Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Dea Halimi

 

 Cufoja - FJALA e LIRË

 

 

Bota e fëmijërisë

 

 

Kroi i vjetër i fatit rrjedh me valë e kujtim,

E ndërlidh të kaluarën e të ardhmen me urë.

Zgjon  fusha e fëmijërisë, unë ec mbi gurë,

Vijnë flutura të shkruara, zogj në fluturim.

 

Fusha e botës së fëmijërisë merr shkëlqim.

Zgjojnë katana të lumturisë qiellit shqim.

Më marrin për dore shpend e flutura e bletë,

Udhëtoj të sotmes nga e nesërmja lehtë.

 

Bota e fëmijërisë çilet me epikë e lirikë.

Ja ngrihet nga nëntë plagë  Gjergj Elez Alia mitik,

I del përballë Bajlozit, të mbrojë atdhe e nder.

Fusha e fëmijërisë me narcisë ndrit nën ylber.

 

Rrjedh kroi i vjetër i fatit me valë e gjëmë,

Më tërheqin udhët e sheshet, bie shi me furi.

Hija e kalorësit vjen para kullës në lëmë,

E Molla e Kuqe ende rrit fruta, rrit dashuri!

 

 

 

 

Kambana e dritës

 

Kambana bie një herë, dy, tri herë.

Amshimi në mua çilet në luleverë

Ndrit lumturia në secilin qeshje e sy

Trokon me hov zemra te ne të dy

Ja zgjohet pikturë e dritës ndërmjet

Muzika dëgjohet me ritëm të vet

E trimi në kalë gjok vjen përrallës

Apo fëmijët lozin të lirë në hark të valles

E prapë trimi gur kthehet në shtatore

Ta flasë gjakun e derdhur për fitore

Çdo gjë tjetër është e zgjuar fare

Në kullën me orë bie e njëjta kambanore

 

 

 

 

Qendra e botës

 

Babi thotë, -Aty është qendra e botës!

Qesh. E pi qumështin nga fund i gotës.

-Pse bën kështu, s` beson apo ç` ke?

Unë hesht me shikim të ikur ndër re.

 

-Ah, shton ai, ç`kënaqësi  në pranverë

Të bredhësh ndër lule xheneti tërë hare,

Të mbledhësh një tufë plot me erë…

Unë prapë hesht me shikim ndër re.

 

Ja, tash befas ik në Dumnicë, me furi.

Dua të shoh a është qendra e botës aty?

Babai hesht, lexon gazetën ditore kot.

Ia kujtoj Dumnicën e te ai ndrisin lot.

 

 

Please follow and like us: