Albina Deda: Virusi i Surrelit ngelet rreziku më i madh sot për kombin!
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një lajm i mirë për këtë pandemi, ku përfundoi një studim i cili tregon se vdekshmëria nga Covid-19 ka rezultuar 4 ose 5 persona në 1000 të infektuar.
Pra krahasuar me një epidemi të gripit kjo shifër është 2 persona për 1000 të infektuar, kështu që Covid -19 rezulton me një vdekshmëri vetëm rreth 2 herë më të lartë gjë që duhet të bëj që të mos kihet aq frikë sa në fillim të pandemisë ku u abuzua me panikun e krijuar nga disa qeveri, përfshirë qeverinë shqiptare, ku në çdo dalje përcillej rreziku i madh nga virusi vdekjeprurës, masa ekstreme të mbylljes në shtëpi dhe gjoba, burg për ata që thyenin karantinën edhe nëse u duhej të blinin ushqimet apo medikamentet.
Shqipëria është më pak e prekur nga pandemia gjë që apelon për një hapje pa mëdyshje dhe njëkohësisht për përgjegjësi personale të të gjithëve për zbatim të masave dhe kujdesit, pasi sëmundja tashme mund të menaxhohet dhe imuniteti i grupit mund të arrihet brenda Verës, pasi kjo pandemi ka filluar që në Janar dhe në mungesë të testimit të popullatës për të ditur ekzaktësisht sa janë infektuar mendoj se është kaluar në shumë persona në formë të lehtë dhe të mesme në shtëpi.
Virusi i Surrelit ngelet rreziku më i madh sot për kombin!