Albspirit

Media/News/Publishing

Erges Eskiu: Faktohen vjedhjet masive të OSHEE 

 No photo description available.

🚨VJEDHJE!🚨

Qeveria po vjedh me faturat, ju thashë një muaj më parë dhe sot mund ta faktoj këtë!

Koha për mosbindje civile ka filluar!

Mos paguani dritat, ujin dhe asnjë taksë tjetër derisa kjo qeveri hajdute të largohet nga drejtimi i vendit!

Vjedhja me faturat e dritave, që denoncuam muajin e kaluar, u faktua këtë muaj prill! 1400 lekë të reja.

Leximi i muajit Shkurt ishte 15849, Marsi nuk ndryshoi në sistem (sërish 15849) dhe kishin vendosur 323 kw, tani në Prill leximi i sahatit është 16091. Energjia që është harxhuar për dy muaj është 242 kw, 89 më pak nga sa jam faturuar për Marsin. Tani sahati im është në rregull me sistemin kompjuterik të OSHEE, por kryeministri mua më ka vjedhur me mashtrim të hapur 1380 lekë, sepse 89 kw janë të mbifaturuar dhe nuk gjenden gjëkundi, plus taksat!

Unë sipas atyre duhet të paguaj 4238+556=4794 lekë, ndërkohë që unë kam harxhuar 242 kw = 2299 lekë + taksat e të dy muajve Mars dhe Prill prej 556 lekë= 3411 lekë.

Ku shkuan 1383 lekët e miat?! M’i vodhën mua dhe gjithë shqiptarëve nëpërmjet energjise për t’ia dhënë bisnesit të vogël.

Unë, bashkëshortja ime, kolegia ime dhe shumë të njohur të mitë prej dy muaj nuk kemi marrë asnjë kokërr leku pasi jemi të punësuar në bisnes të madh.

Për pagën tonë të munguar bëj përgjegjës direkt kryeministrin, sepse nuk di të ketë bisnesmen në botë, të marrë kredi për të dhënë rrogat punonjësve, që nuk janë në punë aktive për shkak të fatkeqësisë natyrore?!

Jemi në kushte shumë të vështira ekonomike dhe mirë që nuk na japin, por vampiri kryeministër po na vjedh direkt nga xhepat edhe në kohë fatkeqësie, siç ka bërë edhe me të dëmtuarit e tërmetit që i la të vdisnin dhe të humbisnin pasuritë e tani nuk u jep asnjë mbështetje.

Më ndjeni, ky nuk e meriton emrin njeri, ky është vampir! Me besim në zot, duhet t’i ngulim kryqin në gjoks, për të asgjësuar farën e tij dhe të çlirojmë vendin!

Please follow and like us: