VETMIA – SHTATË PERSONA E NDJEKIN POETIN
Nga Mustafa SPAHIU
VETMIA – SHTATË PERSONA
E NDJEKIN POETIN
Për çdo ditë e qortoj veten:
Pse heshta kur është dashur të flas
Pse fola kur është dashur të hesht
(Din Mehmeti, 1929-2010)
1.
(Kuajt e varreve – rrahaderë)
Në TV helmi bluan egjrin
ANSA infirmohet verdhësisht
tre shqiptarë gazetarë “spiuna#:
Mustafa Spahiu, aksil filani
dhe filan fisteku, i pari sall
poet i fëmijëve – gazetar perlë,
prestigjioz, dy të tjerët në
funksione shoqërore politike
pesë vjetë pa të drejtë të
ushtrojnë funksione, kumt
të cenzuruar bolshevikisht –
nga organet survejohen sakt
pëlcet mina me sahat bëhet
beriha në North Macedonien,
në Kosovë, n’Albani, diasporë!!!
Komisioni stalinist është rreptë:
Tome Axhiev, Daut Dauti, Agim
Mehmeti, Shpend Vinca gjashtë
anëtarë tjerë sllavomaqedon’s
albanofob të tërbuar hiençe
lustrojnë të vdekurin siç ishte
shkrimtari Sllavko Janevski,
dikur i nominuar si kandidat
i mundshëm për Nobelin?!?
Këtu bën përjashtim të lartë
qytetare zotëria e tij Çedomir
Damjanovski par excellence.
Karashtisen Axhievi e Davudi
panë veten të karaskaqur marri
pasqyrës lavire të shtrembër…!
2.
(Cerberët – lemeritën)
I veshën gëzofat e panterëve
i shpeshtuan zëniet e diellit
me rrufena ngjeshnin brumin
e thashethemnajës linçime
kërkonin në sheshmejdane
thurnin gjergjefe të zeza, ajme
të na mbulonin mbi anijen
pa timon me eshkë e unur
të na djegnin në turr drurësh…
Tribadat (meshkuj) qençe,
Madurot të irnuar ia mbathnin
me ADN-ën e UDB-ës dobiça
lageshin në gjumë me rrezet
e Hënës varrtari Haki Topuzi
pikuar në një ambis të pafund!
“Filozofët” Antisten-qenëshzinj
po i ndëshkoj rëndë me vargje
duke perifrazuar t’urtin Sokrat:
Ju Antinstenër, o Antinstenër.
nëpërmjet arnava tuaja, Unë –
shoh megallomani të sëmurë
dhe hipokrizinë tuaj allçakëçe;
horizontalisht dhe vertikalisht
shërbëtorë të sllavomaqedonve.
Mjerat nënat në dritë që ju qitën
të financuar shumash të majme
ta shëroni sëmundjen beri-beri!
Si i keni damarët e ndërgjegjës
qindra batica e zbatica tsunam
urën tuaj e mori lumi rrufeshëm!
3.
(Në mua vivat – ars poetika)
Vëth ta mbani gjatë në vesh
populli im më do me nderim
durimin e kam të Jobit biblik
më duan fëmijët dhe bagëtia,
kam çelësin që hapi çdo rebus
askujt si kam pështyrë në pus;
s’flas me enigma as me nojma
këngët i kam më pranverake
kënga (s)është vaji i burrit…!
trurin ua mbushi me proverba
popullin e kam thellë zemrës
unë jam bilonjë n’epiqendrën;
e pazarit mos më turpëroftë,
Sovrani kur ditën e pazarit se
rrëmeti luajnë arushë me def!
Vegza e tërheq vegzën deri te
nyja e Gordit,sepse pa ia thye
kopilat misrit, s’lidhë tramakët,
e as pa ia prerë degëzat e
shtrembëra lisi nuk bëhet
lëndë për trerët që drejtë
e mbajnë shtëpinë kulmarët
janë krahë shqiponjash zjarri
kurrë nuk fiket në vatër agmi.
Anamoravasi kur lindi krisi
pushka e mjeshtrit Veliaga,
e ndali shtrëngatën asokohe!
kujdes kur shpërthen gejzeri
tundet vullkani i shpagës,dhe
mjellm’e këndon këngën e fundit!!!
E shtunë, 16 maj 2020, në Dardaninë Ilire.