Albspirit

Media/News/Publishing

Komuniteti Egos sjell një nga kauzat tepër të prekshme në realitet

Era Çela

 

Në vendin tonë në dekadën e fundit është përmendur një fenomen i cili si fillim u kuptua që u importua nga vendet e tjera dhe me kalimin e kohës u bë pjesë e jetesës tonë. E gjitha kësaj ju vu emri bullizëm, një term i huaj, i cili ka një kuptim të unifikuar për të kuptuar një ngacmim, dhunim, diskrimimin që dikush i ushtron dikujt tjetër.

Faktikisht të gjitha veprimet negative të lart përmendura kanë ekzistuar në shoqërinë tonë, ndoshta në forma më të zbutura, më pak agresive në krahasim me shoqëritë me kultura të përziera. Megjithatë edhe vendi ynë po përjeton ndryshimet e veta, ku një pjesë e të rinjve po kërkojnë unifikimin kulturor, imitimin e zakoneve të huaja, apo përqafimin e disa modeleve të caktuara të reja.

Bullizmi po shfaqet edhe më rëndom duke gjetur rrugë dhe përmasa të tjera dhe të reja.

Së pari duhet kuptuar që bullizmi mund të nisë që nga prindërit tek fëmijët kur ushtrojnë presion me zërin e tyre kur duan t’i formësojnë sipas një modeli që ata kanë në kokë.

Bullizëm mund të ushtrohet edhe në këndin e lojërave kur disa fëmijë edhe pse fare të vegjël përçojnë agresivitet në vend të të qeshurave.

Bullizëm ka në bankat e shkollës, në zyrat e punës, në rrugë, e kudo.

Bullizëm ushtrohet edhe në rrjetet sociale, ku persona me njohuri mbi internetit guxojnë të fyejnë, kërcënojnë tjetrin vetëm se mendojnë se munden. Grupi për këtë kauzë është i përbërë nga Marsi Simo, Era Çela, Elena Horanlli, Brisejda Lala, Rudina Lushaj.

Të gjithë profesionist në fushën e tyre. Madje eksperienca, aftësitë, njohjet ndërpersonale kanë bërë që zëri i Egosit të trasmetohet ditë pas dite. Falenderime shkojnë për Marsi Simon, që ka qënë e para që ka përkrahur, pritur idenë dhe çdo ditë punon në shumëllojshmërin e gjërave, duke sjell risi në gjithçka që bën dhe shumë pozitivitet.

Pa harruar edhe aftësitë e Era Çelës ku me anë të profesionit të saj po punon fort që ky projekt të marrë formën e duhur, por dhe pjesën tjetër e grupit gjithësecili duke dhënë kontributin e vet. Ndaj për këtë, një grup të rinjsh, profesionistësh të cilët janë të angazhuar në fusha të ndryshme sipas profesionit që kryejnë, janë bashkuar për të vendosur forcat kundër bullizmit. Mendoj që nëse njeriu e dëshiron më së tepërmi diçka e arrin dhe motoja që na ka shoqëruar si grup ka qenë dhe është: “Puno fort për qëllimet e tua… asgjë nuk është e pamundur”.

Instikti, kreativiteti, pasioni, puna e palodhur e intesive, eksperiencat në shumë fusha më kanë dhënë një përparësi në iniciativat që janë ndërmarrë. Për të realizuar një projekt, cilido qoftë ai, parimisht do shumë punë, do guxim, durim, energji dhe besim hap pas hapi. Trajnime, diskutime, praktika konkrete si dhe projekte shumë efikase janë menduar të vijnë së shpejti nga grupi Egos.

Grupi Egos është formuar nga Kejvi Mici i cili ka bashkuar të rinj nga vendi dhe të tjerë që jetojnë jashtë kufijve për kauza të rëndësishme për të ardhmen. Projekti për bullizmin është në vijim të projekteve të tjera që janë realizuar vite më parë të cilat po ashtu kanë patur një impakt pozitiv për grupe të caktuara individësh, si fëmijët me autizëm, fëmijët e varfër, apo dhe konferenca mbi Teknologjinë Dixhitale Inovative.

Të gjithë janë të mirëpritur të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke u angazhuar, informuar për një kauzë e cila ka rëndësi për të gjithë, për sot dhe për të ardhmen. Nuk di të them se çfarë na pret në të ardhmen, sepse jetojmë në një kohë, që nuk dihet e nesërmja…por di të ju them të dashur lexuesve vetëm kaq gjë: Dëshiroj, që çdo gjë ta tregoj puna, me pak fjalë vepra. Ajo është dhe do jetë trasmetuesi më i mirë i karakterit të grupit tonë. Por grupit tonë nuk kan nguruar që ti bashkohen dhe personazhe të njohur të ekranit si moderatorja Alma Celaj, Enxhi Biba, Cenkuela Hasa, Fjorentina Hali, Greta Duka etj.

Por jovetëm kaq me kauzën tonë është bashkaur dhe shumë aktivistë nxënës shkollash nga e gjitëh Shqipria Bashkohu dhe ti!

Please follow and like us: