Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Pse Shqipëria e ka të vështirë të bëjë reforma?

Bardhyl Berberi: Kush i masakron intelektualët shqiptarë? - Albspirit

Bardhyl Berberi

 

Rast më i fundit i përplasjes së Presidentit Meta me Dovoranin për Reformën në Drejtësi tregon se demokracia dhe zhvillimi i përgjithshëm shoqëror e politik në Shqipëri, është bërë peng i gjykatave dhe gjyqtarëve dhe interesave të palëve. Beteja demokratike e faktorit ndërkombëtar dhe e shoqërisë civile po tregon këtë lidhje të fshehtë mes pushtetit politik me sistemin gjyqësor. Kjo lidhje ka ekzistuar në diktaturën komuniste kur montoheshin procese monstruoze kundër intelektualëve të cilët pushkatoheshin pa asnjë proces gjyqësor, por është e papranueshme që kjo të ndodhi pas plot 30 vjet që jetojmë në një sistem demokratik. Por edhe pse jemi në demokraci me sistemin gjyqësor është duke luajtur një teatër absurd duke filluar me gjyqtarët e prekurorët e “Plepave në Durrës” me një kurs gjashtë mujor dhe me “lugën e këpucëve” u futën nëpër të gjitha shkallët e gjyqësorit deri në Gjykatën Kushtetuese. Dhe natyrisht kjo do të sillte  frytet e tyre në  sistem gjyqësor.

Interpretimi i fundit me deformacione në disa gjykata tregojnë janë bërë karikatura e ndërgjegjes së pushtetit gjyqësor dhe në këtë mënyrë ato po dëshmojnë se përfaqësojnë një mizantropi vulgare të pseudoprofesionistëve që nën togën e gjyqtarit fshehin errësirën e një sistmi të korruptuar. Sa gjyqtarë dhe prekurorë kanë dalë nga sistemi për korrupsion që nuk justifikojnë pasuritë marramendëse të tyre…
Prandaj, Shqipëria e ka vështirë të bëjë ndonjë reformë të rëndësishme në parametra bashkëkohore me standarde që e kërkon koha. Ka aq shumë presion saqë çdo ditë në tavolinat e bisedimeve edhe pse Venecia ka sjelllë një material të bërë lopka siç thotë populli, tendenca për t’i zvarritur gjërat duke fabrikuar nga një sebep të vogël është torturonjëse për njerëzit e ndershëm që kanë humbur shumë nga ky gjyqësor. Duket sheshit se katalizatori kryesor i frenimit të proceseve demokratike është ky gjyqësor kaq i përfolur dhe me kaq shumë skandale që mbrojtën kastën e politikanëve që janë përlyer me abuzime me pushtetin. Shkoni në periferi të Tiranës e shikoni vilat 500 milionëshe; kush i ka dhe cili është burime i parave apo tek gjiri i Lalzit jetojnë si Eskobarë mes një luksi të zi…

Pse nuk merret prekuroria dhe i famshmi SPAK me ato që i bëjnë karshillëk sfidues ndaj popullit të varfër? Pse hidheni degë më degë, fillojeni që atje që populli t’iu besojë! Vazhdoni me CEZ, Albetrolin, Rrugën e Kombit… Po të tjerët ku janë dhe pse heshtin?!… Reforma në Drejtësi me gjithë këto kontestime duke i vënë lloj-lloj bishtash po ngjan me një antireformë që është më e fuqishme se reforma dhe përderisa politika dikton rregulla në gjyqësi, vështirë se do të ndodhin këtë vit ndryshimet e mëdha, që ne po i presim çdo ditë. Reforma në Drejtësi po i ngjan pëlhurës së Penelopës që endet ditën nëpër tavolina bisedimesh dhe prishet natën nëpër skutat e errrësirës. Është një takëm jo i vogël pushtetarësh dje dhe sot që i trembet kësaj reforme të cilët do të përfundojnë mbrapa hekurave…
Ndërmarrjet e guximeshme për një “Trupë Speciale Hetimi, SPAK” për të korruptuarit në rangjet e larta, për të inkurajuar denoncimin e krimit dhe korrupsionit, duhet patjetër të kenë një mbështetje më të fuqishme në shoqëri. Por edhe kësaj i është vënë një bisht…

Politika e keqe i ka injektuar në sistemin gjyqësor e adminstrativ të vendit një virues sa zor se do t’i gjendet një antibiotik për ta shëruar. Të kap shpesh pesimizmi dhe të duken të kota të gjitha përpjektjet e ndërkombëtarëve dhe të ambasadores amerikane, e cila ndonëse e re në detyrë e ka kuptuar në thelb djallzitë e këtyre batakçinjëve të politikës. Ajo gjithë ditën rend sa nga një derë tek tjetra e politikanëve dhe merr vetëm buzëqeshje prej tyre. Por gjërat nuk lëvizin, ujrat e moçalit mbeten të të patrazuar, dhe të paprekur qelizat që prodhojnë më së tepërmi deformim dhe regres, siç është kulutura e mosndëshkimit të krimit institucional. Po reforma zgjedhore?

‘Duam zgjedhje të lira’, bërtet opozita, por që të ketë zgjedhje të lira duhet të ketë lista të hapura, duhet të hiqet monopoli i kryetarëve të partive që futin në këto lista ca sallata prej vjeshte, thotë populli me nivel mizerabël, por nëse do të bëhen zgjedhje me lista të hapura do të shikoni se si do të humbasin këta bandillat që krekosen gjithë ditën nëpër konferenca shtypi sikur janë kokat e Zeusit…

Fundja, ky është realiteti edhe sikur t’i heqim sarkazmin këtij konstatimi, sërish do të zbresim te realiteti, i cili është më i vrazhdë; shpesh herë na vret shpresën dhe sa herë shikojmë gjykatat e restauruara që shkëlqejnë nga xhamet zajs, por që brenda këtyre pallateve të drejtësisë mungon ai shkëlqim që duhet të vijë nga salla ku jepen vendimet të ndershme përndryshe ato do të ngelen si dyqane démodé me mallra stok.

 

Please follow and like us: