INSTALIMI I NJË DIKTATURE
Nga prof.ing. av. Sazan GURI
- Kur u pushtua Vjena nga nazizmi, intelektualët vjenezë bën sehir;
- Kur, ati ynë në tokë, nuk foli për situatën reale të pandemisë në janar e shkurt, ju menduat se nuk ka covid meqënëse nuk e tha ai;
- Kur, ati ynë në tokë, foli për situatën, jo reale të pandemisë në prill, e sidomos në Maj, ju menduat se ka covid, meqënëse e tha ai, dhe o burra me maska e doreza që s’kane pikë vlere, madje ju shtojnë mundësinë e prekjes edhe për shkak se e besoni.
- Kur, ati ynë në tokë, shtoi me të drejt sipas ligjit të fatkeqësisë natyrore 30 ditë, por mbasi na kishte marrë 15 ditë, ju nuk u ndjetë, edhe kur ja u shpjeguam, sepse e tha ai, dhe situata zgjati deri më 23 prill, ok po e quajmë!
- Kur, ati ynë në tokë, shton pa të drejt 60 ditë (që i përkasin një situate tjetër si ajo e jashtzakonshme, e cila është e pashpallur), kur ligji e përmbante shtesën më pak se 30 ditë, ju nuk u ndjetë, edhe kur ja u shpjeguam, sepse e tha ai.
- Dhe situata është kjo që jemi sot! 105 ditë të bllokuara, ku hiq muajin Mars që e meritonte se ishim në bisht të gripit covid, po muaji Pill, po ta falim, po muajin Maj, me diellra e me dete e me plazhe hajt se po e shtyjmë, po muajin qershor mor vllezër pse t’ja falim?
Dhe e dini pse? Që qytetarët brenda mos të shohin se ç’bën qeveriu me batakçiun jashtë!?
Çfarë?
- Hec-e në ndërtim në kohë rekord (Zall Gjocaj)?!
- Grabitje uji i pijshëm në Lumas të Beratit, ku firma punon dhe banorët të mbrojnë jetën e tyre s’lejohen të shkojnë?!
- Ndërtime te kodra e diellit 2, ku dikush kërkon se ku janë ambientalistët, nuk pyet sesi kjo diktaturë vendos pa banorët, por e hedh fajin gjetkë?!
- Prishja e teatrit, nuk është rastësi përshpejtimi si hajduti në mes të natrës, në ditë diele me thyerje pa fund ligjesh e rregullash?!
- Ndërtimi i hecit në Picar, (Kurvelesh), pikërisht te zemra e atyre që i kanë dhënë votën, ku këta batakcinjë i marrin ujin e pijshëm 5000 banorëve që nuk ja morri, as turku, e as serbi kur kalonte me pushtime atypare.
- Prerje e grabitje hektarësh me pyje, ne Skrapar, Leskovik, Përmet, ku bëhet nami, sot, dhe askush s’ka mundësinë t’i gjurmojë. Hajde shikoni, më thonë, po ku të vete?!
- Ndërtime të papara në Porto Romano, ndotje deti, vajra në kanale, ku i kam premtuar se do vijë menjehere, ndaj shtyhet situata deri më 23 qershor që kur të vemi të shohim veprën e ndërtuar, jo dëmin e tretur pas dhe ato të jenë të përfunduara.
- Ndërtim të një karburanti në plazhin lungo mare në Vlorë, ku banorët presin, hë sot hë neser edhe SG, por si do të vete? Jo se do i shpëtojë, po mbase ndreqim një mendim si të adresohemi, ku dhe kush?
Dhe pa fund ndërtime të tilla në kohë rekord, pa konsultime me publikun, me ata që e vuajnë dëmin. Imagjino kur për të gjitha këto nuk lejohen mediat të shkojnë e të flasin nga vendi i krimit ose të pyesin duke parë vetë provat në vend, si rasti në Lumas të Beratit që media ndalohet të shkojë.
Tani pa bërë e prekur haterqejfe, a na thoni dot se si quhet kjo situatë?
- A jemi në vendosje të një diktature?
- A duhet të shqetësohemi për covidin që nuk ekziston apo për instalimin e veprave makabre të pista (si hajduti që ndan paratë natën), së bashku me diktaturën?.
- Na ndihmoni se mund ta kemi gabim. Referohuni nenit 1 këtu më sipër.
Please follow and like us: