Albspirit

Media/News/Publishing

Joan Didion: Vepra e një shkrimtari është e regjistruar në fytyrën e tij

Joan Didion - Official

Në fillim ishte fytyra- përkundrazi numri është 325. Po e pranoj ndonjëherë vlen rregulli i rabdomantikës. E përdorte dhe Brodskij. Vepra e një shkrimtari është e regjistruar në fytyrën e tij. Ajo fytyrë. O zot. Sy të nxjerrë nga pylli dhe të ngulur në një grua në xham – duket një spango hekuri, që mbahet në këmëbë me ndonjë lidhëse gati të shpërthejë. Joan Didion duket një formulë magjike – ose një një mallkim, është e njëjta gjë – në plasaritjen e buzëve. Tani e kanë shndërruar në ikonë. Ndodh kështu në Amerikë, të mbijetuarit bëhen idhuj.

Libraria e Amerikës fillon të botojë veprën e tij, 980 faqe nga ‘Të ndjekësh lumin’ te ‘Albumi i bardhë’, album me siglën 1960s & 70s. Libri ‘Finksione politike’ doli në vitin 2001 dhe përmbledh, nga 1988 – 2000, shkrimet e Joanës për zgjedhjet: Bill Klintoni i ngecuar në çështjen Levinski, Xhorxh Bushi dhe i biri në betejat me Al Gorin. Më duket shumë e bukur, diçka që vjen për të të torturuar – gjithmonë duhet të dyshosh për çka duket e brishtë, sepse është e lehtë, do të të plagosë me vogëlimat mijëvjecare. Te libri ‘Përse shkruaj’ ajo shkruan: Më së shumti të shkruash është një gjest të thuash Unë, t’u imponohesh të tjerëve, të thuash, dëgjomë, shiko atë që unë shoh, ndrysho ide, ndiqmë. Është një gjest agresiv – deri dhe armiqësor. Mund t’i maskosh mbiemrat, t’i bësh me finesë lidhjet, të adoptosh elipset, arratisjet – do të thotë të bësh më mirë shenja sesa të pretendosh, të aludosh sesa të pohosh – por të shkruash fjalë në letër mbetet taktika e arrogantit të fshehtë, një arratisje, imponim i ligjit të shkrimtarit në hapësirën më intime të lexuesit.

Joan Didion duket se mishëron hyjninë e letërsisë. Efikasiteti i shpatës matet nga lëmimi dhe disiplina: stërvitje që përputhet me një fat. Nuk është kurrë e lehtë të shkruash, shkruan sikur të ndërtosh një karrike, për të ciliën lexuesi do ta vlerësojë pasuri. Shkrimi është ajo që sjell në sipërfaqe pas një zhytjeje të gjatë; në fakt fjalët, janë prej druri.

Që fëmijë dëshironit të bëheshit aktore.

Mëse e vërtetë.

Nga ana tjetër edhe shkrimi është performancë: interpreton një personazh.

Jo tamam. Ndërton një spektakël të plotë. Por është e vërtetë, shkrimi më është dukur gjithmonë një lloj performance.

Çfarë natyre ka kjo performance?

Herë një aktor interpreton një personazh, herë paraqitet dhe kaq. Me shkrimin nuk reciton një personazh. E krijon. Ia jep publikut. Nuk interpreton asnjë, nxjerr në pah idetë e tua. Shikomë, ja ku jam – këto thua.

Por ky UNI është i qëndrueshëm apo jo, çfarë distance ka midis rolit të shkrimtarit dhe…

..dhe personit real.  Nuk e di. Personi real bëhet roli që ke zgjedhur t’ia japësh.

Paraqitesh për veten, apo për të tjerët?

Për veten. Por është edhe e vërtetë, pë ata që zgjedhin të përfshihen. Pra, lexuesi është publiku.

Sa prej punës suaj u krijua si përgjigje, apo në bashkëpunim me publikun?

Shumë. Krijova një shfaqje për Vitin e mendimit magjik dhe mbeta e befasuar nga mënyra, sesi publiku u bë pjesë e shfaqjes. Mendoj se kjo ndodh edhe kur shkruan.

Por në rastin e shkrimit ndryshon…

Sigurisht. Por nuk arrij ta imagjinoj të shkruaj pa idenë e një lexuesi. Jo më shumë se një aktor, do të mendonte të recitonte në mungesë të publikut. Shkruaj diçka, më pas ma lexo – më tha. Sapo kisha mësuar të lexoja. Ishte një çast emocionues. Të shkruash diçka për ta lexuar. Nëse të mungon perceptimi i një lexuesi, noton në zbrazëti.

Kur filluat të shkruanit?

Që fëmijë. Isha katër, ose pesë vjeçe, nëna ime më dha një dërrasë të zezë të madhe, sepse ankohesha, mërzitesha. Shkruaj diçka, pastaj ma lexo – më tha. Sapo kisha mësuar të lexoja. Ishte një çast emocionues. Të shkruash diçka për të lexuar.

Ju pëlqente të lexonit atë që e shkruanit?

Në vite po. Jo gjithmonë.

Jo gjithmonë…

Romani im i parë nuk më përfshiu, sepse ishte shumë banal, nuk arrita të bëja atë që kisha në mendje. Dëshiroja ta ngulja kronologjinë didaskalike, desha t’i ngatërroja planet. Nuk kisha durim. Ndoqa sugjerimet e botuesit tim dhe shkrova një libër konvencional. Dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Të botosh nuk është e lehtë: duhet të kesh besim në mendimin tënd, në shikimin tënd për realitetin.

Mëson duke punuar, besimin. Duhet të jesh i sigurtë për atë që bën, edhe pse të duket qesharake. Pikën time personale e besimit besoj se e fitova me “Merre kështu”. Libri im i tretë. Kujtoj që burri im më thoshte: Ky libër nuk do ia dalë, nuk do ia dalë. Mendoja si ai. Por, ia dola. Nga ai çast fitova besimin.

Përse mendonit se nuk do ia dilnit?

Sepse ishte libri im i tretë. Dua të them: nuk beson se do ia dalësh menjëherë. Mendon se ke një talent të qëndrueshëm, që do të dëgjohet në kohë. Nëse nuk komunikon menjëherë me publikun, nuk e di se kur mund të ndodhë.

Cili ishte sinjali i parë që ju bindi se ia kishe dalë?

Nuk më kujtohet me saktësi. Më kujtohet se papritur po flitej për librin tim. Njerëzit flisnin për të. Ishte diçka që nuk e kisha eksperimentuar më parë.

Suksesi e ndryshoi lidhjen tuaj me atë libër?

Isha e lumtur. Më bëri të ndihesha më në sintoni me atë libër. Isha shumë e trishtë ndërsa shkruaja, sepse ishte një libër i vështirë për t’u shkruar për mua. Vetëm më pas realizova atë që ta shkruash, sa shumë më kishte ligështuar. Më pas e mbarova dhe papritur të ngjan sikur një peshë ishte hequr nga koha. Isha e lumtur.

Ndoshta ishte e vështirë të gjesh një libër “të lehtë” për t’u shkruar.

Po. Librat të çojnë gjithmonë ku nuk do të dëshiroje të shkoje.

Në vitet ’70 ju shkruani një artikull brilant për filmin e Vudi Alenit – midis të cilëve “ Unë dhe Annie” dhe “Manhatan” – botuar nga  “Neë York Revieë of Books” ku fjala “lidhje” vendoset gjithmonë midis thonjëzave…

Nuk më dukej mjaft e ndershme mënyra sesi Aleni arsyetonte për lidhjet. Film ku njerëzit flasin për lidhjet e veta dhe kjo është e vetmja gjë që ndodh. Për mua nuk funksiononte.

“Albumi i bardhë” ju shkruani: Hyra në jetën e pjekurisë të pajisur me një etikë thelbësisht romantike; besoja se shpëtimi gjendej në detyrime ekstreme, në jetën që ka lënë shenja. Në lidhje me martesën dhe lindjen…

Pikërisht, detyrime ekstreme dhe jetë me shenja. Nuk flas nga përvoja ime e jetës, por për atë që kam parë. Martesë dhe mëmësi janë një lloj dënimi – dhe një shpëtim.

Shpëtim prej kujt?

Nga vetmia, ekstremitetin e vetmisë.

Përse lidhja është intime ose për martesën në vetvete?

Fakti se vetëm ke një person dhe t’i përgjigjesh një personi tjetër. Për mua ishte shumë. Ishte një lloj romani, diçka që në kohë doli e madhe.

Mendoj për “Netët blu” dhe “Drejt Betlehemit” dhe pyes veten nëse bëhesh vërtet më fragmentar, i atomizuar kur je larg nga familja jote, pa pika referime…

Është kështu. Pastaj duhet të mësosh t’i kontrollosh rrëzimet e tua. Ata libra janë personalë, jo sepse flasin për personalitetin tim, ose për atë që më ndodhi, por sepse tregojnë përhumbjen time, paaftësia të gjesh një fill tregimtar.

Të shkruash diçka fragmentare dhe jo tregimtare i bën thirrje një tjetër lloj mendimi…

Një mënyrë krejt ndryshe të menduari, po. Zakonisht kërkon ton tregimtar, një orientim. Për shumë vite kërkimet e tregimtarisë ishin detyra ime. Më pas ndryshova. Netët blu lind nga ideja që tregimtaria nuk është e rëndësishme, që të tregosh të mos jetë pika themelore.

Kjo është një e vërtetë më e thellë sesa tregimtaria?

Kështu m’u shfaq. Për mua të shkruash do të thotë një mënyrë që të arrijmë në një kuptim, pasi ndryshe do të mbetej e paarritshme. Shkrimi të detyron të mendosh. Të detyron të zgjidhësh probleme. Asgjë nuk na vjen me lehtësi. Pra, nëse dëshiron të kuptosh çfarë po mendon, duhet në një farë mënyrë ta përpunosh. Për mua të shkruash është forma e vetme e përpunimit që njoh.

Zakonisht  kur shkruani ?

Kur  gjej ritmin e librit.

Ka momente kur shkruani dhe do të deshit ta shmangnit?

Ndodh. Duhet të ketë çaste kur shkruan edhe sikur të mos doje.

Çfarë natyrë ka kjo arratisje, kjo shmangie nga shkrimi?

Mos mendo. Mos vuaj, duke menduar.

Po të mos ishit bërë një shkrimtare…

Desha të bëhesha një oqeanografe. Kur jetoja në Nju York dhe punoja për një revistë, synimi im ishte të bëhesha oqeanografe. Nuk mundja. U informava pranë ‘Scripps Institution of Oceanography’. Më thanë se nuk kish kurse shkencore. Nuk i kisha ndjekur ato kurse që do më kishin lejuar të ndiqja të tjera dhe të tjera. Pra, e braktisa idenë që të bëhesha oqeanografe.

Do ju kishte pëlqyer…

Të shkruash do të thotë një mënyrë për të shkuar nënujë.

Përgatiti për botim Arjan Kallço.

 

 

Please follow and like us: