Rikela Fusha: Shëndeti Mendor tek fëmijët dhe të rinjtë
Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor dhe parë në lentet Shëndetit Publik (java 11-15 Maj 2020), Prindëroj Albania, ju inkurajon të lexoni këtë artikull nga një profesioniste e Shëndetit Publik në lidhje me Shëndetin Mendor te fëmijët dhe të rinjtë. ________________________________________________________________
Sipas Mental Health Foundation, problemet e Shëndetit Mendor prekin 1 në 10 fëmijë dhe të rinj. Ato përfshijnë depresionin, ankthin dhe çrregullimin e sjelljes, dhe shpesh janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj asaj që po ndodh në jetën e tyre.
Sidoqoftë, në mënyrë alarmante, 70% e fëmijëve dhe të rinjve që kanë një problem të shëndetit mendor, nuk kanë pasur ndërhyrje (kryesisht shëndetësore) të përshtatshme në një moshë mjaft të hershme. Mirëqenia emocionale e fëmijëve është po aq e rëndësishme sa shëndeti i tyre fizik. Shëndeti i mirë mendor lejon fëmijët dhe të rinjtë të zhvillojnë aftësinë për të përballuar çfarëdo që jeta sjell dhe të rriten në mënyrë të shëndetshme.
Le të analizojmë së bashku infografikën e mësipërme:
Aty paraqitet përmes shifrave, shpeshtësia e problemeve të Shëndetit Mendor tek fëmijët dhe të rinjtë. Sipas burimit, 1 në 10 fëmijë të moshës 5-16 vjeç, kanë një gjendje të Shëndetit Mendor të diagnostikueshme. Gjendje e diagnostikueshme nënkupton një situatë shëndetësore e cila diagnostikohet (kapet) nga profesionisti përkatës pas testimeve, analizave laboratorike apo metodave të ndryshme të përdorura nga ai. Po kështu, gjysma e të gjitha problemeve të Shëndetit Mendor zhvillohet brenda moshës 14 vjeç dhe ¾ e tyre brenda moshës 24 vjeç. Kjo na bën të kuptojmë sesa e rëndësishme është fëmijëria dhe rinia e hershme në zhvillimin e duhur përgjatë gjithë jetës.

Elementët që mund t’i ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë, për një Shëndet Mendor të mirë, përfshijnë:
1) Shëndeti i mirë fizik, përmes një diete të ekuilibruar dhe duke bërë ushtrime të rregullta;
2) Të jesh pjesë e një familjeje të lumtur pjesën më të madhe të kohës;
3) Të qenit në një shkollë që kujdeset për mirëqenien e të gjithë nxënësve të saj;
4) Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme për të rinjtë.

Faktorë të tjerë janë gjithashtu të rëndësishëm, përfshijnë:
1) Të ndjehen të dashur, të besuar, të kuptuar, të vlerësuar dhe të sigurt
2) Të jenë shpresëdhënës dhe optimist
3) Të pasurit një ndjenjë të përkatësisë në familjen, shkollën dhe komunitetin e tyre
4) Të kenë forcë për të përballuar kur diçka nuk është në rregull dhe aftësi për të zgjidhur problemet.

Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë një shëndet mendor të mirë, por studimet kanë evidentuar që më shumë fëmijë dhe të rinj kanë probleme me shëndetin e tyre mendor sot krahasuar me 30 vite më parë. Kjo mund të vijë për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si jetojmë tani dhe impaktin e tyre në përvojën e rritjes së fëmijës. Mbart një rëndësi të veçantë roli i prindit në mbështetjen e fëmijës, duke krijuar marrëdhënie të hapura e të sinqerta me fëmijët e tyre.
Ndjenjat negative të fëmijëve dhe të rinjve zakonisht janë kalimtare. Sidoqoftë, është e nevojshme ndihma e profesionistit shëndetësor nëse fëmija është i dëshpëruar për një kohë të gjatë, nëse ndjenjat e tyre negative po i ndalojnë ata të vazhdojnë normalisht jetën e tyre, ose nëse ata po sillen vazhdimisht në mënyrë që të papërshtatshme për moshën e tyre.
Please follow and like us: