Albspirit

Media/News/Publishing

Entela Kasi: Institucione të papërgjegjshme!

Image may contain: 1 person, closeup

Entela Kasi

 

Shteti përbëhet nga institucionet, mos përgjegjësia e tyre është shkaku!

Në një shtet funksional, ku institucionet janë të përgjegjshme, do të kishim garanci për jetën dhe vlerat e dinjitetit njerëzor.

Me pak fjalë, përdhunimi i fëmijëve (minorenëve) nuk do të na ndodhte në sytë e institucioneve të edukimit, përfshirë të gjitha hallkat.

Ministria përgjegjëse, përveç kreut, ka një drejtori të arsimit parauniversitar, po ashtu zëvendësministra përkatës.

Drejtoritë rajonale të arsimit, janë një tjetër hallkë e rëndësishme, po aq sa shërbimi i punonjësve socialë- psikologëve të cilët gjenden në shërbimet arsimore.

Në institucionet arsimore është dhe shërbimi i policisë, për garancinë e funksionimit të sigurisë.

Çfarë ndodhi?

Pas heshtjes të komunitetit në periferi të Tiranës, ku lajmin e tmerrshëm të përdhunimit të minorenes e morëm  nga mediat, pamë ekranet televizive të bënin emisione ekskluzive të një historie kriminale, pa u kujdesur aspak për të ruajtur sado pak identitetin e një fëmije të përçudnuar dhe familjen e saj.

Në tërë këtë histori, kreu i Ministrisë përgjegjëse u mjaftua me pezullimin e një drejtori.

Janë thirrur protesta, (hipokrizi kjo), ndërsa e vërteta është kaq e hidhur! Insitucione të papërgjegjshme!

Please follow and like us: