Albspirit

Media/News/Publishing

Asnjë subjekt politik i Kosovës nuk është më i rëndësishëm se shteti i Kosovës

Florim Rullani

 

Kosova është shtet demokratik dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës është kontratë me popullin, është konsensus politik në shtetet demokratike të cilat vendimet e saj respektohen! Kosova është në një testim të lartë politik, por gjithashtu është një testim për mendësinë e shoqërisë së Kosovës në logjikë shtetërore!

Asnjë subjekt politik nuk është më i rëndësishëm se sa shteti i Kosovës, asnjë lider politik nuk është më i rëndësishëm se shteti i Kosovës! Mençuri shumë e lartë politike dhe diplomatike do të ishte nga Lëvizja Vetvendosja të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sesa çfarëdo përpjekje tjetër që nuk është në të mirën e Kosovës!

Destabilizimi i Kosovës është interes i Serbisë dhe Rusisë, qetësia dhe stabiliteti i Kosovës është interes i Kosovës, kombit shqiptar dhe aletati tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë mbështetësi kryesor i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!

Qytetari i Kosovës e ka të qartë se çka duhet bërë në zgjedhjet e tjera, qetësia tani nga Vetvendosja do të shpërblehet shumë nga qytetari i Kosovës, brezi i ri nuk përfaqësohet nga logjika e Presidentit të Kosovës se këtë e dëshmuan zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, por qytetari e ka të qartë që Presidenti i Republikës së Kosovës e paska edhe një subjekt tjetër politik që quhet Lidhja Demokratike e Kosovës që përgjigjen do ta ketë në zgjedhjet e tjera!

Presidenti i Republikës së Kosovës ka “Legalitet dhe Legjitimitet” sepse është i zgjedhur nga Parlamenti i Kosovës me një mandat 5 vjeqar me detyrat që i ka nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në Mars të vitit 2021 Kuvendi i Republikës së Kosovës me 81 përfaqësues të popullit vendosin a me ja vazhdu edhe një mandat apo jo!

Kosova duhet të japë mesazhin për arenën ndërkombëtare që ajo është shtet funksional dhe jo të jap mesazhin që është një shtet jo funksional e këtë e presin Serbia dhe Rusia që janë kundër pavarësisë së Kosovës!

Please follow and like us: