Albspirit

Media/News/Publishing

+16Kujtesë edhe për mercenarët që mos t’i tresë balta/Shqiptari që lutet për jetën, fotografia që tronditi botën 30 vjet më parë

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Shqiptari që lutet për jetën, fotografia që tronditi botën 30 vjet më parë

Në foton është shqiptari Hajrush Ziberi që lutet për jetën e tij, pasi është kapur nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991. Ai u torturua dhe më pas u vra nga “Tigrat e Arkanit”. Fotografia është realizuar nga Ron Havivi, një fotograf amerikan. Shqiptari nga Maqedonia jetonte në Bijelinë të Bosnjës Hercegovinës dhe u vra në moshën 24-vjeçare. Me origjinë Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.

Bashkë më të atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu. Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikemtën. Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje. U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros si N.N. (No name). Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku me pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004. Ekziston edhe një foto tjetër e Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë, por para aparatit i japin ujë.

“E kam takuar në xhaminë e Bijelinës. “Tigrat” ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij. Pasi i vranë 4 civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre. ‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova. I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë. Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin”, – ka treguar fotografi Haviv vite më vonë.

Please follow and like us: