Albspirit

Media/News/Publishing

Ernest Koliqi: Mall e mërzi…

Karl Gurakuqi, gjithë jetën me dokumente emigranti politik, ikën ...

Kujtim i nji mbramjeje shkodrane kushtue mikut Karl Gurakuqi

Djath e presh, buk’kallamoqe
meze e mirë për terjaqi,
Kjo rakia aman sa shoqe
ngushulluese asht në zymti…

Rrshet mbi barë nji rreze hane
lehtas gjetht dridhen n’puhi
me za t’marrun nji qemane
ambël fshan diku n’kojshi

Shum kërkova e s’mund e gjeta
kërkund n’botë t’bardhën lumni
s’u kujtove ti, Ernest-shkreta,
se e ke pasë mbrenda n’avllì

N’avllì t’nji shpisë shkodrane
n’kopshtin tand tue pi raki
me shpirt t’knaqun m’sa ‘i qemane
ambël fshante n’largësi…

Please follow and like us: