GAZETA FRANCEZE,1839/Zemërimi i Balzakut kur pa në shitje një kopje të jashtligjshme të romanit ‘Iluzione të humbura’
Honoré de Balzac (1799 – 1850)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Qershor 2020
“L’Écho rochelais” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1839, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e shkrimtarit të shquar francez Honoré de Balzak, pas vënies re në shitje të një kopje të jashtëligjshme të romanit të tij “Ilizuine të humbura”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Na sigurojnë se Z. de Balzak sapo ishte heroi i një aventure mjaft origjinale. Ja faktet:
Romancieri ynë më prolifik që, siç e dimë, ka një urrejtje të thellë për të gjithë falsifikuesit belgë dhe madje ka botuar në një gazetë që Belgjika e bëri atë të humbiste një milion, pa, këto ditët e fundit, të ekspozuar në një dyqan të biblioteka e Pallatit Mbretëror, një kopje të një prej romaneve të tij, formati dhe teksti i të cilit nuk dukeshin shumë të ngjashëm me të tijët.
Në fakt, duke e parë nga afër, ai nuk vonoi ta njihte botimin e Brukselit dhe menjëherë vendosi që krimi të bëhej i ditur dhe të ndëshkohej. Ai vrapoi te komisariati më i afërt i policisë: oficeri publik mungonte; pa u dekurajuar, ai u nis drejt një komisariati tjetër, por edhe aty nuk kishte njeri. Si arsye e këtij dështimi të dyfishtë, ai humbi durimin dhe u kthye në dyqanin e librarisë dhe, duke futur dorën në vitrinën që e ndante nga vepra e jashtëligjshme, ai e kap atë dhe e tërheq drejt vetes duke thyer kështu xhamin dhe pastaj vazhdon qetësisht shëtitjen e tij nëpër galeri. Ky incident shkaktoi një thashetheme (zhurmë) të madhe dhe shitësi i librave vrapoi pas njeriut që akuzohej si autor i shkeljes.
– Zotëri, ishit ju, — i tha ai romancierit tonë – që më thyet vitrinën time për të vjedhur një libër?
— Jam unë.
— Do të kërkoj që t’iu arrestojnë.
— Kjo është ajo që po kërkoj.
— Të ju çoj para komisarit.
– Kjo është dëshira ime më e shtrenjtë.
— Shkojmë; le të ecim. Shkoni e merreni atë nëse dëshironi, unë do t’ju pres këtu.
— Ju doni të largoheni.
— Më mbani në paraburgim në dyqanin tuaj.
“Dhe kështu ndodhi. Pas një gjysëm ore të mirë, librashitësi kthehet me komisarin”. Ah, më në fund zotëri, i bërtet autori i “Xha Gorio” ndërsa ai hyn, ju kam kërkuar mjaft.
— Ju, por njerëzit e llojit tuaj nuk e kanë zakon të më kërkojnë.
— Gaboheni. Bëni procesverbalin tuaj.
— Emri juaj?
— Honoré de Balzac, i cili ju kërkoi nëpërmjet zotërisë që t’iu ftojë të konstatoni zyrtarisht krimin për të cilin zotëria është fajtor duke ekspozuar dhe debituar një falsifikim të romanit tim “Iluzione të humbura”.
Kush u bë me turp? Tregtari i librit, pa dyshim, i cili ra kështu në kurth.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1839-ja-cfare-beri-balzac-kur-pa-ne-shitje-nje-kopje-te-jashteligjshme-te-romanit-te-tij-illusions-perdues/