Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Histeri shtetërore ndaj Covid -19 në Shqipëri  

time.al - “Nuk shkon në zyrë se ka frikë?”- Kryeministri i ...

Kryeministri Rama duke folur për Covid-19

 

Duke u nisur nga studimet e bëra në disa vende të botës për përqindjen e vdekshmërisë nga Covid-19 që tregojnë se kjo shkon në 0.46 për qind pra 2 herë më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm që ka vdekshmëri deri në 0.2 për qind, masat shtrënguese janë tashmë të panevojshme.

Prandaj duhet të kujdesemi për të moshuarit mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë me dy apo më shumë diagnoza dhe shoqëria shqiptare t’i kthehet normalitetit dhe aktivitetit të lirë, pa masa shtrënguese e kufizime duke ndjekur shembujt më të mirë nga menaxhimi në botë.

Mediatizimi dhe paniku ishte i tmerrshëm sa kaloi në histerizëm, duke hequr edhe të drejtën e kujdesit shëndetësor për sëmundje që u rrezikonin jetën seriozisht qytetarëve dhe njëkohësisht qeveria me kryepidemiologun Edvin i terrorizoi çdo ditë shqiptarët se armiku i padukshëm i pret te dera e shtëpisë për t’i vrarë, nëse dalin nga banesa e tyre.

Please follow and like us: