Video ekskluzive/Millosheviç laget para marinsave amerikanë dhe u kërkon ndjesë spiunëve shqiptarë
Pamje të rralla të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç në duart e forcave speciale ushtarake amerikane. Në këto pamja, Millosheviq shihet i vendosur në bazën ushtarake në Bosnje, në qytetin e Tuzlas. Videoja tregon kryekriminelin serb në dhomën e pritjes së ngushtë të bazës ushtarake amerikane dhe që ishte lagur tërësisht nga poshtë megjithëse nuk vuante nga prostati i gradës së fundit. Ai i tha një marinsi amerikan se i vjen keq për spiunët shqiptarë, që pavarësisht se janë financuar me shuma të majme, nuk e ruajtën dot as Jugosllavinë dhe as Serbinë. Unë do vdes, por nuk kam për të dhënë asnjë emër, tha ai. Millosheviç më pas fluturoi me helikopter nga Beogradi dhe priti një aeroplan ushtarak amerikan për ta çuar në Hagë. Milloshevçi ia vendosën prangat në burgun qendror të Beogradit në rrugën Bacvanska me një urdhë të ish kryeminsitrit Xhinxhiç, pasi i është dorëzuar policisë në orët e para të mëngjesit të së Dielës, 1 Prill të vitit 2001. Gazetarët në vendngjarje kanë thënë se janë dëgjuar të shtëna vetëm pak kohë përpara se një varg makinash të dilnin nga porta e shtëpisë së Millosheviçit.
https://www.facebook.com/watch/Ro%C5%BEaje-Vijesti-109396559493635/