Haris Vongli: Unë jam Teatri Kombëtar dhe në mes të natës, në fshehtësi e shkelje të çdo norme, kanë shembur edhe një pjesë timen
Edhe njëherë është faktuar se sistemet diktatoriale kanë fytyrën e njerëzve tanë dhe jo të ardhurve nga planete të tjera. Shqipërinë po e shkatërrojnë bijtë e saj dhe kjo është pafundësisht çnjerëzore.
Shembia e Teatrit Kombëtar mbart çdo domethënie e simbol që duhet të kishte vdekur plot 30 vjet më parë. Mizore!
Ndërsa vitet kanë kaluar e unë jam rritur jo vetëm bilogjikisht por edhe si person, nga eksperienca, nga rrethanat, nga njerëzit me të cilët kam ndarë të njëjtin ajër, nuk jam ndierë kurrë kaq e cenuar, paçka se jam përpjekur gjithnjë të predikoj vlera e t’i them kujtdo se heshtja dhe servilizmi janë vrasës të profesionalizmit dhe integritetit njerëzor.
Jam përpjekur të ngre zërin për çdo padrejtësi e mos bëj kompromis pikërisht me lirinë, demokracinë, dashurinë për vlerat morale e forcën shpirtërore dhe për njerëzit që më kanë përfaqësuar mua e bashkëatdhetarët e mi denjësisht, ndër shekuj.
Kjo që ka ndodhur në mes të natës është krimi më i madh kushtetues, moral, institucional, historik, kulturor e njerëzor që ka ndodhur në memorien time.
Unë jam Teatri dhe në mes të natës, në fshehtësi e shkelje të çdo norme, kanë shembur edhe një pjesë timen. #unejamteatri
https://www.facebook.com/haris.vongli/videos/10156837203092084/?__tn__=%2CdC-R-R&eid=ARA9nPwTPXj1wVjL_Zrj3_ehi0ffo7TBOWxYbappDvkux8hq1Cpxql6UCHpIMQGTddo6okRpz_p5H8uJ&hc_ref=ARS1H6G282lpleown7n_nDXysvg26vESvom3eTHw0oTLYPohr7TL6KAVC8I55EMbXvc&fref=nf