Vendimi ilegal për Teatrin Kombëtar, reagon ashpër Ambasada Britanike në Tiranë
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjete sociale, Ambasada bën të ditur se mbështet thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog me të gjitha palët e përfshira.
Selia e diplomacisë britanike thekson se dialogu nuk është kurrë i pavlerë.
“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.
Më herët eurokomisionerja Maryia Gabriel, bëri thirrje për dialog mes institucioneve dhe grupeve të interesit.