Kaltrinë E. Uka: Mallkue kjofsh, ti dashni!
Mallkue kjofsh, ti dashni
qi po m’vret pak nga pak
nga largësia si shigjetë
tuj marrë shej’ drejt e n’plagë.
Kërkue t’kam tanaherat
dashni e jeme e marrueme
kërkue t’kam e kund nuk t’gjeta
n’çdo drandofill qi ka lulue.
Mallkue kjofsh, ti dashni
qi u dashka me u durue
me ndi pritjen nji shpirt i ri
ty n’hyjzi tuj t’naltue.
Ti dhimbë tuj dhanun pa nda
pa tut’ qi t’xen kund rrfeja
njatë qiell e pata lutun
mallkue kjofsh ti përhera.
Pak forcë ka mbet’ n’mue
tuj ec ti përdit’ n’kyt shpirt
tuj e shkel rand mbi plagë
tuj e lanun pa pa dritë.
Tuj marrë udhë e tuj hikë
tuj i lanun lot’ t’kullueme
Zoti e vraft’ e e shoftë
ikjen tande t’shëmtueme.
Unë mbas sodit kam me t’harrue
me njatë forcë qi e kam mbledh’
n’njato copa qi m’ke thye
mbetsh pa fe, mbetsh pa nder.
N’andrra ma s’due me t’majtun
s’due tuj kja me m’xan agimi
mallkue kjofsh njatje ku je tretun
qi pa mshirë m’le idhtimin.