Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik, shqip-italisht nga Mimoza Pulaj

Mimoza Pulaj: Më kot mundohem - Albspirit

FËMIJËVE

 

Dita shkruan

portretet tuaja. Për të parë se sa i ngjani.

Nuk e dija se kaq shumë

mallëngjehen librat…muzika që keni dashur!

 

Bëhem  dëshirë:

shpërndaj buzëqeshje  me 1000 penela.

Nëse qaj me lot malli… dua të jem e vetme!

 

 

AI FIGLI

 

Il giorno scrive

i vostri ritratti. Per vedere quanto siete simili.

Non sapevo che sarebbero stati

cosi sconvolti i libri…la musica che avete amato!

 

Mi trasformo in desideri:

distribuisco i sorrisi con 1000 pennelli.

Se piango di nostalgia…voglio essere da sola!

———————————————

 

MASKA E SHPIRTIT

 

Nuk është veshje. Shikim. Fjalë.

As lule në duar .Madje as krem në trup.

 

Pa të gjitha këto FYTYRA

Gjendet kush lakuriq?

 

Se është moment që mund të MARRË dhe një jetë.

Jo qoshe, por e tërë  hapësira… me aromë shpirti.

Që nuk thotë kurrë të vërtetën as për gabim.

TA HEQËSH ËSHTË KURAJË. SFIDË.

Dhe e  hidhur është  buzëqeshja e  Pirandellos.

 

LA   MASCHERA  DELL’ANIMA

 

Non è abbigliamento. Sguardo. Parola.

Né fiori nelle mani. Né una crema per il corpo.

 

Senza tutte queste FACCE

c’è qualcuno nudo?

 

Perché  è un momento che può RICHIEDERE una vita.

Non angolo ma l’intero spazio… con profumo d’anima.

Che non dice mai la verità, neanche per sbaglio.

RIMUOVERLA  È CORAGGIO .UNA SFIDA.

Ed amaro è il sorriso di Pirandello.

——————————————-

 

NATË MAJI

 

Rri me mua, këngë nate,

mësomë fjalët që kam harruar!

Të mrekullohem

nga qetësia e pafundme

e pemëve

që na dëgjojnë…

 

Rri me mua, natë maji,

1000 herë le  të gdhend

në qetësinë

e pyllit të vetmuar.

Derisa këmbana të largëta

të tingëllojnë prillet e harruar!

 

Mblidhuni o shira të zhdukura!

 

 

NOTTE   DI MAGGIO

 

Resta con me canzone notturna,

insegnami le parole che ho dimenticato

per meravigliarmi

della serenità senza fine

degli alberi

che ci ascoltano…

 

Resta con me, notte di maggio,

lasciami scolpirti 1000volte

nel silenzio

della foresta solitaria.

Mentre campane lontane

Suonano forte gli aprile dimenticati!

 

Radunatevi o piogge svanite!

———————————-

 

QETËSI

 

Ç’është ai YLL I BARDHË që më flet?

Pyetjet i pikojnë magji. Gjithë ngjyra!

 

Hëna çuditet me vizatimet e mia.

Por unë asnjë vizë nuk paskam bërë… apo i thirri dikush?

Nga një sy më vallëzon shikimi

e  tjetri vetëm ëndërron.

 

Mos u mundo të  kuptosh YLL I BARDHË.

Frymo, o ajër, alfabet  ngjyrash!

 

 

SILENZIO

 

Chi è quella STELLA BIANCA che mi parla?

Le sue domande sgocciolano di magia. Piene di colori!

 

La luna è stupita dai miei disegni.

Ma non ho fatto  nessuna linea…o qualcuno li ha chiamati?

Da un occhio balla la vista

e  l’altro solo sogna.

 

Non cercare di capire, STELLA BIANCA. Silenzio!

Respiri o aria, alfabeto di colore!

—————————————-

 

HËNA

 

Asgjë

nuk mund të shkëlqejë

më shumë

se shikimi im i pasigurt. Kur mbyll sytë.

 

Ç’është  ai pegas i bardhë

që kalëron ëndrrat e mia në qiell?

 

Pse në argjënd ngjyrosen lulet, i buzëqeshin

kujt i këput?

 

Pikon vetmia, në qetësi.

Nga një gënjeshtër. Që s’do t’ja tregoj askujt.

 

Eh, një tjetër fytyrë  rrëshket  mbi  liqen. Pa marrë leje.

 

 

LA  LUNA

 

 

Niente

può brillare

di più

del mio sguardo insicuro. Quando chiudo gli occhi.

 

Chi è quel pegaso bianco

che cavalca i miei sogni nel cielo?

 

Perché in argento si colorano i fiori e  sorridono

a chi li strappa?

 

Sgocciola la solitudine, in silenzio.

Da una bugia. Che non vuole dire a nessuno.

 

Eh, un’altra faccia scivola sul lago. Senza chiedere permesso.

Please follow and like us: