Basha: Prishja e Teatrit Kombëtar, akt lufte
Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me artistët të cilët janë kundër shembjes Teatrit Kombëtar. Basha është shprehur se kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është një akt i pastër lufte. Lideri i PD u bëri thirrje demokratëve dhe mbështetësve të opozitës që të mbrojnë Teatrin Kombëtar.
“Rama dhe banda e tij sulen për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar për të vjedhur këtë pasuri, për të shkatërruar. Edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur. Këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Aleanca dhe qytetarët janë përballur me dhunë ndërkohë që është diçka që i takon të gjithë qytetarëve. Çdo hap përpara për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj artistëve e qytetarëve. I bëj thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës, të djathtëve e të majtëve. Le ta presin zjarrin nga Surreli deri tek qendrat tregtare të oligarkëve dhe krimit të organizuar. Teatri është vija e kuqe”, theksoi Basha.