Albspirit

Media/News/Publishing

Iran: Protesta, tubime në Khuzestan dhe Kurdistan

Administrative employees protesting in Khuzestan province, southwest Iran

Punonjës të administratës protestojnë në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 6 qershor 2020—Raporte për protesta dhe tubime te vazhdueshme të mbajtura nga punëtorë dhe punonjës të ndryshëm në pjesë të ndryshme të Iranit.

Punonjësit e dalë në pension të Fabrikës së Çimentos të Khuzestanit mbajtën një tubim të mërkurën, 3 qershor, duke protestuar vonesat në pensionet e tyre. Këta punëtorë në pension kanë mbajtur tubime që nga e diela e kaluar jashtë Zyrës së Inspektorëve të Provincës së Khuzestanit, duke kërkuar pensionet që u janë vonuar në gjashtë vitet e fundit.

Khuzestan Cement Factory [File Photo]

Fabrika e Çimentos e Khuzestanit [Foto Fajli]

Punëtorë të Departamentit të Porteve dhe Lundrimeve të Khuzestanit u mblodhën të mërkurën jashtë zyrës së guvernatorit në qytetin e Mahshahr. Këta protestues thonë që zyrtarët e Departamentit të Porteve dhe Lundrimeve të Khuzestanit dhe ata në zyrën e qeverisë të Mahshahr, bashkëpunojnë me stafin menaxherial të  “Kompanisë Kontraktuese Hemmatkaran” dhe synojnë tua marrin pagat dhe pensionet që u përkasin. Këta punëtorë kanë vazhduar protestat që nga shkurti i këtij viti.

Në Sanandaj, kryeqyteti i provincës së Kurdistanit, në Iranin perëndimor, punonjësit e Digës Zhaveh mbajtën një tubim të martën, 2 qershor, duke protestuar mosmarrjen e pagave për gjashtë muajt e fundit dhe mosmarrjen e bonuseve të vitit të ri, që duhet t’i kishin marrë në mars të këtij viti. Këta punëtorë kanë ndërprerë punën dhe kanë mbajtur tubim jashtë vendit të tyre të punës. Ata gjithashtu kanë kërcënuar të fillojnë një grevë zyrtare dhe të vazhdojnë protestat derisa të adresohen kërkesat e tyre.

Diga Zhaveh në Sanandaj është ndërtuar në lumin Sirvan dhe rreth 50 punëtorë punojnë në këtë vend si punonjës me kohë të plotë ose të pjesshme.

Më herët gjatë javës, të enjten, fermerët e domateve në provincat e Gachsaran, Kohgiluyeh& Boyer Ahmad, mbajtën një tubim duke protestuar për mosblerjen e prodhimeve të tyre nga qeveria. Fermerët bllokuan rrugën dhe thirrën me parulla kundër regjimit të presidentit Hassan Rouhani.

Protests by tomato farmers in GachsaranProtestat e fermerëve të domateve në Gachsaran

Në një zhvillim tjetër, forcat e sigurisë në Kermanshah janë vënë në gatishmëri të lartë nga frika e protestave.

Një qytetar reporter nga Kermanshah tha të premten, “Numri i patrullave ushtarake dhe Basij në Kermanshah, Ravansar, dhe Kuzaran është rritur.”

Në garnizone është dyfishuar numri i rojeve në shërbim. Rojet e kullave të vrojtimit janë udhëzuar të jenë të armatosur gjate gjithë kohës. Një ushtar tha, “Jemi të gjithë në gatishmëri. Të gjitha lejet janë anulluar.”

Please follow and like us: