SHËNDETI YNË DHE JETËT TONA JANË SHUMË MË TË RËNDËSISHME SE SA TEKNOLOGJIA 5G
Fatmir Kabashi
Kjo eshte vegeza elektronike/linku ku mund ta nenshkruani peticionin me emer, mbiemer dhe email adrese:
Peticioni i drejtohet autoriteteve / institucioneve zyrtare, si vijon:
> Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione – Kuvendi i Kosovës
> Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP
> Institucioni i Avokatit të Popullit – IAP
PETICION KUNDËR TEKNOLOGJISË 5G NË KOSOVË
THIRRJE E URGJENCËS PËR ZGJIM DHE REAGIM PUBLIK: 5G ËSHTË RREZIK I MADH PËR JETËN DHE GJENDJEN FIZIKE-MENDORE-SHPIRTËRORE!
Mediat e komunikimit masiv nëpër shtete të ndryshme janë shumë euforike në raportimet e tyre për gjeneratën e re të radio-komunikimeve mobile të teknologjisë 5G. P.sh.: “Gjermania thuhet se është e pazhvilluar sa duhet përsa i përket mbulimit të rrjetit të telefonisë mobile pa tel (wireless). Si një komb i rëndësishëm i biznesit do t’i duhet një mbulim i rrjetit pa probleme. Pikat e vdekura (dead spots) pa mbulim elektronik nuk lejohen më të ekzistojnë. Thuhet se 5G tani e mundëson drejtimin autonom të veturave dhe na informon automatikisht kur shishja e qumështit është bosh, ashtu që do të ishte ekzistencialisht e nevojshme për të ardhmen tonë”!
Sot, ne transmetojmë një thirrje urgjente zgjimi, lidhur me rreziqet kryesore të teknologjisë 5G, veçanërisht për shkak se nuk ka studime të mjaftueshme shkencore për vlerësimin e ndikimit të teknologjisë 5G në shëndetin e njeriut, edhe ato pak studime që prezentohen në opinion nuk janë të realizuara nga subjekte/autoritete shkencore të pavarura dhe mungon transparenca e plotë për publikun e gjerë.
I. 5G ËSHTË RREZIK PËR INTEGRITETIN TONË FIZIK
Kushdo që beson se hapi kalimtar nga teknologjia 4G në 5G është vetëm hapi tjetër i krahasueshëm me hapin kalimtar nga teknologjia 3G në 4G bën një gabim shumë të madh. Sepse, 5G do të thotë një kërcim gjigant kuantik dhe është ndërhyrja më serioze që njerëzimi ka bërë ndonjëherë në natyrë në të gjithë historinë e njerëzimit.
Për të instaluar rrjetin mbarë kombëtar 5G në Gjermani, nevojiten rreth 800,000+ transmetues (antena) të reja. 5G do të thotë se duhet një azhurnim / ndërtim aq i madh i infrastrukturës telekomunikuese siç nuk është parë kurrë më parë. Për teknologjinë 5G në zonat urbane, ofruesit e shërbimeve mobile duhet të instalojnë nga një antenë të fuqishme rrezatuese të komunikimit celular, përafërsisht në çdo 100 metra. Çfarë oqeani i antenave do të jetë ai! Çfarë cunami i rrezatimit të dëmshëm!
Në mënyrë që 5G të ketë thellësi të mjaftueshme të depërtimit, përkundër rrezatimit të valëve të shkurtëra, ajo përbën një rritje deri në një mijë herë (1000 fish) të fuqisë së transmetimit. Pra, 5G ka pasojë të dyfishtë:
1. Antenat me mikrovalë të pranishme pothuajse kudo (çdo 100 metra)
2. Rritje dramatike e intensitetit të rrezatimit të dëmshëm
Kjo rritje eksponenciale e rrezatimit të detyruar ndaj të gjithë popullatës është një eksperiment i papërgjegjshëm dhe rrezikim tepër i madh i shëndetit të njeriut!
Qysh në vitin 2011, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) i ka klasifikuar komunikimet mobile në Kategorinë 2B të substancave që shkaktojnë kancer, duke i cilësuar si “Potencialisht Kancerogjene”.
Bazuar në studimet shkencore të kohëve të fundit, shkencëtarët me reputacion botëror po kërkojnë klasifikimin e komunikimeve mobile në
Kategorinë 1, duke i cilësuar si “Shkaktare të Kancerit”.
Për ta kuptuar faktin se sa e rrezikshme mund të jetë teknologjia 5G, u bë e qartë në tetor të vitit 2018 në Hagë/Holandë. Gjatë një testi të teknologjisë 5G, rreth 300 zogj të shëndetshëm ranë të vdekur nga qielli. Dëshmitarët okularë gjithashtu raportuan se rosat silleshin çuditshëm, duke u përpjekur vazhdimisht të mbanin kokën poshtë ujit. Rreth një javë pasi zogjtë e parë ranë në tokë të vdekur, në parkun Huijgens në Hagë më shumë se njëqind zogj garguj ranë të vdekur nga pemët, në kohën derisa një provë tjetër e teknologjisë 5G ishte duke u kryer.
Konkluzioni i parë: 5G paraqet rrezik të konsiderueshëm për integritetin fizik të njerëzve dhe të kafshëve/shpezëve!
Konkluzioni i dytë: 5G është kërcënim i madh për jetët tona dhe lirinë tonë.
Nëpërmjet kësaj xhungle të antenave me mikrovalë në të gjithë botën dhe mikroçipëve RFID (Identifikimi me Radio Frekuenca) të cilët supozohet se do të aplikohen në pothuajse gjithçka, do të jetë e mundur që gjithçka të rrjetëzohet me gjithçka. Dhe që gjithçka të komunikojë me njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera, do të krijohet Interneti i Gjërave (Internet of Things – IOT).
Thomas Wheeler, ish-Presidenti i Komisionit Federal të Komunikimit (FCC) në SHBA, me deklaratën e tij qëlloi drejt në shenjë kur tha: “Qindra miliarda mikroçipa, do të bashkangjiten me produkte të ndryshme nga shishet e ilaçeve deri tek spërkatësit e lëndinave. Ne duhet të harrojmë idenë se e ardhmja 5G do të jetë vetëm për rajonet urbane, revolucioni 5G do të prekë çdo cep të vendit tonë! Ajo që mund të lidhet në rrjet, do të lidhet. (FCC është Autoriteti amerikan i cili qeveris me kanalet e komunikimit, radio, satelit dhe kabllo). Poashtu, edhe kompjuterët personal (PC), mikrofonët dhe kamerat kompjuterike është paraparë që të lidhen në rrjet, dhe përmes kësaj një sistem i përgjithshëm i mbikëqyrjes do të fitojë qasje në shtëpitë tona. Rrjeti 5G mund të shohë përmes mureve dhe shtëpive tona, duke çuar kështu në kontrollin dixhital të çdo personi. Mbikëqyrja ka të bëjë jo vetëm me shtëpitë tona, por 5G do të mundësojë gjithashtu një mbikëqyrje të plotë edhe të gjithë peizazhit natyror, sepse 5G ka kapacitete të rrjetit mobil/celular. Çdo pikë lëvizëse mund të vëzhgohet dhe gjurmohet. Shtëpitë tona është paraparë që të bëhen shtëpi të zgjuara dhe qytetet tona – qytete të zgjuara. Gjithçka do të rrjetëzohet në mënyrë dixhitale me anë të mikrovalëve, dhe kështu ne do të jemi kapur në një rrjetë të mikrovalëve, gjë që na paralizon shpirtërisht, mendërisht dhe fizikisht. Në rrjedhën e çmendurisë së dixhitalizimit, paratë gjithashtu do të jenë të dixhitalizuara. Kjo do të thotë që qytetarët duhet të binden me argumente të vjetruara/boshe se paratë e gatshme (cash) janë të tejkaluara. Kur gjithçka të digjitalizohet dhe interneti i gjërave të rrjetëzohet me botën reale, atëherë do të jetë i mundur kontrolli i plotë mbi çdo person të vetëm.
II. Konkluzioni: 5G e hap rrugën për një diktaturë të mbikëqyrjes në një masë të tillë që as George Orwell nuk mund ta kishte parashikuar!
Të nderuar, pasi që mediat e komunikimit masiv deri më tani i kanë fshehur / minimizuar zërat kundërshtues të njerëzve gjithandej botës, ky peticion nuk është vetëm një thirrje zgjimi, por gjithashtu edhe një apel.
Në SHBA, frekuencat e teknologjisë 5G është vendosur të shiten me ankand përmes Agjencisë Federale të Rrjetit (Federal Network Agency) qysh në pranverën e vitit 2019. Qëllimi është që deri në fund të vitit 2022, 98% e familjeve/shtëpive në SHBA të lidhen me rrjetin 5G. Ngjashëm, së shpejti supozohet se do të veprohet edhe në Kosovë dhe në vendet tjera në regjion, sepse kjo nuk është nevojë dhe as kërkesë e qytetarëve gjithandej botës, por është agjendë e dëmshme e ndërmarrësve, biznesmenëve (dhe të tjerëve që qëndrojnë/fshihen prapa interesave meskine) që për interesa të pasurimit të tyre janë në gjendje të shkatërrojnë shumëçka. Duhet të veprojmë sa nuk është bërë tepër vonë.
Prandaj, ju lutemi që ta mbështesni thirrjen / apelin e zgjimit duke e përcjellë / shpërndarë këtë peticion tani tek sa më shumë miq dhe kontaktet tuaja që të jetë e mundur, përmes rrjeteve të ndryshme sociale dhe formave tjera të komunikimit.
Informojeni veten për teknologjinë 5G dhe efektet e saj të dëmshme për shëndetin e njeriut. Kjo është mënyra se si ju mund të merrni masa për të ndihmuar zgjimin e njerëzve përreth jush, dhe inkurajimin e një lëvizjeje të konsiderueshme kundër rrjetit të teknologjisë së re 5G, i cili është akoma i pastudiuar mirë dhe i pa dëshmuar për publikun e gjerë në mënyrë të pavarur shkencore.
#ThuajJOteknologjisë5GnëKosovë
#SayNOto5GtechnologyInKosova
Please follow and like us: