Ina K. Zhupa: Veliaj, virusi më i rrezikshëm i parasë publike për qytetarët e Tiranës!
Corona-tenderat e Veliajt qepen sipas porosisë, jepen rreth 120 mijë euro kompanisë së eventeve pa eksperiencë prodhim materialesh mjekësore, me procedurë negociimi pa shpallje paraprake!
Bashkia Tiranë më 29 prill ka hapur procedurën për “Blerje pajisje mbrojtëse për stafin e Bashkisë Tiranë në kuadër të masave mbrojtëse ndaj infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. Dhe një ditë më vonë ka shpallur fituese më 30 prill kompaninë “Mare Services”.
Kompania kishte vetëm pak ditë para tenderit të Bashkisë Tiranë, që kishte shtuar në veprimtarinë e saj edhe prodhimin e materialeve tekstile me qëllim për t’u paracaktuar si fituese e këtij tenderi. Ndërkohë që për 4 vjet ka pasur objekt fushën e eventeve, spektaklit dhe promocionit. Në 1 prill 2020 shtoi edhe këtë objekt në veprimtarinë e saj.
Edhe sikur kjo mund të ishte edhe një rastësi fatlume dhe të na bënin për budallenj, prap është në kundërshtim me kriteret teknike që kërkon procedura e hapur nga vetë Bashkia.
Në dokumentat e tenderit pjesa e “kapaciteti teknik”, Bashkia e Tiranës kërkon që kompania fituese të ketë “furnizime të ngjashme me objektin e prokurimit, të kryera/ realizuar gjate tri viteve te fundit…”. Si e plotësoi këtë kriter kompania ‘Mare Services’ që kishte vetëm 29 ditë që kishte ndryshuar objekt edhe zero eksperiencë?!
Veliaj është virusi më i rrezikshëm i parasë publike për qytetarët e Tiranës!