Albspirit

Media/News/Publishing

Eftihia Papajanopoulu: ME NJË ËNDËRR TË TËRBUAR!

Eftihia Papajanopoulu: KJO ËSHTË DYNJAJA, MORE SHOKË! - Albspirit

Eftihia Papajanopoulu

 

Me një ëndërr të tërbuar
mashtrimtare, të harbuar,
ne u nisem nëpër erë,
ndërsa gjysmë e rrugës iku,
një stuhi yjet i fiku,
befas qielli u err dhe u bë terr.

Po ç’ fat i zi më truan,
kush sy më ndjek më smirë,
dhe dashurinë e humba,
Erosin e dëlirë,
si anije e shpartalluar,
si zambak i pikëlluar,
thellë, në ujin e liqenit, turbullirë.

Por me shpresën të thërrmuar,
të vrarë dhe sakatuar,
pres të kthehesh si një vesë,
dhe të bëhet e vërtetë,
ajo, ëndërr – zezë e shkretë,
ajo ëndërr e tërbuar, e pa besë.

Po ç’ fat i zi më truan,
kush sy më ndjek më smirë,
dhe dashurinë e humba,
Erosin e dëlirë,
si anije e shpartalluar,
si zambak i pikëlluar,
thellë, në ujin e liqenit, turbullirë.

Shqipëroi Arqile Garo, maj 2020.

Please follow and like us: