Albspirit

Media/News/Publishing

Komisionerja europiane Mariyja Gabriel: Para vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar është i domosdoshëm dialogu

Komisionerja e Bashkimit Europian për inovacionin, kërkimin, kulturën, edukimin dhe rininë, Mariya Gabriel ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Me anë të një statusi në Twitter, Gabriel kërkon që përpara se të ndërmerret ndonjë vendim ndaj Teatrit duhet hapur një dialog me shoqërinë civile dhe ekpertët për këtë çështje. “Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimnisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merret një vendim i pakthyeshëm për Teatrit Kombëtar të Tiranës. Ne inkurajojmë fort të gjithë institucionet përgjegjëse të përfshihen tani në një dialog me palët e interesit të trashëgimisë.”- shkruan Komisionerja.

Mariya Gabriel

@GabrielMariya

Dialogue with civil society and experts of heritage is necessary before taking an irreversible decision on .
We strongly encourage all relevant national institutions to engage now in a constructive dialogue with heritage stakeholders.

View image on Twitter

Kjo nuk është hera e parë që Mariya Gabriel reagon për çështjen e Teatrit. Më 4 prill të këtij viti ajo bëri të ditur publikisht mbështetjen e saj për shtatë nismat për mbrojtjen e vendndodhjeve me rëndësi të veçantë të trashëgimisë kulturore që më 24 mars u shpallën si pjesë e programit të “Europa Nostra” për vitin 2020, ku Teatri Kombëtar figuron në krye.

Please follow and like us: