Albspirit

Media/News/Publishing

Jorgos Suris: NUMËRIM

Populizmi: Hija e demokracisë – Të Paekspozuarit

Nis numërimi tek partitë, filloi avazi i vjetër,
dhe delet zënë e blegërijnë e shkojnë shoqja me shoqe,
pse njëra nga partitë krren dy, tjetra krren numër tjetër,
trazoi kartat përsëri: një militant – një koqe!

Numëron Edi me një anë, ftillon andej Lulzimi,
me gishta i bëjnë llogaritë dhe qiellin shikojnë,
po dhe Monika çizmen vesh, fillon nga numërimi
edhe i del se ka më shumë ng’ ata q’ e admirojnë.

Po! numërojnë, bëjnë llogari, se s’ dihet ç’ pjell shejtani,
na doli Mondi në mejdan, do dhe ai një kënd,
dhe nisin nga e para prapë, porsi ai mjerani,
q’ e dij se kishte dhjetë gomarë, por i kërrente nëntë.

Nis edhe numëroj dhe unë, bëj llogaritë ndër dhëmbë,
por nuk më del shifër e saktë, nis ngatërrohem vetë,
dhe shoh atdheun që me zor ngrihet, rri drejt në këmbë,
njërit i jep një munxë me pesë, tjetrit ia çon me dhjetë.

Athinë, tetor 1886

Shqipëroi dhe pruri në epokë:
Arqile Garo,
maj 2020

Please follow and like us: