Albspirit

Media/News/Publishing

Ela ZDRAVA: Në valixhen e arratisë…

ela zdrava (elazdrava) on Pinterest

 

Ik në mal, lartësia e tij

do t’ia heq toksinat trurit,

kraharori do t’falenderojë për kët mirësi,

atje frymon i bekuar edhe guri.

 

Ik në det, thellësia e ngjyrës së tij,

do ta ç’ngjyros mërzinë e përplasur në dallgë,

valët do t’i mbledhë në simfoni,

fryma do të të ngopë e ngrohur në gjak.

 

Ik në fshat, papushim ec lëndinave,

gjelbërimin kapur përdore,

ngjyrat përqafuar në hijeshi,

lidhja zemrës verore.

 

Po deshe rri në të ëmblën shtëpi,

në shtratin tënd apo në një kënd të saj,

dritaret hapja shpirtit, dielli të vijë,

ndiz melodi, merr libër, kafe apo çaj.

 

Nëse vërtetë do ta gjesh vehten,

e shpirtit cergat t’ia largosh,

ik kudo, vetëm ik nga mendimet, ik i vetëm,

në valixhen e arratisë t’i mbyllësh, t’i harrosh.

Please follow and like us: