Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: VIRUSI PYET PO KET A E DINI, SHKA THA IPESHKVI?

Gazeta “Paris-Midi”, 1919/ "Gjergj Fishta dhe Luigj Bumçi ...

 

IMZOT LUIGJ BUMÇI, (1872 – 1945)

 

KRYETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR…  PARIS 1919

1 JANAR 1920.  U zhvillue një takim i shkurtë i Imz. Luigj Bumçit me Papen Benedikti XV, po me plot fryt per qellimin per të cilin Ai shkoi tek Papa… Në kujtimet e Tij historike të shkrueme nga Imzot Luigj Bumçi tregon: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës shqiptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’ Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’ Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos”.

QERSHOR 1921. Në mbledhjen e Parlamentit të Parë Shqiptar një deputet i tha Imzot Luigj Bumçit: “Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia”?

Imz. Luigj Bumçi ju pergjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue me ta”!

1 MARS 1945. Vdes Imz. Luigj Bumçi. Në pershpirtje tek Kisha Jezuitve në Tiranë ishin: Gjeneral Major Spiro Mojsiu, Kolonel Ramadan Çitaku, Kolonel Petar Killër i Misionit Ushtarak Jugosllav, Major Wisdorff, i Misionit Ushtarak Francez etj. Në fjalen e Tij At Pjeter Mëshkalla tha: “Imzot Luigj Bumçi, Ti nuk vdiqe por plase”!Mos e harroni këte thanje!

Veprat e Imz. Bumçit janë themele t’ Atdhetarizmit t’Shqipnisë Shek. XX.

           

Melbourne, Qershor 2020.

Please follow and like us: