Apeli i shoqatës “Malësia e Madhe-Nderi i Kombit” për djegien e shkollës shqipe dhe bjeshkëve në Rrozhajë
SHOQATA PATRIOTIKE “MALËSIA E MADHE-NDERI I KOMBIT”
DEKLARATË
I nderuar z. Ali Daci-Kryetar Shoqate-Manifestimi Tradicional “Ora e Maleve” Rozhajë!
I nderuar Staf Arsimor dhe të nderuar nxënës të Shkollës Shqipe në Rozhajë!
Do dëshiroja që në herën e parë t’u dërgoja solidaritetin tonë me gjithë Ju bashkëshqiptarët tanë në Rozhajë për të përballuar më së miri këto momente të vështira që ju po kaloni për shkak të zjarrvënies së qëllimshme në objektin e kultit të arsimit dhe kulturës siç është Shkolla Shqipe në truallin tuaj dhe tonin autokton kombëtar shqiptar e jo vetëm kaq por edhe masiveve pyjore, çka tregon më së miri se dikujt i intereson që t’i “fryhet zjarrit” të urrejtjes ndëretnike atje kjo edhe për shkak të përshkallëzimit të tensioneve aq të deshiruar nga forcat e errëta të ashtëquajtura “nacionaliste” e që nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë dhe vlerat e larta integruese Euro-Perëndimore ku edhe Shqipëria e Mali i Zi duan të përfaqësohen demokratikisht.
Unë dhe Shoqata Patriotike “Malësi e Madhe-Nderi i Kombit”, por edhe në pozicionin tim si Zv.Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe kemi bindjen se do gjeni forca, energji dhe mundësi financiare për ta risjellë këtë tempull të dijes siç është Shkolla Shqipe në Rozhajë në pozicionin e mëparshëm, por edhe më të mirë e konkrete bashkëkohore në të mirë të proçesit mësimorë, edukativ e kulturorë duke u bërë shëmbull i vetëdijës qytetare, arsimdashëse dhe ruajtës të denjë të trashigimisë arsimore e etno-kultuore e historike kombëtare shqiptare.
E drejta për arsimim e traditë kulturore etnike është e sanksionuar në të gjitha Konventat dhe Deklaratat Universale për të Drejtat e Njeriut ndaj dua të ndaj me Ju bindjen time, të Shoqatës dhe Institucionit që përfaqësoj se organet kopetente malazeze do dijnë të ngrihen në nivelin profesional për t’i dhënë përgjigje kujtdo që kërkon të cënojë bashkëjetesën etnike në gjithë Malin e Zi dhe ky rast dhe përgjigja e drejtësisë do tregojë se ekziston ky vullnet.
Unë shpresoj se në një të ardhme të afërm do të takohemi për bashkëpunim në mes shoqatash e pse jo edhe mes Njësive tona Vendore për të konkretizuar mbështetje dhe projekte në dobi të bashkëkombasve shqiptarë dhe komuniteteve tona që jetojnë në dy anët e kufijve ndërshtetërorë.
Sytki Ndrecaj
Kryetar i Shoqatës Patriotike “Malësia e Madhe-Nderi i Kombit” dhe Zv.Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe.