Cikël poetik nga Sabina Darova
Dritaret përballë
Dritaret tona ndodhen përballë
Si dy meteorë të bardhë në rojë
Prej acarit të dyshimeve.
Dritaret e dy shtëpive tona
Vendosura në perëndim,
Veshur me perde të trasha
Fshehin dhimbje gjykimesh
Në xhepa të astartë.
Dritaret tona
Edhe pse pranë,
Janë si dy anije të vjetra
Që lundrojnë ujrave neutralë
Se kanë frikë të përplasen.
Dritaret tona dy zgavra sysh të tharë
Që zvarriten prej shekujsh.
Film i vjetër
Lakuriqi shtriq krahët
Gjinkallar dihasin të ngjirura,
Përdhe gjarpëron një rrip pantallonash
Mulliri bluan një njohje të vjetër.
Buzëqesh djali i mullixhiut
Si atëherë – tani
Një film…
Një ditë si të tjerat
Jam këtu
Këtu pranë
Për të të thënë
Mirëmëngjesi,
Me filxhanin e kafesë
Dhe pantoflat e buta
Në fund të krevatit
Si zakonisht.
Jam këtu,
Me ty jam
Të puth
Të përcjell në punë
Të telefonoj gjatë ditës,
Të shkruaj më mungon.
A u lodhe, pyes.
Jam me ty dhe atje
Mbas pune.
Vij e të marr e,
Në folenë tonë
Të rikthej.
Të puth
Ngrohtë
Si gjithmonë malluar.
Ti buzëqesh
Hesht
Vendos kufjet mbi vesh
Nga dritarja sheh
Përkëdhelesh me flokët…
Jam këtu
Këtu pranë,
Dashuruar
Pa ty.
Please follow and like us: