Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Verbëri madhështore

Image may contain: Haris Vongli, indoor

E madhe sa bota, sa nënoqeanet e thellë.
Më pat zënë një gjumë gur Egjipti i rëndë,
E për dreq s’munda ta mbysja
As trishimin e as shkatërrimin.
As egon e as arrogantin-dëshpërimin.

Rrënoja mbi trupin tim,
Më thyen shpirtin po aq sa brinjët,
një e nga një.
Aromë dërrasash të fëmijërisë…
Kujtoj majrat e gishtërinjve mbi shkallët kërcitëse
Dhe ngashërinë kur Çehovi, ashtu madhështor,
ngjiste personazhet në skenë.

Ma merrni edhe shpirtin, ai po që kushton –
Se jam ulur diku në një suva dhe pij e pij e pij lotë.
Ah ta dini sa po më shijojnë –
Sa gjithë dhomat e prapaskenave ku u rrita
Aty ku veç provave bëhej edhe grim
E unë me gojë hapur ëndërroja magjinë –
magjinë e skenës, llaftarinë e lemerinë,
Nga ato prej suksesi e djersë çurg lumturie.
Ishte sikur gjethet e duartrokitjet
më shtriheshin mbi shpinë –
Flokët lule bërë,
Por kurrë tradhëtinë.

Ai më përpinte, skena e kumbimi zërave.
Ai i përpinte të gjithë!
Edhe përbindëshat, edhe ata pa mish.
Sëbashku me tërë humbësit e dashurisë.

Jam ulur diku në një suva dhe pij e pij e pij lotë.
Ah ta dini sa po më shijojnë!

17 maj 2020.

Please follow and like us: