Albspirit

Media/News/Publishing

U pezullua për falsifikim dokumentash, Daci rikthehet në detyrë

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të ndryshojë vendimin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit dhe ta rikthejë në detyrë anëtarin e KPA, Luan Dacin, pas akuzës për falsifikimit të dokumenteve. SPAK pezulloi gjyqtarin Luan Daci për falsifikim dokumentash. Gjatë aplikimit për tu bërë pjesë e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci nuk ka bërë të ditur faktin se është shkarkuar si gjyqtar në vitin 1997 nga KLD për “shkelje të rëndë të ligjit dhe paaftësi”. Bazuar në këtë fakt, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, vendosi më 20 maj caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik″, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Proçedurës Penale, duke e pezulluar gjyqtarin Daci nga atë funksioni Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Por me vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Daci rikthehet në detyrë. Hetimet për të do vijojnë nga SPAK, ndërkohë që kjo nuk do ta pengojë atë të ushtrojë detyrën pranë KPA i cili është organi që vulos vetingun ndaj gjyqarëve dhe prokurorëve.

Please follow and like us: