Albspirit

Media/News/Publishing

Azgan Haklaj: Shteti-komb, imperativ historik panshqiptar

Të hapën shtëpinë e zemrën, ti u cenove nderin”/ Ish-deputeti ...

Misionarë për përmbushjen e kauzës kombëtare

Një komb, një gjuhë, një kulturë, një histori, një atdhe, një shtet

Bashkimi shpirtëror e kulturor i paraprin’ bashkimit politik

Gjuha, plisi i bardhë, lahuta, xhamadani, fustanella kallzues të identitetit kombëtar

Eshtë e pamundur të studiosh historinë e një populli dhe të mos gjesh aty përpjekjet për të krijuar identitetin e vet kulturor, si një pjesë themelore e pandashme e identitetit kombëtar.
Ai përfaqëson psikologjinë e tij, përpjekjet, për të ruajtur e trashëguar brez pas brezi, doket e zakonet, mënyrën e jetesës.
Shndërrimi i lëvizjeve kulturore në lëvizje kombëtare është e përsonifikuar në jetën dhe veprat e figurave më të spikatura të historisë së popujve në lëvizjet shtetformuese, të cilat iluministët francezë i kanë cilësuar si lëvizje kombëtare.
Ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popujve janë ruajtur e trashëguar pikërisht përmes eposëve kombëtare.
Në anën tjetër personalitetet e shquara të kulturës i kanë dhanë një identitet kaq të fuqishëm kombeve të cilave u përkasin duke tejkaluar dukshëm nga pikëpamja e kujtesës historike, famën dhe lavdinë e udhëheqësve, politikë, ushtarakë, e parandorëve apo mbretërve të këtyre vendeve.
Epi i Gillgameshit, Shahnameja e Firdeusit, Vedat, Dioskurët, Iliada -Odiseja të Homerit, këngët e Rolandit e Sidit, këngët e Nibelungëve, sot janë thesare të lashtësisë, së kulturës sumero-babilonase -irakiane, të Iranit, të Indisë, të Greqisë, të Francës, të Spanjës, të Gjermanisë.
Nga këto thesare janë frymëzuar intelektualët më të shquar e figurat më të ndritura të letërsisë, arteve dhe të iluminizmit.
Askush nuk mund të tejkalojë në Angli Shekspirin, në Gjermani Gëten, në Francë Molierin, Dante Aligerin në Itali, apo Pushkinin në Rusi, si emblema të këtyre popujve.
Ata kanë kontribut të spikatur dhe ndriçimi i veprës tyre ka lanë gjurmë të pashlyeshme.
Popullariteti që kanë fituar mbetet në kuotat maksimale, i jashtëzakonshëm, aq sa ka eklipsuar edhe shtetarë të mëdhenj.
Historia na mëson se aspak më shumë nuk ka rol Bismarku sesa Gëte në bashkimin e Kombit Gjerman.
Askujt nuk ja kam frikën thoshte Cari i Rusisë, veçse Pushkinit.
Lirikat e Eseninit u ndaluan nga pushteti i Stalinit dhe Hrushovit, edhe pse ishte një nga poetët më të mëdhenj të Rusisë, popullariteti i tij e ktheu atë në një figurë mitike.
E kundërta pati ndodh’ me Aleksandrin e Madh, në damarët e të cilit rridhte gjak shqiptar.
Ai u tha prerë ushtarëve të tij kur e pushtoi Tebën: “Mos guxoni të digjni shtëpinë e Pindarit”.
U zgjata në këtë hyrje sintezë për të theksuar faktin se ne duhet tashmë të jemi të ndërgjegjshëm se bota e civilizuar nuk ka hequr dorë aspak nga trashëgimia e saj kulturore historike, përkundrazi i ruan këto vlera si të shenjta e bazike, të cilat identifikohen me autoritetin dhe kontributin që kanë sjellë në historinë e qytetërimit botërorë.
Ne shqiptarët kemi përshkruar një rrugë të gjatë e dramatike në histori, për shkak të pushtimeve të gjata nga invadorët e lindjes dhe përendimit.
Askush nuk ka arritur të na asimilojë, të na imponojë gjuhën e tij apo një ndryshim drastik të pandreqshëm në sjelljet, zakonet, doket dhe më në fund në mënyrën tonë të jetesës.
E kemi ruajtur nga rrebeshet e shekujve ritin pagan të Ditës së Verës, lahutën, xhubletën, plisin e bardhë, si dëbora e Tomorit, Korabit, Shkëlzenit, Gjeravicës e Gjallicës, po ashtu vallen e shqipeve, dhe atë pirrike, gjëmen e burrave, monofoninë e polifoninë, fustanellën labe e xhamadanin.
Revolucioni i Francës u frymëzua nga iluministët gjenial të këtij kombi, Rusoi, Volteri, Didëroi dhe përmes parimeve të tij të mëdha:
Liri-Barazi-Vellazëri shpërndau dritën e shpresës e qytetrimit në mbarë Evropën e botën duke frymëzuar lëvizjet çlirimtare dhe duke i hapur rrugë shteteve kombe.
Tek shqiptarët ishte aksioni i madh kulturor i De Radës, i cili është ura lidhëse mes Rilindjes Evropiane dhe Rilindjes Shqiptare, por edhe i rilindasve të tjerë të shquar që kontribuan në zgjimin e vetëdijës kombëtare, për dashurinë e gjuhës, dokeve, e zakoneve tona të lashta.
Pra këta rilindas mendjendritur, De Rada, Pashko Vasa, vellezërit Frashëri, Zef Skiroj e plejada e tyre e nxorën gjuhën shqipe nga bunkeri i shekujve dhe e prezantuan ate para Evropës si një vlerë krejt të veçantë dhe autentike, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vetë historinë e kontinentit të vjetër.
Jorenim de Rada me veprën e tij poetike, e publicistike e prezantoi para Evropës Atdheun e tij të robëruar si një komb kulturorë.
Pashko Vasa me veprën: “E verteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” u bë frymëzimi i platformës politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Vargjet lapidare të Pashko Vasës tingëllojnë aktuale edhe sot.
Që nga Tivari deri n’Prevezë
Gjithkund ku lëshon dielli vap’ edhe rrez’
Ësht’ tok’ e jona, t’part na kan lanë
Kush mos ta prek se desim te tan’.
Lidhja e Pejës “Besa-Besë”, vazhduese e programit të Lidhjes së Prizrenit, frymëzoj Rilindasin Sami Frashëri për të shkruar veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, e cila luajti një rol të jashtëzakonshëm për mbajtjen lart të vetëdijes kombëtare.
Të ndërgjegjshëm se pa një alfabet të tyrin dhe me një gjuhë të shkruar e ardhmja e Shqipërisë do të ishte e errët dhe e pashpresë, prandaj korifejtë e kulturës Fishta, Mjeda, Mithat Frashëri, Dervish Hima, Ibrahim Temo, Luigj Gurakuqi etj, kurorëzuan përpjekjet dhe ëndrrat e rilindasve dhe i dhanë shqipëtarëve në Kongresin e Manastirit të vitit 1908-të Alfabetin Shqip.
Ata banë më shumë se askush më parë, projektuan shtetin komb.
Poeti Ndre Mjeda i ka kushtuar vargje të mrekullueshme Gjuhës Shqipe.
Permbi za që leshon bylbyli
Gjuha Shqipe m’shungullon
Permbi erë qi n’ep zymbyli
Pa ‘da zemren ma ngushllon
Geg e toskë, malësi, jallia
Jan nji komb, m’u ‘da s’duran
Fund’ e majë nji’ asht’ Shqypnia
E nji gjuhë t’gjith’ na bashkon.
Katër vjet më vonë ideja gjeniale e 160 delegatëve që u mblodhën në Manastir, u kurorëzua në Vlorë, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit të Gjergj Kastriotit, nga plaku i Vlorës Ismail Qemali.
Meqenëse gjuha identifikohet me të drejtë si një nga tiparet themelore dhe shtylla kurrizore e identitetit të një kombi, këtu dallohet më qartë vepra e vizioni i jashtëzakonshëm i hartuesve të Alfabetit Shqip.
Nëse Kuvendi i Arbërit e kuroi Gjuhën Shqipe të plagosur rëndë nga barbaria turke, Kongresi i Manastirit e bëri atë të pavdekshme.
‘Lahuta e Malësisë’ e Gjergj Fishtës, përveçse një epos kombëtar e kryevepër letrare, është njëherësh një minierë floriri. Aty janë ruajtur më mirë se kudo, gjuha e popullit, psikologjia e tij, mitologjia e folku.
Është absurde të kërkosh një krijues të madh shqiptar, apo edhe evropian, i cili të krijojë teorinë e tij e të mos jetë mbështetur fort tek folklori i popullit të vet.
Rilindasit tanë, por edhe më të njohurit e letërsisë moderne shqipe Kuteli, Koliqi, Kadare, Agolli apo Martin Camaj e kanë gjetur frymëzimin për të shkruar disa nga veprat e tyre më të mira tek folku.
Ata janë frymëzuar nga mitet legjendat nga kënga dhe vallja e lashtë shqipe.
Realitetet e reja pas renies së perdes së hekurt, çlirimi i Kosovës dhe njohja e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan kanë sjellë për shqiptarët shansin e papërseritshëm historik të bashkimit të trojeve etnike dhe krijimin e shtetit komb.
Të vendosur e me bindje të patundur në drejtësinë e luftës së UÇK-së, dhe finalizimin e saj me çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, e integrimin në strukturat Euro-Atlantike.
Të bindur në domosdoshmërinë e ndërkombëtarizimit ,e njëherësh të kthimit në një kauzë kombëtare të Çështjes Çame.
Të vetëdijshëm se shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, të Çamërisë, të Preshevës, apo Mitrovicës së Veriut janë pjesë e pandarë e gjymtyrëve të Atdheut.
Të ndërgjegjshëm se bashkimi shpirtëror i Kombit Shqiptar eshtë gurëthemeli i të nesërmes, para afro dy dekadash në kryeqendrën e shqiptarëve në Tiranë, themeluam Unionin Artistik të Kombit Shqiptar, “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”.
Ky bashkim u projektua dhe u themelua që në fillim, si një lëvizje kulturore, mbarë kombëtare, apo më mirë të themi, si një parlament shpirtëror i Kombit Shqiptar.
Kjo lëvizje, ky trust artistik, që hartoi platformën e unifikimit të kulturës kombëtare u pagëzua e u mbështet nga korifejtë e kulturës kombëtare, duke firmosur platformën tonë.
Apostrofoj këtu kollosët e letrave shqipe, Kadare dhe Agolli dhe dhjetëra personalitete te shquara të botës akademike, kulturore e të shoqërisë civile.
E gjej me vend të veçoj ish ministrin e Kulturës së Shqipërisë atëkohë z. Bujar Leskaj qe ktheu projektet tona në program shtetëror në vitin 2006-të. Sot pas afër dy dekadash udhëtimi në të përpjetat e majemalit të kulturës shqiptare, i cili duhet të theksojmë fort, është një Everest shqiptar, shohim me krenari se në këtë udhëtim të gjatë e të vështirë, na kanë shoqëruar e duartrokitur qindra-mijëra shqiptarë në të katër anët e trojeve etnike.
Ata kanë mbushur sheshet e qyteteve, stadiumet apo pallatet e sportit ku kemi organizuar aktivitetet të cilat janë kthyer natyrshëm në referendume qytetaro-artistike.
Kanë bërë qindra kilometra rrugë për të përcjellë e brohoritur, spektaklet artistike, festivalet kombëtare, koncertet tematiko-patriotike nga Saranda në Vermosh e Tuz, nga Shkodra në Shkup, nga Mitrovica në Tetovë, Dibër të Madhe e Strugë, nga Tropoja në Plavë-Guci e Preshevë, nga Gjakova e Kradaku, në Deçan e Mal të Tomorit, nga Vlora nē Prishtinë, nga Bylysi në Lezhë e Ulqin.
Ky është treguesi i pamohueshëm se shqiptarët janë bartësit e trashëguesit e njërës prej kulturave më të lashta të Evropës, përmes së cilës duhet të krijojmë tashmë pas kombit kulturor, ngrehinën e ëndrrave dhe të ardhmërisë tonë, shtetin komb.
E drejta historike, ajo ndërkombëtare, zhvillimet e sotme në Ballkan dhe Evropë, si dhe aleatët, e fuqishëm demokratik, perëndimorë janë në anën tonë.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” i ka konceptuar veprimtaritë e veta si një stafetë apo më qartë si një pishtar olimpik -kulturor, i cili ka udhëtuar pandërprerje nga jugu ne veri, nga lindja në perëndim, në mbarë hapsirën etnike shqiptare.
Motoja jonë artistike ” Një komb një kulturë”, është filozofia përbashkuese e folkut, etnografisë, këngëve e valleve, fjalës poetike, muzikës së kultivuar, që sjellin një pasuri të paçmueshme të gjitha trevat shqiptare.
Në skenat dhe festivalet tona janë krah për krah, xhamadani e fustanella, lahuta epike e kënga maja krahu me polifoninë e Labërisë, vallja e shqipeve të Tropojës dhe këngët e kushtrimit me vallen Pirrike të Çamërisë, ninullat e Ulqinit me mallin e brengën për Plavë-Gucinë, Mitrovicën e Preshevën, por edhe thirrrja e fuqishme qytetaro-artistike për qendrim unik për trojet tona iliro -dardano-arbërore të ndara padrejtësisht nga trupi ynë.
Tropoja si pikëpjekje e kulturave iliro-dardane është vendi ku Unioni organizon prej afër dy dekadash Sofrën Dardane, të kthyer tashmë në Sofrën Iliro-Dardane, e cila mbledh çdo vit mbi 1000 artistë nga të gjitha trojet etnike të shqiptarisë dhe nga diaspora.
Kjo sofër shtrohet në prehër të alpeve, ku prehen eposet e kreshnikëve, Mujit dhe Halilit e Gjergj Elez Alisë, shtrohet aty ku bashkohet Drini me Valbonën , pikërisht ku takon perenditë e Eskilit siç thoshte Edit Durhami.
Për 10-të vite me radhë kemi organizuar Festivalin e Këngës dhe Valles Çame në Sarandë, në brigjet e Jonit duke nderuar qytetin Kaonik, Epirin tonë të lashtë e Mbretin i tij Pirro.
Mijëra njerëzit e mbledhur në vite jenë shndërruar në përkrahës dhe sensibilizues të Çështjes Çame.
Me marshimin në Qafë-Botë ata i kanë treguar Greqisë shoviniste jo vetëm vendosmërinë për tu kthyer në trojet stërgjyshërore, por edhe se jemi pjesë e pandarë e një kombi 10-të milionësh, i cili do të reagojë si një trup i vetëm.
Spektaklet e mëdha të realizuara në sheshin Skënderbej në Tiranë, në Shkup dhe Prishtinë janë titullur:
” Një Komb një qëndrim” .
Ato janë mbeshtetur nga pjesëmarrja e qindramijëra qytetarëve.
” Një komb një histori” në sheshin pavarësia në Vlorë ,me rastin e festës se pavarësisë, ka qënë një tjetër spektakël tematiko patriotik me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, dhjetëra mijëra vetë.
” Një komb një kulturë” në pallatin e sportit në Ferizaj, ka shënuar një tjetër sukses të Unionit duke i dhuruar publikut të shumtë një natë magjike.
” Vllaznia nuk njeh kufij” në sheshin Skënderbej, në Tiranë dhe në sheshin qëndror në Shkodër ka sjellë një risi për kohën.
Unioni ka organizuar spektaklet: “Engjëlli që pushtoi qiejt”, “Toka e Qielli flasin shqip”, në Tuz, në bashkëpunim me shoqatën Ded Gjo Luli, kushtuar Shenjtores, Nënë Terezes.
Ai ka organizuar aktivitete të mëdha në përkujtim të figurave të shquara të Kombit Shqiptar Ded Gjo Lulit, Isa Boletinit, Adem Jashari, Tahir Sinanit etj.
Prej dy dekadash organizohet Sofra Shkodrane nga agjensia e spektakleve Jehona e Shkodrës.
Ka 10-të vite që shoqata e qytetit metropol të kulturës ka mbështetjen e bashkëpunimin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”.
Shtetin e Arbërit si një ngjarje madhore të historisë tonë, me rastin e 800-të vjetorit e kemi kujtuar duke organizuar një akademi përkujtimore, në të cilën referuan figurat më të njohura të historisë e studimeve shqiptare, duke e shoqëruar këtë aktivitet me një spektakël artistiko -tematik, në kryeqendrën e Arbërit, në Krujën e Gjergj Kastriotit  Skenderbeut të titulluar “Jam Arbër, 800 vjet shtet”.
Keshilli bashkiak i qytetit Krujës nderoi me titullin “Qytetar Nderi” Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj, ndërsa Unioni e nderoj z. Hardinaj me tutullin: “Kalorës i Lirisë”.
Tinguj dhe ritme shqiptare është spektakli i organizuar në Dibër të Madhe dhe Strugë.
Spektakli “100 vjet për një ditë” organizuar në Tuz dhe Mitrovicë në vitin 2009-të, me rastin e 1- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës evokon betejat legjendare për liri e pavarësi të këtyre trevave dhe të bijëvë të tyre legjendarë Ded Gjo Luli dhe Isa Boletini.
Simbolika e shembjes së Murit të Berlinit mes shqiptarëve dhe bashkimi në një shtet komb, nën një flamur e kulturë të vetme organizohet me moton “Përjetësisht s’na ndan me guri” në trekëndëshin patriotik Gjakovë -Tuz-Dibër e Madhe.
Patriakët e rapsodisë shqiptare prej vitesh perkujtohen në Deçan me festivalin: “Eshkë e djegur mbi Shkelzen”.
Ky festival organizohet me dt 4-5-6-të maj, që përkon me ditën e Shen Gjergjit, ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe me rënien heroike në kufirin mes trojeve shqiptare te Gjeneral Luan Haradinajt.
Bashkëpunimi me organizatorët e ketij festivali, me Komunën e Deçanit dhe mbeshtetja e Unionit ka qenë e përhershme dhe në akord përfekt.
100 -vjetori i Kuvendit të Junikut dhe 100- vjetori i çlirimit të Shkupit janë shenuar me spektaklet madhështore te Unionit Artistik të Kombit Shqiptar në bashkëpunim me Komunat e Junikut dhe të Çairit nē Shkup të titulluar: “Tinguj dhe ritme dardane”
100- vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë është festuar me madhështi në Tropojë dhe në Pejë me moton “Një komb një histori”.
Dardanët presin Dodonën është festivali i organizuar në Tropojë dhe në Sarandë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Shumë vite bashkëpunimi me sukses kemi patur me Komunën e Gjilanit në organizimin e spektaklit Flaka e Janarit kushtuar heronjëve Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha.
Me Komunën e Vitisë në organizimin e festivalit “Flakadani i Karadakut”, kushtuar Deshmorit Njazi Azemi (Komandant Mjekra) rënë në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave të vellezërve tanë atje.
“Ashti i Shqiptarisë” është spektakli i organizuar në Tiranë, kushtuar deshmorit të Atdheut komandantit të Njesitit “Arbri”, Tahir Sinanit, i cili mori pjesë në luftë në Kosovë, Preshevë, Maqedoni.
Prej shume vitesh Unioni Artistik ka një bashkëpunim perfekt me Komunen e Strugës në organizimin e festivalit “Këngë Jeho”
Me rastin e 10-vjetorit të luftës së UÇPMB-së dhe ne kujtim të jetës dhë veprës së Komandant “Lleshit”, Ridvan Qazimit, në bashkëpunim me Komunën e Preshevës organizuam festivalin e parë të këngës dhe valles shqipe.
Prej disa vitesh kemi kurorëzuar me sukses një bashkëpunim të frytshëm me shoqatën e Alpeve dhe shoqatën Maja e Karafilit në Plavë Guci duke realizuar spektaklin:
“Mirë se vini në Alpe” dhe tre edicione të festivalit kombëtar:
“Kënga dhe vallja shqipe na bashkon”.
Me moton:
“Një Komb një Gjuhë, një flamur, një Histori një Atdhe një Shtet”
Para disa vitesh në bashkëpunim me komunitetin mysliman në Pallatin e Kongreseve në Tiranë për herë të parë organizuam ditëlindjen e mendjendriturit (Met-Madit), Profetit Muhamet.
Sëfundmi në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Malin Zot të Tomorit, në kujtim të heroit të Betejës së Qerbelasë Abaz Aliut dhe të Dodonës Pellazgjike organizuam me dt 22 gusht koncertin tematiko-artistik: “Froni i perendive”.
Vitin tjetër ky koncert do të kthehet në festival kombëtar me të njëjtin titull.
20- vjetorin e thyerjes së kufirit ndërshqiptar, vitin jubilar të çlirimit të Kosovës e organizuam në stadiumin e futbollit në qytetin e Kukesi ku morën pjesë 300 artistë nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar.
Ky spektakël tematiko-artistik tutullohej: “Për ty Kosovë”.
Kalendari i aktiviteteve dhe gjeografia e tyre tregon se Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” tashmë është i shtrirë në tërë hapsirën etnike të Kombit tonë dhe në diasporë.
Më shumë se 150-të shoqata, shoqëri kulturoro-artistike, grupe artistike, ansamble janë pjesë e këtij uragani artistik.
Pjesë e tij dhe aktiviteteve të organizuara nga ky institucion i rëndësishëm i kulturës kombëtare janë emrat më të shquar të këngës dhe valles shqiptare, penat më të spikatura të Kombit tonë, artistë të veçantë të skenës dhe ekranit, muzikantë, kompozitorë, baletmaestra, producentë të talentuar, regjizorë të njohur, krijues të çmuar të artit shqiptar.
Një numër i konsiderueshëm mjeshtërash të mëdhenj kontribojnë në hartimin e projekteve të ketij laboratori artistik.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” denon me ashpërsinë më të madhe krimin kushtetues të talebanëve të Zhupan Ramës, të cilët shkatërruan në mesnatë shtëpisë e artistëve, Tempullin e artit shqiptar, Koloseun e identitetit kulturor shqiptar ku është evokuar historia e tij.
Misioni ynë në sherbim të Atdheut për përmbushjen e kauzës tonë, finalizimin e ëndrrës nacionale vazhdon.

Please follow and like us: