Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Ambra Hysa

Parajsa e syve

 

Maleve të ashpra,

maleve të nalta,

rritet burrnia

si rriten bimët e egra,

matet forca

sa asht pesha e fjalës,

sa asht besa.

 

Vishen me krenari

këto male të heshtuna,

të shkreta…

që nuk takohen kurr,

si zemrat gur.

 

Këto male

janë beku me bukuri,

në to’

vlon etja për dituri,

grryen ùja për drejtësi,

don drita,

me dal prej errësins.

 

Vajton kajher,

guri prej pamundësisë,

kur i copëtohen

krahët e pafajsisë,

e thërrmohet

grimcë-grimcë.

 

Derdhet loti, si ujvarë

pik-pik…

…trimat janë lodh

e malet s’kanë

gojë me fol.

 

Mes luginash,

si damarin në zemër,

si debulesën në thembër,

ke me njoft…

“fjalën e mirë,

gjurmët e dashnisë,

erën e mirësisë”.

 

Ke me njoft…

mikëpritjen e vërtetë,

se në shpi të huaj,

ke me u ndi “mbret”.

 

Në këto male të harrume,

rriten

vlerat ma të nalta njerëzore,

por se kanë një shpresë,

nuk e kanë një za,

nuk e kanë një emër,

veç buk, kryp,

dhe zemër…!

 

(Qershor, Theth, 2019)

 

 

8 gjërat që mund të bëni në një ditë me shi vere – Revista Psikologji

 

 “Stuhi”

 

Ulërijnë rrufetë në vaj,

u përmbyt dhe varkë e dhimbjes,

atje tej horizonti,

u plagos si me thikë.

 

U tërbua deti,

dallgët ofshëtijnë,

gllabërojnë stuhitë,

pa mëshirë përpijnë.

 

Ngjan me ty kjo furtunë,

edhe qielli kur qan,

ndër mend më bjen xhelozinë,

dashurinë më bjen ndër mend pastaj.

 

Kjo stuhi, nuk njeh arsye,

ajo asht krejt e marrë,

papritun vjen,

e i shtrin krahët,

vjen, se ka shum mall.

 

Qan qielli,

e mbrëmja rend mbas tij,

fatkeqë qenë yjet,

nata erdh, u nxi.

 

Kujt po i hakmerret?

…shiu i verës s’ka faj,

ai lotët mi fshehu,

se ende për ty qaj.

 

Kujt po i hakmerret?

…qiellin e paskan vrarë,

në plumba ia gjuajtën plagët,

asgjë, s’e mban më gjallë.

 

Shi i pabesë i verës,

më fiku çdo shpresë,

mbi kalë të zi ai erdhi,

si lajmëtar që qan me dënesë.

Mam

 

Ajo,

shikimin tand e ka jetësor,

e me buzëqeshjen tande,

çdo ditë e ujit shpirtin.

 

Janë hapat tuj,

kur të pret për me ardhë,

gjurmët e dashnisë,

të kësaj dobësie,

që ajo ka për ty.

 

E qeshuna e saj,

si zambakët e bardhë,

më mbush me pranverë,

e me lule plot erë.

 

Përkëdhelja e saj,

si dielli në parajsë,

e meraku që në zemër i rreh,

moshë nuk njeh.

 

E thërrasim “Mam”,

pa të’ në qiell s’ka Hanë,

asht krijesë e bardhë,

rrjedh vetëm nektar.

 

Askush nuk i ngjan,

kërkova në çdo anë,

ma të shtrenjtin thesar,

Zoti, na e ka fal.

Please follow and like us: