lekën, Uk Camin dhe tre persona të tjerë. Atyre u dhashë informata dhe pasi më dhanë detyrat më shpërblyen edhe me shumën prej 2000 lek (të reja). Në Jugosllavi jam rekrutuar dhe kam mbajtur pseudonimin “Guri”. (Nxjerë nga dosja hetimore e Tahir Biçakut faqe 31, 34, 38).

Gjithashtu u vërtetua se Tahiri është takuar deri në vitin 1962 me Kamber Biçakun dhe diversantët e tjerë që vinin nga Jugosllavia. Materiale me vlerë operative dha në deponimet e tija edhe i arrestuari Shefqet Alla i clli ishte marrë në përpunim 2/A si agjent i mundshëm i zbulimit jugosllav më datën 30. 2. 1959. Edhe ky element armik si pjesëtar aktiv i grupit armiqësor Dorez, Gizavesh, Qarrishtë ka punuar sistematikisht për shkatërimin e kooperativës bujqësore dhe realizimin me fanatizëm të detyrave të zbulimit jugosllav. Para se të arrestohej agjenti “Dëllënja” raportonte se në bisedat që ka bërë me Shefqetin ky i fundit i ka thënë: “Kamber Alla po i vonon letrat siç duket lëviz sepse është në “Komitetin Shqipëria e Lirë” ku kanë formuar dhe qeverinë e vet. Mbi bazën e këtyre materialeve si dhe të dhënave e kombinacioneve që u organizuan në birucë u arrit qe edhe Shefqeti të pranojë veprimtarinë e tij armiqësore që kishte kryerë prej vitesh. Ai pranoi takimin me diversantët qe në

vitin 1945 si dhe strehimin e Isak e Kamber Allës. Gjithashtu ai pranoi edhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë grupin dhe në veçanti me Veli Biçakun, Daut Kumarën dhe Murat Doskun e Ram Kurtin. Hetuesia që iu bë ketij grupi armiqësor jo vetëm vërtetoi materialet që ishin në rrugë operative por zbuloi edhe episode e fakte të reja të veprimtarisë armiqësore të organizuar e drejtuar nga zbulimi jugosllav të cilat shërbyen si bazë dhe i hapën perspektivë sektorit operativ për të ardhmen. Në të njëjtën kohë krahas dhënies së gjyqit të këtyre elementëve armiq, për personat e implikuar me partishmëri u gjykua dhe u vendos që për ata që i plotësonin kushtet të ndiqeshin në rrugën e përpunimit ndërsa për pjesën tjetër që kishin rënë viktimë e veprimtarisë armiqësore më muarën masa këshillimi dhe tërheqie ne bashkëpunim me material shtërngues. Zbulimi dhe goditja e këtij grupi armiqësor të organizuar e drejtuar nga zbulimi jugosllav tregoi edhe njëherë forcën e Partisë të popullit dhe të organeve të sigurimit të shtetit të cilat si gjithmonë kanë shkatëruar dhe bërë pluhur e hi planet armiqësore të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, forcuan akoma me shumë unitetin e popullit rreth Partisë dhe të Komitetit te saj Qëndror me shokun Enver Hoxha në krye. Kjo tregoi vitalitetin dhe punën plot sakrifica të, organeve të sigurimit të shtetit, forcoi akoma më shumë lidhjet e tyre me popullin tek i cili u rrit akoma ma shumë besimi dhe dashuria për to

dhe për Partinë e Pushtetin Popullor. Nga sa siper arrijmë ne konkluzionin se për abulimin dhe goditjen e këtij grupi armiqësor u punua mirë për drejtimin e agjenturës tek objektet e përpunimit ku në disa raste u hartuan vija sjellje dhe u bënë pregatitje para se të shkohej në takim etje. Gjatë proçesit të përpunimit u armonizuan mirë të gjitha llojet e punes agjenturalooperative, u bënë kombinacione të thjeshta e të komplikuara, u përdor me efikasitet survejimi i jashtëm etj. Drejt u veprua dhe për grumbullimin e materialeve me vlerë ligjore të cilat u muaren nga persona që nuk i lidhte asgjë me elementin armik dhe veprimtarinë armiqësore. Po kështu u gjykua me partishmëri edhe me vlerësimin e materialeve për të implikuarit duke aplikuar këshillimet e demaskimet. Rezultate të mira dha edhe bashkëpunimi midis sektorit operativ dhe atij hetimor i cili ky i fundit në shumë raste për ineteresa operative punoi intensivisht për shpejtimin e përfundimin e hetimeve. Krahas punës së mirë u vrejtën edhe dobësi sidomos në drejtim të kombinacioneve për kapjen e diversantëve që periodikisht hynin në rrethin tonë në një kohë kur në disa raste dhe vetë masat informonin për këtë çështje. Shënjat dhe vendet e takimit që linin diversantët në rrethin tone duheshin vlerësuar më drejt ku të mereshin masa të forta survejimi dhe të organizoheshin kurthe agjenturale për kapjen e diversantëve. Dobësi u vrejtën edhe në studimin e kandidaturave për tërheqje qoftë me material shtërngues ashtu edhe mbi baza vullnetare siç ishte rasti i tërheqjes pa kriter të Kadri Biçakut dhe Ferit Doskut të cilët jo vetëm që ishin të kompromentuar rëndë në veprimtarinë armiqësore por po thuaj se e kryesonin atë. Prandaj edhe tradhëtuan dhe u arratisën jashte shtetit.

b) Zbulimi dhe goditja e grupit armiqësor në zonën e Lunikut

 

Organet e sigurimit të shtetit në rrethin e Librazhdit krahas punës që bënë dhe masave që muarën për zbulimin dhe goditjen e grupit armiqësor Dorëz, Gizavesh e Qarrishtë, nuk e larguan për asnjë moment vëmendjen se kjo formë e veprimtarisë armiqësore mund te zhvillohej edhe ne zona të tjera të rrethit. Kjo u shikua e vlerësua në vartësi edhe me rezistencën që bëhej në disa zona dhe vështirësitë e punës që krijoheshin ekipeve të Komitetit të Partisë për kolektivizimin e bujqësisë. Nuancat e një veprimtarie të tillë armiqësore dilnin edhe për zonën e Lunikut. Fillimisht nga studimi dhe vlerësimi i të dhënave të bashkëpuntoreve “Opra” dhe “Ylli kuq” dilte se në kooperativën bujqësore Lunik elementët armiq te deklasuar dhe në veçanti kulakë zhvillonin veprimtari armiqësore ne formën e agjitacionit e propagandës e cila synonte kryesisht për të penguar krijimin dhe zgjeriëin e kooperativës bujqësore, të ç›organizimit dhe të nxitjes të fshatareve per të mos dalë në punët e kooperativës. Këtë bindje e forcojnë akoma më shumë edhe faktet e shqetësimet që kishte Partia në rreth për këtë kooperativë në të cilën punët nuk shkonin mirë. Edhe këtu në disa fshatar ishte krijuar ideja se futja ne kooperative nuk është bërë me dëshirë por me detyrim, prandaj në mënyrë të organizuar duhej shkuar për tu ankuar në KQ të Partisë. Mbi bazën e këtyre të dhënave e sinjalizimeve u muar takim me të gjithë agjenturën e kësaj zone ku ju dhanë detyra për të sqaruar se cili ishte burimi i kësaj pakënaqësie ndaj kooperativës bujqësore, kush hidhte idenë dhe propozonte për të shkuar e ankuar në KQ të Partisë, kush zhvillonte agjitacion e propagandë kundër krijimit të kooperativës bujqësore etje.

Nga të dhënat e para të bashkëpuntorift “Ylli kuq” dolli se në shtëpinë e Jonus Seidinit janë mbledhur natën Riza Dobra, Destan Kodraliu, Maliq Çela dhe Tahir Biçaku nga Letmi, këtë ja kishte thënë Riza Dobrua i cili midis të tjerave i tha se në këtë mbledhje u bisedua për punët që duhet bërë që njerizit të mos futen në kooperativën bujqësore, të rrisim pakënaqësinë në popull ndaj jetesës dhe pushtetit popullor. Mbas përfundimit të kësaj mbledhje u caktua edhe data e mbledhjes tjetër në vendin e quajtur “Rrapat e Alles”. Me të marë këtë të dhënë p. operativ vë ne dijeni drejtuesit e degës ku mbasi u studjuan edhe materialet e tjera që disponoheshin për këtë zonë u arrit në konkluzionin se këtu kemi të bëjmë me veprimtari armiqësore të zhvilluar në formë grupi dhe që lidhej me grupin armiqësor Dorëz-Gizaves-Qarrishtë. Në zbulimin e veprimtarisë armiqësore të këtij grupi u ngrit versioni që edhe ketu duhet të kërkojmë edhe dorën e zbulimit jugosllav. Paraprakisht në kuadrin e masave të tjera që do të merreshin u vu detyra që npërmjet një kombinacioni të thjeshtë në përbërjen e ketij grupi të futej edhe bashkëpuntor “Opra” me qëllim që të na sqarojë më mirë situatën operative të krijuar si dhe të dhëna të tjera që kishim nga një burim. Në të njëjtën kohë u muar takim edhe me qytetarët Shefqet Kodraliu dhe Zaim Tusku të cilët u porositën që po t’u kërkohej mendim të mernin pjesë edhe këta në këtë mbledhje ose me ato mundësi që të kishin të informonin për çdo gjë armiqësore që do të degjonin. Nga të dhënat e agjenturës doli se mbledhja u zhvillua në datën dhe vendin e caktuar ku e kryesonte Tahir Biçaku I cili u thotë pjesëmarrësve se me qenë se ka ardhur një ekip nga Komiteti i Partisë së rrethit për t’u futur në kooperativë ata qe nuk kishin pranuar të hynin m ë parë, juve duhet të punoni sistematikisht nëpër lagjet tuaja duke i bindur fshatarët që të mos hyjë asnjë ne kooperativën bujqësore. Në fund Tahiri hodhi idenë që duhet të organizojmë disa fshatarë për të shkuar në KQ të Partisë ku të ankohen se po i fusin në kooperativën bujqësore me detyrim. Njëkohësisht ata fshatarët që do të shkonin atje të porositen dhe të udhëzohen që të akuzojnë dhe shpifin kundër kuadrove të Partisë e të pushtetit se ata na kanë rrahur dhe na kanë kapur gratë etj. Tahiri tha se asnjë nga ne nuk duhet të shkojë në KQ sepse jemi në shenjë dhe do të na arrestojë sigurimi i shtetit, prandaj atje të dërgojmë vetëm fshatarët e varfër sepse kështu nuk do t’u shkojë mëndja fare se I organizojmë neve. Në këtë mbledhje ishte dhe Destan Kodraliu i cill nuk i zbatoi porositë që ju dhanë nga organet e sigurimit të shtetit por përkundrazi meqënëse kishte akumuluar urrejtje të madhe kundër pushtetit popullor ai u dha udhëzime fshatarëve që të shkonin në KQ të Partisë për tu ankuar për “padrejtësitë” që po u bëheshin. Me të marë këtë të dhënë ju bë një informacion Komitetit të Partisë së rrethit për veprimtarinë armiqësore të Destan Kodraliut ku një kohësisht ju propozua që ky të demaskohej. Nga demaskimi dualën edhe fakte e momente të reja që hodhën dritë mbi veprimtarinë armiqësore të Riza Dobra, i cili ndiqej si agjent i zbulimit jugosllav. Në këtë kohë u vu detyra që të itensifikoheshin masat agjenturalo-operative në drejtim të Riza Dobrës dhe Maliq Çelës me synim që ata të goditeshin sa më shpejt.

Si rrjedhim i zbatimit të shpejtë i këtyre detyrave në muajin prill të vitit 1962 u arrestua Riza Dobra. Gjatë proçesit hetimor midis tjerave Riza Dobra deponon: “Po u bë fshati kooperativë bujqësore, unë do të iki. Në kooperativë nuk rrohet, bëra budallallëk që u martova… po munda do marr fëmijët, po nuk munda u pres kokën femijëve dhe kaloi në Jugosllavi. Kam folur edhe të tjerëve që të mos futen në kooperativë, po u fut i gjithë fshati futem edhe unë, se ty nuk kanë se çfarë të bëjnë kështu u thoshja disa familjeve me qëndrim të mire politik perfundon Rizai”. (Sipas dosjes hetimore të Riza Dobros f. 172, proçes verbali date 21. 5. 1962).

Gjatë hetimeve të më vonëshme si dhe vënies përballë para fakteve e dokmenteve, Riza Dobra u deshifrua si agjent i zbulimit jugosllav të cilit i kishte shërbyer me besnikëri deri në kohën e arrestimit. Mbas mbarimit të hetimeve u denua nga gjykata popullore si agjent i zbulimit jugosllav. Edhe në zonën e Lunikut me goditjen e këtij grupi u rrit vigjilenca e masave punonjëse kundër armiqve të klasës, në të njëjtën kohë populli po e kuptonte gjithnjë e më mirë forcën e pushtetit popullor, të mirat që ai i kishte sjellë dhe do t’i sillte të ardhmen popullit, forcoi e çelnikosi akoma më shumë unitetitn e popullit rreth Partisë duke i bindur për të mirat qe do t’u sillte kooperativa bujqësore në të ardhmen në drejtim të rritjes së mirëqënies së jetesës dhe zhvillimit të përgjithshëm arsimor e kulturor të vendit.

  1. Përpjekjet për ngritjen e mëtejshme politiko ideologjike e profesionale ushtarake dhe arsimore të kuadrove të sektorit të sigurimit

 

Organet e sigurimit të shtetit në rrethën e Librazhdit nën udhëheqjen e organizatës bazë të Partisë një kujdes të rallë i kanë kushtuar rritjes së mëtejshme të nivelit politiko-ideologjik dhe ushtarako-profesional. Për këtë rroli udhëheqës i organizatës bazë të Partisë ka ardhur gjithnjë duke u rritur. Kjo është vrejtur si në tematiken e analizes së këtyre problemeve ashtu edhe ne informimin e vazhdueshëm që i bëhej organizates bazë të Partisë për problemet e punës së sektorit sigurimit. Në të njëjtën kohë veç situatave të krijuara në arenën ndërkombëtare me rritjen e përpjesëtimeve të mëdha të luftës se revizionizmit Hrushovian kundër partive komuniste e lëvizjeve marksiste-leniniste dhe në veçanti të presionit dhe të bllokadave që kërkonte t’i bënte vendit tonë, lindte si domosdoshmëri objektive puna dhe lufta që duhej berë për kuptimin e këtyre situatave dhe detyrat qe u dilnin organeve të sigurimit të shtetit për të përballuar me sukses veprimtarinë armiqësore që aktualisht zhvillohej në rrethin e Librazhdit. Gjatë kësaj periudhe efektivi i organizatës bazë të Partisë përbëhej nga 25 antarë Partie (sëbashku me sektorin e policise). Problemet kryesore që analizoi organizata bazë e Partisë ishin lufta për demaskimin e revizionizinit Hrushovian si dhe puna për kuptimin e drejtë të situatave dhe detyrave që rridhnin prej tyre. Gjithashtu u analizua edhe gjallërimi i mëtejshëm i organizatës bazë të Partisë dhe rritja e veprimtarisë se komunistëve, të përmirësimit të metodës së drejtimit dhe stilit në punë të kuadrove dhe komunistëve, mbi rritjen e mëtejshme të vigjilencës revolucionare, gadishmërisë luftarake dhe forcimi i disiplinës në punë. Rëndësi të madhe ju kushtua edhe ngritjes ideo-politike dhe arsimore profesionale duke i parë keto si nevoje për rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së organeve të sigurimit në luftën kundër elementit armik dhe veprimtarisë së tij armiqësore. Gjatë kësaj periudhe mbaruan shkollën pa shkeputje nga puna 6 kuadro arësimin 7 vjeçar, arësimin e mesëm 5 dhe 2 përfunduan shkollën e lartë. Në çdo vit arsimor rreth 60% e efektivit vazhdonte shkollën me dhe pa shkëputje nga puna. Si rrjedhim i kësaj për 4 vjet rresht dega e punëve të brendëshme Librazhd ka zënë vendin e parë në gjitha organet e repartet e Ministrisë Punëve të Brendëshme për kalushmëri e rezultate të larta në vazhdimn e shkollave. Punë e mirë u bë edhe me librin ku u zhvilluan garat e emulacionit socialist dhe 31 punonjës të organeve të sigurimit përfituan distinktivin “miku i librit”. Mirë u punua edhe për shkëmbimin e eksperiencës së përparuar qoftë midis p. operativë, seksioneve dhe në shkallë sektori. U forcuan akoma më shumë lidhjet me popullin, fenomen ky që u vrejt në numurin e madh të kërkesë ankesave e denoncimeve që i vinin organeve të sigurimit të shtetit. Një shtytje të madhe i dha punës ideo-politike e arsimore punimi dhe zbërthimi në organizatën bazë dhe sektoret i vendimit të pleniumit të KQ të Partisë të korrikut 1964 “mbi edukimin ideologjik të kuadrove dhe punonjësve”. Kështu mbi 83% e kuadrove kishin mbaruar shkollën 7 vjeçare. Organizata bazë e Partisë analizoi si problem të veçantë rezultatet e formës se aresimit në parti dhe atij shtetëror dhe gjendja paraqitej si vijon: Me arësim 7 vjeçar 13 veta, të mesëm pa mbaruar 5, të mesëm të mbaruar 3, universitetin të pa mbaruar l, universitetin të mbaruar 2. Organizata bazë e Partisë i kushtoi kujdesin e duhur edhe rritjes së aftësive profesionale e ushtarake të kuadrove të sektorit të sigurimit. Kjo u analizua si problem i veçantë ne organizatën bazë të Partisë ku si rezultat i detyrave të vëna u arrit që 5 kuadro të mbarojnë kurset dy, tre e gjashtëmujore të sigurimit, 8 shkollën një dhe dy vjeçare ndërsa dy kuadro që shërbenin pranë këtij sektori kishin mbaruar shkollën e sigurimit jashtë shtetit. Në të njëjtën kohë u ngrit në një nivel më të lartë puna qe zhvillohej ne shkallë sektori për ngritjen profesionale, gjithnjë e më mirë po studjoheshin e zbertheheshin urdhërat, udhëzimet e aktet normative që vinin nga ministria. Edhe përsa i përket ngritjes së nivelit të drejtimit të punës së Partisë u bënë përpjekje për t’u thelluar akoma më shumë në këtë drejtim. Kështu gjatë kësaj periudhe mbaruan kurset dy dhe pesë mujore të Partisë 4 kuadro, shkollën 1 vjeçare 2 dhe shkollën 3 vjeçare 1 kuadër. Kjo rriti nivelin e punës politiko-ideologjike të organizatës bazë të Partisë dhe të sektorëve në degë. Edhe përsa I përket pregatitjes se mëtejshme ushtarake, organizata bazë e Partisë e analizoi si problem të veçantë ku vuri detyra që t’i kushtohet një kujdes më i madh sidomos në kompletimin organik për kohë: luftë dhe rritjen e mëtejshme të gadishmërisë luftarake. Në zbatim të detyrave që vuri organizata bazë e Partisë gjatë kësaj periudhe në shkallë sektori dhe degë u zhvilluan stërvitje dhe loja te ndryshme në të cilat u tregua nje pjesëmarje dhe kryerje në kohë, në ndonjë rast duke i zbatuar detyrat në një kohë më të shkurtër se sa normat në fuqi.

Please follow and like us: