Azem Shkreli: KOHA E KRYMBAVE
Dalin kryezezë, kryeverdhë, nga vullnet i vrimave
Turren terr në sy, myshqeve, mendimeve, muranave
Trup e tërthori u bien trupave të palëndshëm
Sa marrin trok lëngatave, sa kalirojne ligësive
Lakmojnë krymbas, zbirojnë, gropojnë, krymben
Në kënaqësi të zeza, gëzohen zi, cimbojnë me të zezë
Marshim i jargët i tyre zvarret tryezave, shikimeve
Bien në dy gjunjë, luten të marrë mot i lëmashkët
Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave
Shih si lëvrijnë, si i shtyn me gisht të madh koha
Shenjti Shenkoll, po tallemi apo na mori krymbëria?!
Please follow and like us: