Prill 2019/Përkujtohet poeti Trifon Xhagjika që u pushkatua nga komunizmi dhe ende nuk i janë gjetur eshtrat
55 vjet pas arrestimit dhe pushkatimit nga regjimi komunist poeti Trifon Xhagjika ka një memorial në vendlindjen e tij në Peshtan, një fshat i vogël në Luginën e Vjosës, në Jug të Shqipërisë. Shkrimtarë dhe familjarë e kanë përkujtuar poetin, i cili para trupit gjykues 55 vite më parë recitoi vargjet e tij: “Ndihmomëni të qesh/Atdheu është lakuriq”. Trifon Xhagjikës ende nuk ia janë gjetur eshtrat dhe madje as poezitë mbi të cilat u ngrit nga regjimi akuza se ishin provë armiqësore për terrorizëm. Studiuesi Sadik Bejko dhe poeti Petrit Ruka vlerësuan veprën e Xhagjikës.
Prill 2019
Please follow and like us: