Albspirit

Media/News/Publishing

Apeli pushon çështjen e lobimit rus ndaj Bashës dhe dy zyrtarëve të PD

Gjykata e Apelit ka vendosur të pushojë çështjen e lobimit rus ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Apeli ka lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke vendosur përfundimisht  pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashë dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi për çështjen e lobimit me para ruse.

Vendimi u mor në dhomën e këshillimit nga trupa gjykuese e kryesuar nga Shpresa Becaj dhe anëtarët Alaudin Malaj dhe Shkelqim Mustafa.

Më herët Gjykata e Apelit e ka shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimimin e Prokurorisë për pushimin e akuzave ndaj kreut të PD, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë për lobimin e PD në SHBA.

Avokati i Bashës, Eduart Halimi tha në përfundim të seancës se nuk ka pasur asnjë provë të re nga dy palët dhe theksoi se Gjykata e Apelit do të njoftojë për vendimin që do të merret për këtë çështje.

Në këto raste, këto cështje duhet të shqyrtohen për 15 ditë nga Apeli në dyer të mbyllura në dhomë këshillimi. Kjo është dispozitë urdhëruese, në rast se nga shqyrtimi i dosjes, apo ka prova të reja që do i nënshtrohen një hetimi, gjykata mund të marrë vendim ndryshe. Gjyqtari pyeti nëse kanë prova të reja, palët thanë nuk kanë. Gjykata do të njoftojnë palët në një moment të dytë” tha ai.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi më 13 janar pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.

Gjykata argumentoi se nuk ka asnjë provë që provon se këta persona kanë kryer veprën penale të falsifikimit të formaularëve dhe pastrimit të parave. Megjithatë prokuroria vendosi të apelojë vendimin. Sekretari i Përgjithshëm i Partië Socialiste, Taulant Balla paralajmëroi në atë kohë prova të reja në lidhje me këtë çështje.

Me vendimin e sotëm kreu i opozitës ka marrë për herë të dytë pafajësinë për këtë çështje.

Please follow and like us: