Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Kush i masakron intelektualët shqiptarë?

Bardhyl Berberi: Në kujtim të Misto Markos, mjeku personal i Poradecit

Bardhyl Berberi

 

Thuhet se nëse dëshiron të vrasësh një popull duhet t’i vrasësh atij intelektualët… Një popull që pranon që t’i vrasin  inteligjencën do të thotë se ai komb ka vrarë veten. Duke parë sjelljet e partive pas viteve ’90 të ashtuquajtuara parti politike e kanë masakruar shtresën e intelektualëve të ditur dhe të mençur që mund të çojnë shoqërinë tonë përpara. Falë mungesës së integritetit personal, kundrejt të tjerëve inteligjenca shqiptare po vuan nga kompleksi i inferioritet. Ushtria e të paaftëve që ka marrë postet me anën e inflacionit të lëvdatave, lajkave ndaj eprorëve mediokër që kanë pushtuar institucionet dhe me tesera partie…

Duke parë  këtë aspekt, arrijmë në përfundim se këto tipare të karakterit individual, të intelektualve me personalitet që zgjedhin të çajnë përpara pa u përkulur drejt sfidave të jetës, e cila normalisht i vë në provë çdo ditë me batica dhe zbatica, por që ia dalin të ecin me vështirësi në sajë të karakterit dhe personalitetit të tyre, ata nuk zgjedhin rrugën më të lehtë duke u përkulur e  servilosur për shefat e tyre të paaftë, edhe pse kjo ka një kosto dhunimi dhe poshtërimi shpirtëror   sepse nuk bëjnë pazare dhe servillëqe në dëm të punës për t’iu bërë qefin shefave kokëboshë…

Këta shefa të paaftë, me dobësi karakteri nga jeta e tyre e zbrazët shpirtërore që e kanë marrë këtë vend pune me një tesër partie e jo me diplomë  dhe intelekt, ata në këtë rrugëtim nuk hezitojnë të shkelin dhe shkatërrojnë në mënyrë të paskrupullt fatet individuale dhe familjare njerëzore të atyre që guxojnë t’u dalin përpara,.

Kur e gjykojmë në këtë rrafsh psikologjik, normalisht që secilit individi në jetë i ka rastisur të ballafaqohet me sprova të tilla, qoftë në vendin e punës dhe sidomos në politike. Prandaj është bërë modë dhe si duket kështu ka qenë gjithmonë që, nga njëra anë, udhëheqësit e institucioneve dhe kryetarët e partive të parapëlqejnë dhe të afrojnë rreth vetes njerëz puthadorë, sahanlëpirës, sepse kjo është për ta rruga më e lehtë dhe pa ‘xhunga’ dhe kthesa të rrezikshme në rrugëtimin e papërgjegjëshëm në karrierën e tyre politike.

Nga ana tjetër, këtë e përfitojnë më mjeshtrisht servilët, të cilëve nuk u pengon të ndërrojnë fytyrën, të  flasin dhe të shpifin për të tjerët, të rrezikojnë dhe marrin në qafë ata që ju ‘prishin gjumin’ shefave të tyre dhe duke i lartësuar ata në piedestalin më të lartë të mundshëm, si njerëz të pazëvendësueshëm.

Ne si shoqëri dhe komb do të vazhdojmë të përgojosim dhe shpifim padrejtësisht për njëri-tjetrin vetëm e vetëm që shefit që kemi mbi kokë të mos i bjerë asnjë fije floku.

Nëse mbi kokë do të kishim një shef me kapacitetin e duhur organizativ të shkolluar prej vërteti se kemi të shkolluar prej diplomash të blera, secili do ta bënte punën e vet me përkushtim dhe ndershmëri, atëherë nuk do të ekzistonte spiunllëku dhe servilizmi; të gjithë do të ishin të lumtur në punën që bënin pasi një drejtues i aftë mban rreth vetes kuadro të aftë e jo spiunë, intigrantë dhe llustraxhinj që i heqin furça duke e fryrë një kokëbosh sikur të jetë koka e Zeusit… Kësisoj nuk do të mungonin edhe rezultatet dhe shoqëria do të ecte në binarët e kohës për të ecur normalisht, se udhëheqësit do t’i përzgjidhnin “ushtarët e tyre më të mirë”, ashtu si trajneri që i zgjedh lojtarët më të mirë për të fituar një ndeshje. Të paktën kryeministri Rama një gjë e ka kuptuar mirë, për ta bërë përzgjedhjen e duhur, doemos se duhen ndryshuar kriteret dhe niveli i përgatitjes profesionale të pretendentëve për funksione publike, përgjegjësisht të lojtarëve në fushë, sepse servilët nuk janë të mësuar me ballafaqimin me sprovat dhe sfidat jetësore, por vetëm largimin duke bërë strehë të sigurtë nën çadrën e një drejtuesi të paaftë.

Natyrshëm lind pyetja: Si vijnë këta të paaftë nëpër karrike të rëndësishme të administratës? Deputetët nëpër zonat e tyre, ata që ju kanë siguruar vota do t’u gjenë ‘qoshe’ nëpër dogana, tatime, polici etj. Po të shikosh në çdo qytet vjen kryetbashkiaku e zgjedh kombëtaren e tij, së pari sitemon soj e sorollop të familjes edhe me një shkollë ai e bën shef kuadria, shoferat i bën drejtora, merr pensionista që ia do qefi atij, i mban këshilltarë  specialistë e ju jep edhe rrogë e honorare. Merr miq nga qytete të tjera dhe i bën drejtorë nëpër institucione të ndryshme të rrethit, a thua se nuk ka qyteti njerëz të aftë e të zot për të drejtuar. Por, e keqja është se ky drejtori që vjen nga Tirana sjell me evte një taborr tjetër me miqtë e tij që t’i ruajnë krahët dhe ata të tundin derën dhe të marrin rrogën. Por ka dhe një oaz tjetër, është kryetari i partisë qeverisëse, edhe ai ka njerëzit e tij që e mbajnë atë dhe e votojnë të rizgjidhet kryetar. Dhe kur shkon nëpër dogana e tatime apo institucione të tjera të rrethit të thonë se këta janë nga parcela e deputetit, këta nga kryetari i bashkisë dhe këta të tjerët të kryetarit të partisë. E kuptoni se ku zgjidhet kjo kombëtare e të paaftëve me diploma falco apo të blera; këta shefat iu japin karrike dhe formojnë atë ushtërinë e të paaftëve që i bëjnë punët çorap. Secili nga këta ka parcelat e tij që e mbush me sallata vjeshte pa asnjë vlerë dhe na krijon këtë kontigjent të paaftësh dhe delenxhinjsh që rrinë si gjeli nëpër kolltuqet e administratës.

Evolimi i shoqërisë  dhe i intelektualëve të shquar që nuk e shesin shpirtin dhe nuk përkulen, pra këtij fenomeni epidemie në Shqipëri do t’u prishi strofkën duke larguar ata që kryeministri i quan ‘shpend grabiqarë’. Lajkat dhe lëvdatave për të gjetur vend në çadrën e ndonjë drejtuesi të paafti që do të mbijetojë, do të jetë ky kontigjent që do të strehohet pikërisht aty me servilizëm pasi ky takëm është i specializuar për këtë rol.

Megjithatë, pa marrë parasysh epilogun, thelbi është se duhet që të aftë të mos bëhen hyzmeqarë të një kokëboshi që ka marrë karriken, por të çajnë përpara me forcat e tyre, me dinjitet dhe personalitet, për të bërë vepra të mira në jetë, edhe atëherë kur kjo u kthehet me të keq. Një fjalë e urtë angleze thotë “më mirë bëj një punë të mirë në jetë edhe pse mund të humbasish se sa një punë të keqe që mund të përfitosh për momentin”. E gjithë kjo bëhet kur heqim dorë nga vasaliteti i shefave kokë boshë që na drejtojnë dhe punët na i bëjnë çorap…

Fatkeqësisht politika dhe e ardhmja e njerëzimit përfaqësohet nga individë pa ideale dhe pamadhështi, me njerëz mediokër, nën nivelin mesatar të intelektualëve. Koha ka  zbuluar burrat e mbëdhenj që i kanë vënë gjoksin kombit në situata të vështira, por njëherazi ka zbuluar edhe mediokrit që ju kanë shkaktuar popujve tragjedi…

 

Please follow and like us: