Albspirit

Media/News/Publishing

Izmira Ulqinaku: Si ka mundësi të jetë Kryeministri edhe hajdut, edhe i pafytyrë edhe mashtrues?!

Image may contain: 1 person, standing and text

Si mund të dalë në konferencë të flasë për masat antiCovid, kur ka dështuar që nga fillimi i pandemisë! Ka dështuar në marrjen fillestare të masave mbrojtëse! Ka dështuar në mbështetjen e ekipeve mjekësore të cilat gjendeshin në vijën e parë me virusin! Ka dështuar me testimet, prandaj kurba e virusit në Shqipëri është e çrregullt, dhe nuk u mor vesh as piku, as të infektuarit e as viktimat! Ka dështuar në mbështetjen financiare të biznesit, prandaj kemi mijëra biznese te falimentuara vetëm dy muajt e fundit!
Ka mashtruar haptas me paketat finaciare të pandemisë të cilat përveçse janë të pamjaftueshme, as ato pak që ka premtuar nuk i ka shpërndarë.

Kryeministri kërkon të gënjejë shqiptarët, prandaj bën show e flet kuturu. Në asnjë moment nuk flet për ekonominë e cila ka prekur fundin. Nuk përmend familjet e dëmtuara nga termeti, të cilat po jetojnë nëpër çadra; kanë kaluar 8 muaj dhe nuk duket në horizont as rikonstruksioni e as rindërtimi i banesave.
E vetmja fjalë që përsërit është karantina! Në subkoshiencën e Edi Ramës ekziston vetëm mbyllja, prandaj i vetmi investim i tij serioz janë bunkerët.

Shqiptarët nuk ia harrojnë Edi Ramës, arrogancën me të cilën largoi 500 mijë shqiptarë në 6 vite të pushtetit të tij. Nuk ia harrojnë Edi Ramës varfërinë e skajshme që mbolli në të gjitha familjet e vendit. Nuk ia harrojnë kurrë shembullin e keq që ka përçuar te brezi i ri se si duke vjedhur e mashtruar mund të arrish deri kryeministër.

Sot vendi ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim! Ka nevojë për ndryshimin që sjell PD, partia e vlerave europiane!

Please follow and like us: