Albspirit

Media/News/Publishing

Shembja e Teatrit Kombëtar, Aleanca sot në 11:00 para SPAK

Pas protestave për Teatrin Kombëtar, “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” do ndjekë rrugën ligjore, duke e dërguar çështjen në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK). Sipas informacioneve, përfaqësues të kësaj aleance priten të mbërrijnë në SPAK në orën 11:00 për t’i bërë presion për të nisur hetimet për Teatrin Kombëtar. Ndërkohë, është rënë dakord në protestën e zhvilluar ditën e djeshme e cila zgjati për 2 orë, që në çdo qytet do të firmoset një peticion i cili synon mbledhjen e firmave për të rindërtuar Teatrin “ashtu siç ishte, aty ku ishte”. Ditën e djeshme regjisori Robert Budina u shpreh se; “Nesër në orën 11: 00 jeni të ftuar para SPAK t’i nxisim të fillojnë hetimet. Nga dita e pasnesërme do dalim qytet më qytet të mbledhin firmat që teatri të jetë aty ku duhet. Nëse nuk reagon prokuroria, do bëjnë më dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë, do ua bëjmë me dije”.

Please follow and like us: