Albspirit

Media/News/Publishing

RILINDASIT GJETËN HEROIN PËR SIMBOL BASHKIMI, SOT TEATRI SIMBOL ZHVILLIMI

Intervista/“Blerja e qeseve”, Sazan Guri: Nisma një show, pas saj ...

Nga prof.ing.av.Sazan GURI

Folëm e ç’nuk folëm për pandemine, në mos sot, nesër do të kuptojmë, se si na vunë mashtrimin më tepër se mjerimin (atë që ndodhi realisht). Por, ajo që na duhet të mbrojmë sot është simboli Teatër, jo thjesht si një godinë, por sepse:

  1. është vepër që na tregon sesi të ndërtohet kundra zjarrit;
  2. është vepër që na dëften sesi të ndërtohet kundra tërmeteve;
  3. është vepër që na mëson sesi të ndërtohet kundra akustikës;
  4. është vepër që na thot sesi mund të përcillet zëri, tingulli dhe jo zhurma;
  5. është vepër që na flet se bashkë me kulturën, fashizmi solli pushtimin, po aq e vjetër sa pushtimi i vendit;
  6. është vepër që na tregon një klasë elitë shqiptare që ndiqte theatro;
  7. është vepër e projektuar nga student shqiptarë në vjenë, pavarssisht nga njohja prej fashos e një arkitekti italian;
  8. është vepër e ndërtuar nga duarartët dibranë, që më pas u zgjodhën për të ndërtuar Tiranën e vogël në Romë, që sot ruhet si vepër monumentale ende atje.
  9. është vepër që na daton kohën dhe vendin, ku komunizmi nisi reprezaljet ndaj elitës shqitare, pasojë që e vuajmë ende, sot;
  10. është vepër që na daton mbledhjet e para profesioanle;
  11. është vepër që na daton estradën e parë, theaotrot e para, që kur e sheh nuk të del thjesht një ndërtim, por një epokë, një plejadë asish aktorësh e artistësh që janë pjesë e memories së këtij kombi;
  12. është e vetmja vepër në Shqipëri që ruhet gjallë në një territor publik (8200m2), ku secili nga ne duket sikur ka çikëz dhé apo pjesëz;

Vetvetiu dalin e shtrohen disa pyetje?

  1. Pse Anglia e ndërtoi dhe e ruajti sipas modelit kasolle teatrin e Shekspirit?
  2. Pse asnjë shtet i i Europës nuk ka prishur teatrot e saja, të shkatërruara prej luftrave, tërmeteve, zjarreve dhe i ka ndërtuar po aty, po ashtu dhe me të njëjtëat qereste?
  3. Pse Europa Nostra (Shoq. e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore ) e mbron si vepër të sajën?
  4. Kujt i intereson që shqipëria dhe shqiptarët të quhen ende barbarë e me bisht?
  5. Kujt i lipset mendimi se shqipëria dhe shqiptarët kanë filluar të lëvrojnë kulturën këtë mijëvjeçar, në në një kohë kur ka pasur teatrot e para ilire, ku shtatë janë ende sot përballë syve tanë; ka pasur amfiteatrot e para, nga më të mëdhejnt na asobote, ku sot është ende një gjallë (Durrësi).
  6. Pse duhet me patjetër ta quajnë këtë vend si të shkretë pa libra e pa universitete, kur ka pasur 70 biblioteka qysh në kohë të ilirisë, ku sot nuk iu gjenden as rrënojat, si dhe ka pasur ndër tre universitetet e para të njerzimit europian pas antiktetit, si ai i Durrësit 1380?
  7. Pse është grisur fleta, ku teatri godinë është shpallur, sikundër 102 ndërtime të tjeran në Tiranë zonë e mbrojtjes si monument kulture.

Ja pse duhet të shkojmë të mbrojmë potencialin gjenetik të një Kombi, sepse:

  1. Nëse do të vrasësh një komb, vriti artin! Pa kulturë një popull vdes.
  2. A mund të zhvillohet një komb, nëse merresh me shuarjen e kulturës?
  3. A nuk jemi në një situatë, kur ky popull ka nevojë për një rilindje emocionale!
  4. Ka akoma qe mendojne se nuk po meret njeri me teatrin apo me artistet apo me artin apo me kulturen? Po nese iu prish folene zogjve, si quhet? Po nese iu shkaterron pyllin kafsheve, po nese iu heq ujin peshqeve, si quhen?
  5. nëse do fillojë diçka nga e para, do e fillojë nga ruajtja e asja që kam si kulturë, art apo teatër.
  6. Nuk mund të lash gjynahet dhe të fshehësh gjurmët e krimeve, duke ndërtuar gjhoja një teatër të ri?!
  7. Le të shembet kryeministria dhe të ndërtohet kulla në sheshin pranë
  8. Nuk mundet që një artist i dështuar si fëmija i rrahur në vogëli, të vijë nga arti e të sulmojë artin?!
  9. Biznesi si forcë e errët, në vend se të ishin si prestarët që sjellin modën, jo të shkatërojnë traditën.

Ja edhe një arsye akoma më e madhe, pse duhet të jemi aty:

  1. Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshish kujtesën e tij, duke i shkatërruar librat e tij, historinë e tij;
  2. at’herë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të rikrijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re.
  3. S’do të kalojë shumë kohë, dhe kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe, sikundër harroi Skënderbeun në mes të shek 19.

Ndaj dhe rilindasit e filluan me heroin, si simbol bashkimi

ndaj dhe ne duhet ta fillojmë me teatrin si simbol zhvillimi

 

 

 

Please follow and like us: