Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzim Basha: Pedofilia është tragjedi, jo thjesht “fjalë turpe”

Gezim Basha: 10 librat që rekomandoj nga letërsia shqipe - Gazeta Mapo

Të udhëhequr nga disa psikopatë teorish konspirative, një numur qytetarësh të Tiranës protestuan sot ndaj një vaksine të pazbuluar akoma, si dhe kundër instalimit të pritshëm të teknologjise 5G!

Ndërkohë asnjë protestë kundër pedofilëve që i shkatërruan jetën një vajze të mitur aty në Tiranë! Roja i shkollës del pedofil, mësuesit mbyllin sytë, komuniteti hesht.

Në asnjë vend europian, ky krim ndaj një vajze minorene nuk do të kalonte me një heshtje të thellë disamujore. Dhe bëjnë pastaj protesta për karakatinën e teatrit—nga nostalgjia për komedinë e shëmtuar Pallati 76—nderkohë që mbyllin sytë përpara tragjedive që ju bien në prag fqinjëve të varfër.

Pedofilia dhe instiktet për shfrytëzim seksual të gjithçkaje janë plagë të rënda morale të shoqërisë Shqiptare, e cila mbulesën e kuqe të gjasme puritanizmit komunist e zëvendësoi me kuvertën jeshile islamike, ndërkohë që nën rrogoz vazhdojnë historitë e vjetra të abuzimit.

Ajo që për pedofilin është orgji, për viktimën është tragjedi kurse për komunitetin thjesht ca “fjalë turpe.” Normalisht, do të duhej të ishte tragjedi së pari për komunitetin.

Pedofilët, si në çdo vend normal, duhet të marin dënime maksimale me burg dhe më pas të dëbohen nga qendrat e mbipopulluara. Lista e tyre, me foto të qarta, duhet bërë publike dhe pas çdo komunikimi me minorenë të panjohur, të rifuten automatikisht në burg.
Mësuesit indiferentë ndaj abuzimit seksual të trajtohen si bashkëpuntore në krim dhe të humbasin të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Please follow and like us: